KAPITULLI 8 – Qelitë e Ferrit

< Kapitulli 7                                                                                      Kapitulli 9 >

KAPITULLI 8 – Qelitë e Ferrit

Jesusi dhe unë qëndronim mbi një parvaz në radhën e parë të qelive. Parvazi ishte rreth 4 feet (1.21m) e gjerë. Vështrova lart dhe me sa munda të shikoj, kishte edhe parvazë të tjerë në një qark të madh rreth çfarë dukej si një gropë gjigante. Pranë parvazit, apo kalimit, kishte qeli që ishin gërmuar në tokë. Ashtu si qelitë e burgut, këto qeli ishin të gjitha në varg ku vetëm një distancë prej 2 feet (61cm) balte i ndante.

Jesusi tha, “Blloku I qelive është 17 milje (27.35km) I lartë, duke filluar nga fundi I ferrit. Këtu në këto qeli janë shumë shpirtra që merreshin me magji apo okulte. Disa ishin magjistar, komunikues me shpirtra, shitës droge, adhurues idhujsh apo njerëz të ligj me shpirtra të tillë. Këta janë shpirtrat që kanë kryer neverinë më të madhe kundër Zotit. Shumë prej tyre kanë qënë këtu për qindra vjet. Këta janë ata që nuk pendoheshin, sidomos ata që mashtronin njerëz dhe I largonin nga Zoti. Këta shpirtra kanë bërë ligësi të madhe kundër Zotit dhe njerëzve të Tij. Ligësia dhe mëkati ishin dashuria dhe pasioni I tyre.”

Ndërsa e ndiqja Zotin rreth parvazit, hodha sytë poshtë nga qëndra e ferrit, ku ishte dhe shuma më e madhe e veprimtarisë. Një dritë e zbehtë e mbushte qëndrën gjatë gjithë kohës dhe mund të dalloja lëvizjet e shumë formave. Me sa mund të shikoja para nesh kishte qeli.

Mendoja me vete se torturat në qeli sigurisht nuk mund të ishin më të tmerrshme se ato tek gropat. Rreth nesh dëgjoja të qarat, rënkimet dhe britmat e të mallkuarve në qelitë. Fillova të ndjehem keq. Trishtim I thellë më mbushi zemrën.

Jesusi tha , “Unë nuk të lashë të dëgjoje këto britma deri tani, bijë. Por tani Unë dua të tregoj se si Satani vjedh, vret dhe shkatërron. Këtu në ferr ka tortura të ndryshme për shpirtra të ndryshëm. Satani e administron këtë torturë deri në ditën e gjykimit, deri kur vdekja dhe ferri të hidhen në liqenin e zjarrit. Gjithashtu, një liqen zjarri kalon mes ferrit disa herë.”

Ndërsa ecnim përmes parvazit, zërat bëheshin më të lartë. Dënesa të mëdha vinin nga brënda qelive. Ecja pranë Jesusit, Ai ndaloi para qelisë së tretë. Një dritë e shkëlqueshme ndriçoi brënda qelisë. Në qeli ishte një grua plakë e ulur në një karrige lëkundëse, lëkundej dhe qante sikur zemra do ti thyhej. Nuk e di përse, por isha shumë e habitur të shikoja që kjo grua ishte një person I vërtetë me një trup.

Qelia ishte komplet e zhveshur përveç gruas në karrigen lëkundëse. Muret e qelisë ishin ndërtuar me baltë dhe pisllik, të ngjitura në tokë. Dera e përparme përfshinte gjithë pjesën para të qelisë. Ishte e bërë me metal të zi me shufra metali dhe me kyç në të. Ngaqë shufrat ishin vendosur në distancë nga njëra tjetra, Jesusi dhe unë kishim  një pamje të plotë mbi gjithë qelinë.

Ngjyra e gruas plakë ishte bojë hiri e përzjerë me gri. Ajo lëkundej sa para dhe mbrapa. Ndërsa lëkundej, lotët I rridhnin nëpër faqe. E kuptova nga shprehia e përvuajtur se ajo ishte në dhimbje të madhe dhe po vuante nga një torturë e padukshme. Pyesja veten se me çfarë ishte dënuar ajo që ishte e burgosur këtu.

Papritur, para syve të mi, gruaja filloi të ndryshoj formë – në fillim si një plakë, burrë plakë, pastaj një grua e re, pastaj një grua në moshë të mesme dhe pastaj u kthye në formën që pashë në fillim. E shokuar, shikoja se si ajo kalonte nga një ndryshim në tjetrin.

Kur ajo e pa Jesusin, filloi të qaj, “Zot, ki mëshirë për mua. Më lër të dal nga ky vënd torture.” Ajo u përkul para në karrige për të arritur Jesusin por ajo nuk mund ta arrinte Atë.  Ndryshimet vazhdonin. Madje dhe rrobat I ndryshonin, e veshur si burrë, si vajzë e re, si meso grua dhe si plakë. Të gjitha këto ndryshime zgjasnin vetëm pak minuta.

