2. Kemba e Majte e Ferrit

Kapitulli 2

Këmba e Majtë e Ferrit

Një aromë e tmerrshme e mbushi ajrin. Jesusi më tha, “Në këmbën e majtë të ferrit ka shumë gropa. Ky tynel degëzohet edhe në pjesët e tjera të ferrit, por në fillim ne do të kalojmë pak kohë në këmbën e majtë. Këto gjëra që do të shikosh do të qëndrojnë gjithmonë me ty. Bota duhet të mësoj mbi realitetin e ferrit. Shumë mëkatarë dhe madje disa nga njerëzit e Mi nuk besojnë se ferri egziston. Ti je zgjedhur nga Unë qe t’ju tregosh atyre të vërtetën. Gjithçka që Unë do të tregoj për ferrin si dhe gjëra të tjera janë të vërteta.”

Jesusi e shfaqi veten në formën e një drite të ndriçueshme, më e ndriçueshme se dielli. Forma e një njeriu ishte në qëndër të kësaj drite. Disa herë e shikoja Jesusin si njeri, por herët e tjera Ai ishte në formën e shpirtit.

Ai foli përsëri, “Bija Ime, kur Unë flas, Ati Im ka folur. Ati dhe Unë jemi një. Mbaje mënd të duash mbi gjithçka dhe të falni njëri tjetrin. Eja tani, më ndiq Mua.”

Ndërsa ecnim, shpirtrat e ligj iknin për shkak të presencës së Zotit. “O Zot, O Zot,” thirra unë. “Çfarë ka më pas?”

Ashtu si thashë edhe më parë, unë i kisha të gjitha shqisat në ferr. Të gjithë ata në ferr i kanë shqisat. Të mijat tani funksiononin me të gjithë forcën. Frika ishte nga çdo anë dhe rreziqe të pashpjegueshme fshiheshin kudo. Çdo hap që merrja ishte më i tmerrshëm se i pari.

Kishte dyer në masën e dritareve të vogla në majë të tynelit që hapeshin e mbylleshin me shpejtësi. Ulërimat mbushnin ajrin kur shumë krijesa të liga na kalonin afër, ngjiteshin lart dhe dilnin nga portat e ferrit. Shumë shpejt ne ishim në fund të tynelit. Unë dridhesha nga frika për shkak të rrezikut dhe frikës që ishte rreth nesh.

Isha kaq mirënjohëse për mbrojtjen e Jesusit. E falenderoj Zotin për forcën e Tij të plotfuqishme për të na mbrojtur, madje dhe në gropat e ferrit. Madje dhe me këtë mburojë mbrojtëse, vazhdoja të mendoja, jo vullneti im Atë, por vullneti Yt të bëhet.

Vështroja trupin tim. Për herë të parë vura re se isha në formë shpirti dhe se forma ime ishte njesoj me vetveten time. Po pyesja veten se çfarë vinte më pas.

Jesusi dhe unë dolëm nga tyneli në një udhë me breza të gjera toke nga secila anë e saj. Kishte gropa zjarri ngado deri sa syri mund të shikonte. Gropat ishin 4 këmbë të gjëra (1.20 m) dhe tre këmbë të thella (0.90 m) dhe në formë tasi. Jesusi tha, “Ka shumë gropa të tilla në këmbën e majtë të ferrit. Eja, Unë do të tregoj disa prej tyre.”

Unë qëndroja pranë Jesusit në këtë udhë dhe hodha sytë në një nga gropat. Squfuri ishte ngulitur në anën e gropës dhe kishte një shkëlqim në ngjyrë të kuqe si qymyri i nxehtë në zjarr. Në mes të gropës ishte një shpirt i humbur që kishte vdekur dhe kishte shkuar në ferr. Zjarri fillonte në fund të gropës dhe ngjitej lart duke mbështjellë shpirtin e humbur në flakë. Për një moment zjarri do të shuhej në prush, pastaj me një zhurmë nxitimi do të kthehej përsëri dhe mbulonte shpirtin e torturuar në gropë.

