KAPITULLI 5 – TYNELI I FRIKËS

.....Kapitulli 4                                                                                      Kapitulli 6........

KAPITULLI 5 – TYNELI I FRIKËS

Përpiqesha të kujtoja predikimet që kisha dëgjuar për ferrin. Por kurrë nuk kisha dëgjuar rreth gjërave kaq të tmerrshmë që Zoti më kishte treguar këtu. Ferri ishte përfundimisht më keq se dikush mund ta mendoj apo imagjinoj. Më dhëmb kaq shumë kur e di se ata shpirtra që tani janë në mundimet e ferrit, do të mbeten atje përjetësisht. Nuk ka asnjë rrugëdalje.

Jam e vendosur se do të bëj çdo gjë sipas fuqisë sime të shpëtoj shpirtrat nga këto tmerre. Unë duhet të predikoj ungjillin tek kushdo që takoj, sepse ferri është një vënd i frikshëm dhe ky është një njoftim i vërtetë. A e kuptoni se çfarë po them? Nëse mëkatarët nuk pendohen dhe të besojnë ungjillin, sigurisht që do të përfundojnë këtu. Besoni në Zotin Jesu Krisht dhe thirreni Atë t'ju shpëtoj nga mëkati. Lexoni kapitullin 3 dhe kapitullin 14 Ungjillit të Gjonit. Dhe ju lutem ta lexoni këtë libër fund e krye që të kuptoni më shumë për ferrin dhe më tej. Ndërsa lexoni, lutuni që Jesusi të hyj në zemrat tuaja dhe të laj mëkatet tuaja para se të jetë tepër vonë.

Jesusi dhe unë ecnim përmes ferrit. Udha ishte tokë e djegur, e thatë, e plasaritur dhe pa jetë. Vështroja rreshtat me gropa që shtriheshin aq larg sa syri mund të shikonte. Isha shumë e lodhur. Zemra, shpirti më ishin thyer nga të gjitha ato që pashë dhe dëgjova, dhe prapë e dija se më shumë na priste përpara. “Jesus, më jep forcë të vazhdoj,” thirra unë.

Ndërsa Jesusi udhëhiqte, unë ecja shumë pranë mbrapa Tij. Isha e mbushur me hidhërim për të gjitha gjërat e tmerrshme që kisha parë. Po mendoja me vete nëse bota do të më besonte. Hodha sytë në të majtën dhe djathtën time dhe mbrapa meje – kishte gropa zjarri që shtriheshin shumë larg. Isha e rrethuar nga zjarri, flakët dhe shpirtrat e djegur. Bërtita në tmerr të plotë. Tmerri dhe realiteti i asaj që shikoja ishte tepër e madhe për tu duruar.

“O tokë, pendohu,” thirra unë. Rënkime të mëdha më tronditën shpirtin ndërsa ecja me Jesusin. Po mendoja se çfarë vinte më pas. Po mendoja se çfarë ishte duke bërë familja dhe miqtë e mi. Oh, sa shumë i doja ata! Më kujtohej se si kisha mëkatuar para se të kthehesha tek Jesusi dhe e falenderova Zotin që unë isha kthyer para se të ishte vonë.

Jesusi tha,” Ne do të hyjmë tani në një tynel, që do të na çoj në barkun e ferrit. Ferri është i formuar si një trup njeriu i shtrirë në qëndër të tokës. Trupi është i shtrirë me kurriz me të dy krahët dhe këmbët e shtrira. Ashtu si Unë kam trupin e besimtarëve, po ashtu dhe ferri ka trupin e mëkatit dhe vdekjes. Ashtu si trupi i Krishtit rritet çdo ditë, po ashtu dhe trupi i ferrit rritet çdo ditë.”

Gjatë rrugës për në tynel, ne kaluam gropat e flakës me britmat dhe rënkimet e të mallkuarëve që më tingëllonin në vesh. Shumë e thërrisnin Jesusin kur ne u kalonim afër. Të tjerët përpiqeshin të dilnin nga gropat e zjarrit për të arritur tek Jesusi por nuk mundeshin. Tepër vonë, tepër vonë, më qante zemra. Trishtimi ishte gjithmonë në fytyrën e Jesusit ndërsa ecnim.

Më kujtohet kur shikoja grapat e zjarrit dhe mendoja se shumë herë ne gatuanim jashtë në oborrin pas shtëpisë dhe se si dukesh qymuri I nxehtë pasi ishte djegur për orë të tëra. Ishte tamam si ajo që po shikoja tani në ferr. Ndjehesha kaq mirënjohëse në kohën kur u futëm në tynel. Mendoja se tyneli nuk mund të ishte aq keq sa gropat. Por sa gabim e kisha!

Menjëherë sa ishim brënda, fillova të shikoj gjarpërinj të mëdhenj, minj të mëdhenj dhe shumë shpirtra të ligj, të gjithë vraponin nga presenca e Zotit. Gjarpërinjtë na fërshëllenin dhe minjtë klithnin. Kishte shumë tinguj djallëzorë. Gjarpërinjtë dhe hijet e errëta ishin rreth nesh. Jesusi ishte e vetmja dritë që shihej në tynel. Qëndroja sa më afër Jesusit që mundesha.

Dreqtë dhe djajtë gjendeshin në të gjitha anët e kësaj shpelle dhe të gjithë po shkonin diku lart dhe dilnin nga tyneli. Më vonë e mora vesh se këta shpirtra djajsh po dilnin për në tokë për të bërë punën e Satanit. Duke ndjerë frikën time për këtë vënd të ndryrë, të errët dhe të lagesht, Jesusi tha, “Mos ki frikë; Ne do të jemi në fund të tynelit shumë shpejt. Unë duhet të tregoj ty këto gjëra. Eja, Më ndiq.”

Gjarpërinj gjigantë na rrëshkisnin afër. Disa nga gjarëprinjtë ishin aq të mëdhenj sa 4 feet (1.20m) të gjerë dhe 25 feet (7.60m) të gjatë. Erë e keqe dhe e dëndur mbushi ajrin dhe shpirtrat djajë ishin ngado.

Jesusi tha,”Ne do të jemi shpejt tek barku I ferrit. Kjo pjesë e ferrit është 17 milje (27.35km) e lartë dhe 3 milje (4.82km) rreth e rrotull si një sferë.” Jesusi më dha përmasat e sakta.

Unë do të përpiqem me gjithë aftësinë time të shkruaj dhe të tregoj se çfarë pashë dhe dëgjova. Do ta bëj këtë për lavdinë e Atit, lavdinë e Birit dhe lavdinë e Shpirti të Shenjtë. Le të bëhet vullneti I Zotit.

E di se Jesusi po mi tregonte të gjitha këto gjëra që unë të parlajmëroja burrat dhe gratë e botës që t'i shamngeshin ferri me çdo kusht. Të dashur, nëse e lexoni këtë dhe nuk e njihni Jesusin, ndalo tani, pendohu për mëkatet e tua dhe ftoje Atë të jetë Shpëtimtari yt.

No comments:

Post a Comment