E pyeta Jesusin, “Përse, Zot?”

Përsëri ajo bërtiste, “O Zot, më lër të dal që këtej para se ata të kthehen.” Tani ajo qëndronte para dhomës, duke I mbërthyer shufrat me grushte të shtrënguara. Ajo tha, “E di se dashuria Jote është e vërtetë. E di se dashuria Jote është e vërtetë. Më lër të dal!” Pastaj, ndërsa gruaja qante e tmerruar, pashë se diçka filloi t’ja heq mishin nga trupi.

“Ajo nuk është ashtu si duket,” tha Zoti.

Gruaja u ul prapë në karrige dhe filloi të lëkundej. Por tani vetëm një skelet ishte I ulur në karrigen lëkundëse – një skelet me një mjergull të ndyrë përbrënda. Aty ku kishte qënë një trup I veshur vetëm pak minuta përpara, tani kishte kocka të djegura dhe të nxira dhe gropa boshe në vënd të syve. Shpirti I gruas rënkonte dhe thërriste Jesusin me pendim. Por thirrjet e saj ishin shumë vonë.

“Më përpara në tokë,” tha Jesusi, “Kjo grua ishte një shtrigë dhe një adhuruese e Satanit. Ajo jo vetëm që praktikoi magji por edhe ju mësoi magji të tjerëve. Që nga koha që ishte fëmijë, familja e saj praktikonte artet e zeza. Ata donin errësirën më shumë se dritën.”

“Shumë herë,” tha Zoti, “Unë e thirra të pendohej. Ajo më tallte dhe më thoshte,’Më pëlqen ti shërbej Satanit. Do të vazhdoj ti shërbej atij.’ Ajo e refuzoi të vërtetën dhe nuk do të pendohej për ligësitë e saj. Ajo largoi shumë njerëz nga Zoti, disa prej tyre janë në ferr me atë sot. Po të ishte penduar, Unë do ta kisha shpëtuar ate dhe shumë nga familja e saj, por ajo nuk më dëgjonte.”

“Satani e mashtroi këtë grua duke besuar se ajo do të merrte një mbretëri të vetën si shpërblim për shërbimin ndaj tij. Ai I tha se ajo kurrë nuk do të vdesë dhe do të ketë një jetë me atë përherë. Ajo vdiq duke lavdëruar Satanin, erdhi këtu dhe kërkoi për mbretërinë e saj. Satani, babi I gënjeshtrës, I qeshte në fytyrë dhe I tha, “Mendove se unë do të ndaja mbretërinë time me ty? Kjo është mbretëria jote.’ Dhe e mbylli atë në këtë qeli dhe e torturon natë e ditë.”

“Në tokë kjo grua I mësoi shumë shtriga të bëjnë magjinë e tyre, si të bardhë dhe të zezë. Një nga magjitë e saj ishte që ndryshonte nga një vajzë e re, në meso grua, në grua plakë apo në burrë plak. Ishte argëtim në ato kohë të bënte ndryshime dhe të trëmbte më pak shtriga me magjitë e saj. Por tani ajo vuan dhimbjet e ferrit, dhe mishi I shqyhet pas çdo ndryshimi. Ajo nuk mund ta kontolloj atë tani, dhe vazhdon të ndryshoj nga një formë në tjetrën, por forma e saj e vërtetë është shpirti I hirtë brënda skeletit të saj. Satani e përdor atë për qëllimet e tij të liga dhe e mundon dhe e tall. Shpesh herë ajo sillet para Satanit për ta torturuar për kënaqësinë e tij.”

“E thirra shumë herë dhe Unë mund ta kisha shpëtuar atë. Por ajo  nuk Më pranonte. Tani ajo lutet dhe lyp për falje, por është tepër vonë. Tani ajo është e humbur pa shpresë.”

E shkoja këtë grua që kishte humbur në vuajtje dhe dhimbje, edhe pse ajo ishte një grua e ligë, zemra më copëtohej me keqardhje. “Zot, sa e tmerrshme!” thashë unë me lotë.

Dhe pastaj, sikur Jesusi dhe unë nuk ishim aty fare, një djall I pistë, ngjyrë kafe me krahët e thyer, rreth madhësisë dhe formës së një ariu të madh, erdhi para qelisë dhe e hapi me një çelës. Ai po bënte një zhurmë të madhe sikur donte ta trëmbte. Gruaja përtiste e tmerruar kur ai filloi ta sulmoj dhe ta nxirrte jashtë qelisë.

Jesusi tha, “Ky djall e torturon atë shpesh.” E shikoja se si ajo tërhiqej zvarrë nga qelia dhe u largua.

“I dashur Zot,” pyeta unë, “Nuk ka asgjë që ne mund të bëjmë?” Ndjeva kaq keqardhje për atë.

“Është tepër vonë!” u përgjigj Jesusi. “Është tepër vonë.”

No comments:

Post a Comment