Hodha sytë dhe pashë se shpirti i humbur në gropë ishte i burgosur brënda një forme skeleti. “Zoti im” thirra unë kur pashë këtë, “A nuk mund t’i lësh të dalin?” Sa e tmerrshme ishte kjo pamje. Mendoja se ky mund të isha unë. Unë thashë, “O Zot, sa e trishtueshme është të shikosh dhe ta dish se një shpirt i gjallë gjendet aty.”

Dëgjova një britmë nga qëndra e gropës së parë. Pashë një shpirt në formën e një skeleti, duke thirrur, “Jesus, ki mëshirë!”

“O, Zot” thashë. Ishte zëri i një gruaje. E pashë atë dhe doja ta nxirrja nga flaka. Pamja e saj ma theu zemrën. Forma e skeletit të një gruaje me një mjergull të ndyrë gri po I fliste Jesusit. E shokuar, po e dëgjoja. Mishi I kalbur I varej copë copë nga kocka dhe ndërsa digjej, I binte në fund të gropës. Në vëndin ku më parë ishin sytë, gjendeshin vetëm zgavra boshe. Nuk kishte fare flokë.

Zjarri fillonte tek këmbët e saj në flakë të vogla dhe rritej ndërsa ngjitej lart dhe mbështillte trupin e saj. Gruaja dukej se digjej gjatë gjithë kohës, madje edhe kur flakët ishin bërë prush. Nga thellësia e brëndësisë së saj dilnin britma dhe rënkime dëshpërimi, “Zot, Zot, unë dua të dal prej këtu!” Po e shikoja gruan dhe krimbat I dilnin duke u zvarritur nga kockat e skeletit të saj. Ata nuk demtoheshin nga zjarri. Jesusi tha,”Ajo e di dhe I ndjen përbrënda ato krimba.”

Ajo vazhdonte të zgjatej drejt Jesusit. Unë pashë Jesusin dhe kishte një trishtim të thellë në fytyrën e Tij. Jesusi më tha, “Bija Ime, ti je këtu me Mua për ta njoftuar botën se mëkati të çon në vdekje dhe ferri ezsiston.”

“Zot, ki mëshirë!” thirra unë ndërsa zjarri arriti kulmin dhe djegja e tmerrshme filloi nga fillimi. Britma të mëdha dhe qarje të thella e shkundën formën e kësaj gruaje-shpirt. Ajo ishte e humbur. Nuk kishtë rrugë dalje. “Jesus, përse është ajo këtu?” thashë unë me zë të ulët sepse isha shumë e frikësuar.

Jesusi më tha, “Eja”.

Udha që ne ishim ishte një udhë rrethore, që përdridhej mes gropave të zjarrit aq larg sa syri mund të kapte. Thirrjet e të vdekurve të gjallë, të përzjera me rënkime dhe britma të neveritshme më vinin në vesh nga të gjitha drejtimet. Nuk kishte qetësi në ferr. Era e mishit të vdekur dhe të kalbur bëhej më e fortë.

Erdhëm në gropën tjetër. Brënda kësj grope, e cila ishte me të njëjtën madhësi sa e para, ishte një formë skeleti tjetër. Zëri I  një burri thirri nga gropa, duke thënë, “ Zot, ki mëshirë për mua!” Vetëm kur flisnin , mund të kuptoja nëse shpirti ishte burrë apo grua.

Rënkime të mëdha vinin nga ky burrë. “Më vjen shumë keq, Jesus. Më fal. Më nxirr që këtu. Unë kam qënë në këtë vënd vuajtje për vite me radhë. Të lutem, më lejo të dal!” Vajtime të mësha e shkundnin skeleton e tij ndërsa lypte, “Të lutem Jesus, më lejo të dal!” Unë pashë nga Jesusi dhe vura re se edhe Ai po qante.

“Zoti Jesus,” thirri burri nga gropa djegëse, “a nuk kam vuajtur mjaft për mëkatet e mia? Janë bërë 40 vjet që nga vdekja ime.”

