Kapitulli 3 - pjesa 2


E shikoja burrin tek shtrinte duart sikur të mbante një libër dhe fillonte të lexonte Shkrimet e Shenjta nga libri imagjinar. Përsëri, m'u kujtua çfarë kishte thënë Jesusi:”Ti i ke të gjitha shqisat në ferr, dhe ato janë më të forta këtu.”

Burri lexonte Shkrim pas Shkrimi, dhe unë mendova se ishte një gjë e mirë. Jesusi i tha këtij njeriu me shumë dashuri në zërin e Tij,” Paqe, qetësohu.” Menjëherë, burri ndaloi së foluri dhe u kthye me ngadalë të shikonte Jesusin. E pashë shpirtin e këtij njeriu brënda kësaj forme skeleti.

Ai i tha Zotit, “Zot, tani unë do të predikoj të vërtetën tek njerëzit. Tani, Zot, jam gati të shkoj dhe t’ju tregoj të tjerëve për këtë vënd. E di se sa isha në tokë, nuk besoja se kishte ferr, as nuk besoja se Ti do të vije përsëri. Bëhej fjalë për atë që njerëzit donin të dëgjonin dhe unë e kompromentova të vërtetën tek njerëzit në kishën time.”

“E di se nuk pëlqeja dikë që ishte i ndryshën në rracë apo në ngjyrën e lëkurës dhe isha shkaktar i shumë njerëzve që u larguan nga Ty. Unë krijova rregullat e mia mbi qiellin, mbi të drejtën dhe të gabuarën. E di se çova shumë në rrugë të gabuar dhe shumë të pengohen në Fjalën Tënde të Shenjtë dhe mora para nga të varfërit. Por, Zot, më lër të dal dhe unë do të sillem mirë. Nuk do të marr më para nga kisha. Jam penduar tashmë. Do t'i dua njerëzit e çdo rrace dhe ngjyre.”

Jesusi i tha, “ Ti jo vetëm që e shtrëmbërove dhe e paraqite ndryshe Fjalën e Shenjtë të Zotit, por edhe gënjeve se nuk e njihje të vërtetën. Kënaqësitë e jetës ishin më të rëndësishme për ty sesa e vërteta. Unë vetë të visitova dhe u përpoqa të të ktheja por ti nuk dëgjoje. Ti vazhdoje rrugën tënde dhe i ligu ishte zoti yt. Ti e dije të vërtetën, por ti nuk pedoheshe apo të ktheheshe tek Unë. Unë isha atje gjatë gjithë kohës. Unë prita për ty. Unë doja që ti të pendoheshe, por ti nuk e bëre. Dhe tani gjykimi është vendosur.”

Keqardhja dukej mbi fytyrën e Jesusit. E dija se po të kishte dëgjuar thirrjen e Shpëtimtarit, ai njeri nuk do të ishte tani aty. O njerëz, ju lutem dëgjoni.

Jesusi i foli përsëri, “Ti duhej të tregoje të vërtetën dhe do të kishe kthyer shumë në drejtësi me Fjalën e Zotit, e cila thotë se të gjithë jo-besimtarët do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur. Ti e dije udhën e kryqit. Ti e dije udhën e drejtësisë. Ti dije të flisje të vërtetën. Por Satani e mbushi zemrën tënde me gënjeshtra, dhe ti ju ktheve mëkatit. Ti duhej të pendoheshe me sinqeritet, jo gjysëm për gjysëm. Fjala Ime është e vërteta. Ajo nuk gënjen. Dhe tani është tepër vonë, tepër vonë.” Me këto fjalë, burri drejtoi grushtin drejt Jesusit dhe e mallkoi. Me trishtim, Jesusi dhe unë shkuam tek gropa tjetër. Predikuesi vazhdonte të mallkonte dhe t'i bërtiste i nervozuar Jesusit.

Ndërsa kalonim gropat e zjarrit, duart e të humburve zgjateshin drejt Jesusit dhe me zë lutës e thërrisnin Atë për mëshirë. Duart dhe krahët e tyre kockë e lëkurë ishin bërë në gjyrë hiri nga djegia e mishit apo gjakut jo të gjallë, pa organe vetëm vdekje. Brënda vetës po qaja, O tokë, pendohu. Nësu nuk e bën, do të vish këtu. Ndalo para se të jetë tepër vonë.

Ndaluam tek një gropë tjetër. Ndjeva kaq shumë keqardhje për të gjithë ata dhe kaq hidhërim sa u ndjeva shumë e dobët fizikisht dhe nuk kisha fuqi të rrija në këmbë. Të qara të mëdha më tronditën. “Jesus, jam shumë e lënduar përbrënda, “ I thashë.

Nga gropa një zë gruaje i foli Jesusit. Ajo qëndronte në qëndër të flakëve, dhe ato I mbulonin gjithë trupin. Kockat e saj ishin plot me krimba dhe mish të kalbur. Ndërsa flakët përpëliteshin rreth saj, ajo ngriti duart drejt Jesusit, duke qarë, “ Më lër të dal që këtej. Unë do të jap tani zemrën time, Jesus. Do t’ju tregoj të tjerëve për faljen Tënde. Do të dëshmoj për Ty. Të lutem, më lër të dal!”