Jesusi ju përgjigj, “Është shkruar, I drejti do të jetoj me anë të besimit. Të gjithë tallësit dhe mosbesuesit do të kenë pjesën e tyre në liqenin e zjarrit. Ti nuk doje ta besoje të vërtetën. Shumë herë njerëzit e Mi u dërguan tek ty për të treguar udhën, por ti nuk do ti dëgjoje ata. Ti qeshje me ata dhe e refuzoje ungjillin. Edhe pse Unë vdiqa në kryq për ty, ti më tallje dhe nuk pendoheshe për mëkatet e tua. Ati Im të dha shumë mundësi për tu shpëtuar. Vetëm po të kishe dëgjuar!” Jesusi qante.

“E di, Zot , e di!” bërtiste burri. “Por unë pendohem tani.”

“Është tepër vonë,” tha Jesusi. “Gjykimi është vendosur.”

Burri vazhdonte,”Zot, disa nga njerëzit e mi po vijnë këtu, sepse edhe ata gjithashtu nuk do të pendohen. Të lutem, Zot, më lër të shkoj dhe tu tregoj se duhet të pendohen për mëkatet e tyre sa janë akoma në tokë. Unë nuk dua që ata të vijnë këtu.”

Jesusi tha, “Ata kanë predikues, mësues, të moshuar – të gjithë që mësojnë ungjillin. Ata do t’ju tregojnë atyre. Ata kanë edhe avantazhin e sistemeve moderne të kominikimit dhe shumë mënyra të tjera për të mësuar për Mua. Unë dërgoj punëtorët e Mi që ata mund të besojnë dhe të shpëtohen. Nëse ata nuk besojnë kur dëgjojnë ungjillin, as që nuk do të binden kur një ngjallet së vdekuri.”

Me këto fjalë, burri u nevrikos dhe filloi të mallkoi. Fjalë të liga dhe blasfemuese dilnin prej tij. Shikoja në tmerr se si flakët ngriheshin dhe mishi I tij I vdekur dhe I kalbur filloi të digjej dhe të binte. Brënda skeletit të këtij njeriu, pashë shpirtin e tij. Dukej si një mjergull e errët gri dhe që mbushte pjesën e brëndshme të skeletit. U ktheva nga Jesusi dhe thirra, “Zot, sa e tmerrshme!”


1. NE FERR

Për Kathrin Nga Jesusi

 “Për këtë qëllim ke lindur, të shkruash dhe të tregosh atë që Unë të kam thënë dhe treguar. Sepse këto gjëra janë të besueshme dhe të vërteta. Thirrja jotë është që të njoftosh botën se ka ferr dhe se Unë, Jesusi, u dergova nga Zoti t’i shpëtoj ata nga kjo torturë.”

1. Në Ferr

Në Mars 1976 ndërsa po lutesha në shtëpi, pata një visitë nga Zoti Jesu Krisht. Unë kisha ditë që lutesha në Shpirtin e Shenjtë kur papritur ndjeva presencën e Zotit. Fuqia dhe Lavdia e Tij mbushën shtëpinë. Një dritë madhështore ndriçoi dhomën ku po lutesha, dhe një ndjenjë e ëmbël dhe e mbrekullueshme më pushtoi. Dritat dilnin si valë deti, duke mbështjellë apo çmbështjellë njëra tjetrën. Ishte një pamje mahnitëse! Dhe zëri I Zotit filloi të më flasi.

Ai tha,”Unë jam Jesu Krishti, Zoti yt, dhe Unë dëshiroj të jap një zbulim për të pregatitur shenjtorët për ardhjen Time dhe të kthehen shumë në rrugën e drejtë. Forcat e errësirës egzistojnë dhe gjykimet e Mia janë të vërteta. Bija Ime, Unë do të çoj ty në ferr me anën e Shpirtit Tim dhe do të tregoj shumë gjëra të cilat dua që bota t'i dij. Unë do të shfaqem ty shumë herë; Unë do ta nxjerr shpirtin tënd nga trupi dhe në fakt do të çoj në ferr.”

“Unë dua që ti të shkruash një libër dhe të tregosh visionet dhe të gjitha gjërat që unë të shfaq. Ti dhe Unë do të ecim mes ferrit së bashku. Shënoi këto gjëra që ishin, janë dhe do të vijnë. Fjalët e Mia janë të vërteta, të besueshme dhe besnike. Unë jam Ai që Jam dhe nuk ka tjerër veç Meje.”

 “I dashur Zot,” thirra unë, “Çfarë dëshiron që unë të bëj?” E gjithë qënia ime kërkonte të thërriste Jesusin, ta njihte presencën e Tij. Mënyra me e mirë që mund ta përshkruaj është te them se dashuria më pushtoi të tërën. Ishte dashuria më e bukur, më e paqshme, më e gësueshme dhe më e fuqishme që kisha ndjerë ndonjëherë.

Lavditë për Zotin filluan të rrjedhin prej meje. Menjëherë doja t'i jepja Atij gjithë jetën time që Ai ta përdorte për të shpëtuar njerëzit nga mëkatet. E dija, me anë të Shpirtit të Tij, se aktualisht ishte ai Jesu Krishti Biri I Zotit në dhomë me mua. Nuk mund të gjej fjalë të shpreh presencën e Tij hyjnore. Por jam e bindur se e di se ishte Zoti.

“Shiko bija Ime” tha Jesusi, “Unë do të marr në ferr me anë të Shpirit Tim me qëllim që ti të mbash shënim mbi realitetin e tij, ti tregosh gjithë tokës se ferri egziston, dhe ti nxjerrësh të humburit nga errësira në dritën e ungjillit të Jesu Krishtit.”

Në cast, shpirti im doli nga trupi. Unë u ngjita me Jesusin lart dhe dola nga dhoma drejt lart në qiell. E dija gjithçka që po ndodhte me mua. Pashë burrin dhe fëmijët që flinin poshtë në shtëpi. Dukej sikur kisha vdekur dhe trupi im kishte mbetur mbrapa në krevat ndërsa shpirti ecte me Jesusin lart mes për mes shtëpisë. Dukej sikur e gjithë çatia ishte palosur dhe unë mund të shikoja familjen që flinin në krevatet  e tyre. Ndjeva prekjen e Jesusit kur tha, “Mo ski frikë. Ata do të jenë të sigurtë.” Ai i dinte mendimet e mia.

Do të mundohem sipas mundësisë më të mirë që të tregoj hap pas hapi se çfarë pashë dhe ndjeva. Disa nga gjërat nuk I kuptova. Zoti Jesus më tregoi kuptimin e shumicës prej tyre, por disa të tjera nuk mi tregoi. E dija atëherë, dhe tani e di se ato gjëra me të vërtetë po ndodhnin dhe vetëm Zoti mund të m’I tregonte. Lavdojeni emrin e Tij të shenjtë. Njerëz, më besoni se ferri egziston. Unë u çova atje me ndihmën e Shpirtit shumë herë gjatë pregatitjes së këtij raporti.

Shpejt ne ishim lart në qiell. U ktheva dhe pashë nga Jesusi. Ai ishte plot me lavdi dhe forcë dhe një paqe e tillë rridhte prej Tij. Ai më mori dorën dhe tha, “Unë të dua. Mos ki frikë sepse Unë jam me ty.”

Pas kësaj ne filluam të ngjiteshim më lart në qiell dhe tani unë mund të shikoja tokën poshtë. Duke dalë nga toka dhe duke u shpërndarë në shumë vënde ishin disa sende si tuba që rrotulloheshin rreth një pike qëndrore dhe pastaj ktheheshin prapa.

Ato lëviznin sipër tokës dhe dukeshin si një gjigant, si një lloji frikacaku që lëvizte vazhdimisht. Ato vinin  nga të gjitha anët e tokës. “Çfarë janë këto?” e pyeta Zotin Jesus ndërsa u afruam tek një nga ato. “Këto janë portat e ferrit”, tha Ai. “Ne do të hyjmë në ferr përmes një prej tyre.”