Jesusi I tha,”Fjala Ime është e vërtetë, dhe ajo deklaron se të gjithë duhet të pendohen dhe të kthehen nga mëkati dhe të më kërkojnë Mua të hyj në jetën e tyre nëse duan ti shpëtojnë këtij vëndi. Përmes gjakut Tim është falja e makateve. Unë jam besnik dhe I drejtë dhe do të fal të gjithë ata që vijnë tek Unë. Unë nuk do ti hedh jashtë.”

Ai u kthye, vështroi gruan dhe tha, “Po të më kishe dëgjuar Mua dhe të kishe ardhur tek Unë dhe të pendoheshe, Unë do të kisha falur.” Gruaja e pyeti, “Zot, nuk ka asnjë rrugëdalje që këtej?” Jesusi ju përgjigj me butësi, “Grua, “tha Ai, “Ty tu dhanë shumë mundësi për tu penduar, por ti e forcove zemrën dhe nuk do të pendoheshe. Dhe ti e dije se Fjala Ime thoshte se të gjitha prostitutat do të kenë pjesën e tyre në liqenin e zjarrit.”

Jesusi u kthye nga unë dhe tha, “Kjo grua kishte mardhënie mëkatare me shumë burra dhe shkaktoi që shumë familje të prishen. Por edhe pas gjithë kësaj, Unë akoma e doja. Unë shkova tek ajo jo për dënim por për shpëtim. I dërgova shumë nga shërbëtorët e Mi që ajo të pendohej për rrugën e keqe por ajo nuk pendohej. Kur ishte e re, e thirra por ajo vazhdonte të bënte të liga. Ajo bëri shumë gabime dhe Unë prapë do të kisha falur po të kishte ardhur tek Unë.”

“Satani u fut tek ajo dhe ajo u bë më e ashpër dhe nuk do ti falte të tjerët. Ajo shkonte në kishë vetëm për të gjetur burra. Ajo I gjente ata dhe i joshte. Po të kishte ardhur tek Unë, mëkatet e saj do të laheshin me gjakun Tim. Një pjesë e daj donte të me shërbente Mua, por ti nuk mund ti shërbesh Zotit dhe Satanit në të njëjtën kohë. Çdo njeri duhet të bëj një zgjidhje se kujt do t’I shërbej.”

“Zot,” thirra unë, “më jep forcë të vazhdoj.” Unë dridhesha kokë e këmbë nga tmerret e ferrit. Jesusi më tha, “Paqe, qetësohu.”

“Më ndihmo, Zot” thirra unë. “Satani nuk do që ne ta dimë të vërtetën e ferrit. As e kisha ëndërruar kurrë se ferri do të ishte kështu. I dashur Jesus, kur do të mbaroj kjo?”

“Bija Ime,” u përgjigj Jesusi, “vetëm Ati e di se kur do të vij fundi.” Pastaj Ai më foli dhe tha, “Paqe, qetësohu.” Një forcë e madhe më pushtoi.

Jesusi dhe unë po ecnim mes gropave. Doja të nxirrja nga zjarri çdo njeri që kaloja dhe ti çoja te këmbët e Jesusit. Qaja shumë përbrënda. Mendoja me vete, unë kurrë nuk dua që fëmijët e mi të vijnë këtu.

Më në fund, Jesusi u kthye nga unë dhe me qetësi tha, “bija Ime, ne do të shkojmë në shtëpinë tënde tani. Nesër natën do të kthehemi tek kjo pjesë e ferrit.” Në shtëpi qaja dhe vetëm qaja. Gjatë ditës e përjetoja ferrin dhe tmerrin e të gjithë atyre njerëzve atje. I tregoja kujdo që takoja gjatë ditës për ferrin. I tregoja se dhimbja në ferr është përtej besimit. Ju që e lexoni këtë libër, ju lutem të pendoheni për mëkatet tuaja. Thirreni Jesusin  dhe kërkojin që t'ju shpëtoj. Thirreni Jesusin sot. Mos prisni deri nesër. E nesërmja mund të mos vij. Koha po ikën shpejt. Bini në gjunjë dhe pastrohuni nga mëkatet tuaja. Tregohuni të mirë me njëri tjetrin. Për hir të Jesusit, silluni mirë dhe duajeni njëri tjetrin.

Nëse je mërzitur me dikë, fale. Për asnjë mëri nuk ja vlen të shkosh në ferr. Fal ashtu si Krishti nga fal ne nga mëkatet. Jesusi është në gjëndje të na shpëtoj nëse pendohemi me zemër dhe me gjakun e Tij do të na pastroj nga të gjitha mëkatet. Duajini fëmijët dhe fqinjët si vetja.

Zoti I kishave thotë, “Pendohunu dhe do të shpëtoni!”

No comments:

Post a Comment