Menjëherë ne u futëm në një nga këto tubat. Brenda, dukej si një tynel, që rrotullohej e rrotullohej dhe kthehej mbrapsh përsëri. Një errësirë e thellë na mbuloi dhe me këtë errësirë erdhi një erë kaq e tmerrshme sa gati më mori frymën. Përgjatë anëve të këtij tyneli ishin disa forma të gjalla të ngulitura në mure. Në ngjyrë gri të errët, këto forma lëviznin dhe na thërisnin ndërsa ne kalonim. E dija pa më treguar se ata ishin të ligj.

Këto forma mund të lëviznin por ishin ende të ngjitura në mure. Një erë e tmerrshme dilte prej tyre dhe na ulërinin me thirrjet më të tmerrshme. Ndjeva një forcë të ligë dhe të padukshme që lëvizte brënda tyneleve. Disa herë në errësirë mund të dalloja format. Një mjegull e ndryrë u mbulonte shumicën e tyre. “Zot, çfarë janë këto?” pyeta Jesusin ndërsa mbaja fort dorën e Tij. Ai tha, “Këto janë shpirtra të ligj gati për tu nxjerrë në tokë kur satani të japi urdhrin.”

Ndërsa po futeshim në tynel, format e liga po  qeshnin dhe na thërrisnin. Ata mundoheshin të na preknin por nuk mundeshin për shkak të fuqisë së Jesusit. Ajri ishte I ndotur dhe I pistë dhe vetëm presenca e Jesusit më ndalonte të klithja në atë tmerr të plotë.

Oh, po, I kisha të gjitha ndjesitë – mund të dëgjoja, të merrja erë, të ndjeja dhe madje të shijoja te ligën në këtë vënd. Për më tepër, ndjesitë e mia u bënë më të ndjeshme dhe aroma dhe pislliku më bënë të ndjehesha keq.

Britmat mbushën ajrin ndërsa ne erdhëm afër basës së tynelit. Britma therësë erdhën nga tyneli I errët për të në takuar. Tinguj të çdo lloji mbushën ajrin. Mund të ndjeja frikën, vdekjen dhe mëkatin rreth meje.  Aroma më e keqe që kisha ndjerë ndonjëherë mbushi ajrin. Ishte aroma e mishit të kalbur dhe dukej sikur vinte nga çdo drejtim. Kurrë në tokë nuk kisha ndjerë kaq ligësi apo të kisha dëgjuar klithma të tilla dëshpërimi.

Shumë shpejt e mësova se këto ishin klithmat e të vdekurve dhe se ferri ishte I mbushur me vajtimet e tyre. Ndejva të frynte një ere e keqe  dhe një forcë të vogël thithëse përpara nesh. Dritat si vetëtima apo ndriçime çasti përshkonin errësirën e zezë dhe lëshonin hije ngjyrë griri nëpër mure. Mezi mund të dalloja formën e diçkaje para meje. U tërhoqa e shokuar kur e kuptova se ishte një gjarpër I madh që lëvizte para nesh. Ndërsa vazhdoja ta shikoja, vura re edhe këto gjarpërinj të shëmtuar që rrëshqisnin ngado.

Jesusi më tha, “Ne shumë shpejt do të hyjmë në këmbën e majtë të ferrit. Përpara do të shikosh pikëllim të madh, trishtim prekës dhe tmerr të papërshkrueshëm. Qëndro pranë Meje dhe Unë do të jap forcë dhe mbrojtje kur ne të kalojmë mes ferrit. Gjërat që ti do të shikosh janë një paralajmërim.” Ai tha, “Libri që do të shkruash do të shpëtoj shumë shpirtra nga ferri. Ajo që do të shikosh është e vërtetë. Mos ki frikë se Unë do të jem me ty.”

Më në fund,  Zoti Jesus dhe unë ishim në fund të tynelit. Ne po futeshim në ferr. Unë do të përpiqem sa të mundem të tregoj se çfarë pashë dhe do ta tregoj sipar radhës që Zoti ma dha mua.

Para nesh, aq sa mund të shikoja, ishin objektet fluturuese që hidheshin andej këndej. Zhurma rënkimi dhe qarje të vajtueshme mbushën ajrin. Para meje pashë një dritë të zbehtë dhe ne filluam të ecim drejt saj. Rruga ishte me pluhur të thatë.  Shumë shpejt ne ishim tek hyrja ne një tynel te vogël te rrët.

Disa gjëra nuk mund t'i hedh në letër; ishin tepër të tmerrshme për tu përshkruar. Frika në ferr mund të ndjehej dhe e dija se nëse nuk isha me Jesusin nuk do të mund të kthehesha. Ndërsa shkruaja këtë, unë nuk I kuptova disa nga gjërat që pashë por Zoti Jesus I di të gjitha gjërat dhe Ai më ndihmoi të kuptoja pjesën më të madhe të atyre që pashë.

Më lejoni t’ju paralajmëroj – mos shkoni në atë vënd. Është një vënd I tmerrshëm I torturava, dhimbjeve të padurueshme dhe mjerim I përjetshëm. Shpirti juaj do të jetë gjithmonë I gjallë. Shpirti rron përgjithmonë. Ju do të jeni vetvetja dhe shpirti juaj do të shkoj ose në qiell ose në ferr.


Pë rata që mendojnë se ferri është këtu në tokë – po, keni të drejtë, është! Ferri është në qëndër të tokës dhe ka shpirtra që torturohen atje natë e ditë. Nuk ka argëtime ne ferr. Nuk ka dashuri. Nuk ka dhembshuri. Nuk ka pushim. Vetëm një vënd pikëllimi përtej besimit tuaj.

Hyrje

E kuptoj se pa fuqinë e mbinatyrshme të Zotit Jesu Krisht, ky libër apo ndonjë tjetër që trajton jetën pas vdekjes mund të shkruhej. Vetën Jesusi i mban çelësat e ferrit dhe e ka paguar çmimin për futjen tonë në parajsë. E pashë se shkrimi i këtij libri ishte një eksperiencë e gjatë, e vetmuar dhe kërkuese. Në fakt libri priti disa vjet para se të shfaqej.

Tregimet nga Zoti më erdhën ne 1976. M'u desh 8 vjet qe t'i hedh në letër. Shkrimi i vetë dorëshkrimit mori një periudhë prej disa vjetësh dhe mbledhja e referencave nga bibla, duke i vendosur hap pas hapi, mori edhe një vit tjetër. Përfundimi i librit mori një pjesë të mirë të dimrit të 1982 dhe 1983. Për më tepër, për një periudhe prej 30 netësh, Jesusi më çoi në ferr duke vashduar më pas me 10 netë në Parajsë. E shoh tani se Zoti më kishte pregatitur mua të shkruaja këtë libër se madje dhe kur isha e vogël shikoja ëndrra me Zotin. Pasi ri-linda përsëri, pata një dashuri shumë të fortë për të humburit dhe doja që shpirtrat të shpëtonin.

Më pas Zoti m’u shfaq në 1976 dhe më tha se isha zgjedhur për një detyrë të veçantë. Ai tha,”Bija Ime, Unë do të shfaqem ty me qëllim që të nxjerrësh njerëzit nga errësira në dritë. Sepse Hyji të ka zgjedhur për një qëllim; të shkuash dhe të mbash shënim gjërat që unë do të tregoj dhe them ty. Unë do të shfaq ty realitetin e ferrit, me qëllim që shumë të shpëtojnë, shumë do të pendohen për rrugët e tyre të liga para se të jetë tepër vonë. Shpirti yt do të dali nga trupi, nga Unë Zoti Jesu Krisht, dhe do të transmetohet në ferr dhe në vënde të tjera që Unë dua që ti t'i shikosh. Gjithashtu, Unë do të tregoj edhe pamje nga parajsa dhe vënde të tjera dhe do të jap shumë zbulime.”

Mary Kathryn Baxter