KAPITULLI 8 – Qelitë e Ferrit

< Kapitulli 7                                                                                      Kapitulli 9 >

KAPITULLI 8 – Qelitë e Ferrit

Jesusi dhe unë qëndronim mbi një parvaz në radhën e parë të qelive. Parvazi ishte rreth 4 feet (1.21m) e gjerë. Vështrova lart dhe me sa munda të shikoj, kishte edhe parvazë të tjerë në një qark të madh rreth çfarë dukej si një gropë gjigante. Pranë parvazit, apo kalimit, kishte qeli që ishin gërmuar në tokë. Ashtu si qelitë e burgut, këto qeli ishin të gjitha në varg ku vetëm një distancë prej 2 feet (61cm) balte i ndante.

Jesusi tha, “Blloku I qelive është 17 milje (27.35km) I lartë, duke filluar nga fundi I ferrit. Këtu në këto qeli janë shumë shpirtra që merreshin me magji apo okulte. Disa ishin magjistar, komunikues me shpirtra, shitës droge, adhurues idhujsh apo njerëz të ligj me shpirtra të tillë. Këta janë shpirtrat që kanë kryer neverinë më të madhe kundër Zotit. Shumë prej tyre kanë qënë këtu për qindra vjet. Këta janë ata që nuk pendoheshin, sidomos ata që mashtronin njerëz dhe I largonin nga Zoti. Këta shpirtra kanë bërë ligësi të madhe kundër Zotit dhe njerëzve të Tij. Ligësia dhe mëkati ishin dashuria dhe pasioni I tyre.”

Ndërsa e ndiqja Zotin rreth parvazit, hodha sytë poshtë nga qëndra e ferrit, ku ishte dhe shuma më e madhe e veprimtarisë. Një dritë e zbehtë e mbushte qëndrën gjatë gjithë kohës dhe mund të dalloja lëvizjet e shumë formave. Me sa mund të shikoja para nesh kishte qeli.

Mendoja me vete se torturat në qeli sigurisht nuk mund të ishin më të tmerrshme se ato tek gropat. Rreth nesh dëgjoja të qarat, rënkimet dhe britmat e të mallkuarve në qelitë. Fillova të ndjehem keq. Trishtim I thellë më mbushi zemrën.

Jesusi tha , “Unë nuk të lashë të dëgjoje këto britma deri tani, bijë. Por tani Unë dua të tregoj se si Satani vjedh, vret dhe shkatërron. Këtu në ferr ka tortura të ndryshme për shpirtra të ndryshëm. Satani e administron këtë torturë deri në ditën e gjykimit, deri kur vdekja dhe ferri të hidhen në liqenin e zjarrit. Gjithashtu, një liqen zjarri kalon mes ferrit disa herë.”

Ndërsa ecnim përmes parvazit, zërat bëheshin më të lartë. Dënesa të mëdha vinin nga brënda qelive. Ecja pranë Jesusit, Ai ndaloi para qelisë së tretë. Një dritë e shkëlqueshme ndriçoi brënda qelisë. Në qeli ishte një grua plakë e ulur në një karrige lëkundëse, lëkundej dhe qante sikur zemra do ti thyhej. Nuk e di përse, por isha shumë e habitur të shikoja që kjo grua ishte një person I vërtetë me një trup.

Qelia ishte komplet e zhveshur përveç gruas në karrigen lëkundëse. Muret e qelisë ishin ndërtuar me baltë dhe pisllik, të ngjitura në tokë. Dera e përparme përfshinte gjithë pjesën para të qelisë. Ishte e bërë me metal të zi me shufra metali dhe me kyç në të. Ngaqë shufrat ishin vendosur në distancë nga njëra tjetra, Jesusi dhe unë kishim  një pamje të plotë mbi gjithë qelinë.

Ngjyra e gruas plakë ishte bojë hiri e përzjerë me gri. Ajo lëkundej sa para dhe mbrapa. Ndërsa lëkundej, lotët I rridhnin nëpër faqe. E kuptova nga shprehia e përvuajtur se ajo ishte në dhimbje të madhe dhe po vuante nga një torturë e padukshme. Pyesja veten se me çfarë ishte dënuar ajo që ishte e burgosur këtu.

Papritur, para syve të mi, gruaja filloi të ndryshoj formë – në fillim si një plakë, burrë plakë, pastaj një grua e re, pastaj një grua në moshë të mesme dhe pastaj u kthye në formën që pashë në fillim. E shokuar, shikoja se si ajo kalonte nga një ndryshim në tjetrin.

Kur ajo e pa Jesusin, filloi të qaj, “Zot, ki mëshirë për mua. Më lër të dal nga ky vënd torture.” Ajo u përkul para në karrige për të arritur Jesusin por ajo nuk mund ta arrinte Atë.  Ndryshimet vazhdonin. Madje dhe rrobat I ndryshonin, e veshur si burrë, si vajzë e re, si meso grua dhe si plakë. Të gjitha këto ndryshime zgjasnin vetëm pak minuta.

E pyeta Jesusin, “Përse, Zot?”

Përsëri ajo bërtiste, “O Zot, më lër të dal që këtej para se ata të kthehen.” Tani ajo qëndronte para dhomës, duke I mbërthyer shufrat me grushte të shtrënguara. Ajo tha, “E di se dashuria Jote është e vërtetë. E di se dashuria Jote është e vërtetë. Më lër të dal!” Pastaj, ndërsa gruaja qante e tmerruar, pashë se diçka filloi t’ja heq mishin nga trupi.

“Ajo nuk është ashtu si duket,” tha Zoti.

Gruaja u ul prapë në karrige dhe filloi të lëkundej. Por tani vetëm një skelet ishte I ulur në karrigen lëkundëse – një skelet me një mjergull të ndyrë përbrënda. Aty ku kishte qënë një trup I veshur vetëm pak minuta përpara, tani kishte kocka të djegura dhe të nxira dhe gropa boshe në vënd të syve. Shpirti I gruas rënkonte dhe thërriste Jesusin me pendim. Por thirrjet e saj ishin shumë vonë.

“Më përpara në tokë,” tha Jesusi, “Kjo grua ishte një shtrigë dhe një adhuruese e Satanit. Ajo jo vetëm që praktikoi magji por edhe ju mësoi magji të tjerëve. Që nga koha që ishte fëmijë, familja e saj praktikonte artet e zeza. Ata donin errësirën më shumë se dritën.”

“Shumë herë,” tha Zoti, “Unë e thirra të pendohej. Ajo më tallte dhe më thoshte,’Më pëlqen ti shërbej Satanit. Do të vazhdoj ti shërbej atij.’ Ajo e refuzoi të vërtetën dhe nuk do të pendohej për ligësitë e saj. Ajo largoi shumë njerëz nga Zoti, disa prej tyre janë në ferr me atë sot. Po të ishte penduar, Unë do ta kisha shpëtuar ate dhe shumë nga familja e saj, por ajo nuk më dëgjonte.”

“Satani e mashtroi këtë grua duke besuar se ajo do të merrte një mbretëri të vetën si shpërblim për shërbimin ndaj tij. Ai I tha se ajo kurrë nuk do të vdesë dhe do të ketë një jetë me atë përherë. Ajo vdiq duke lavdëruar Satanin, erdhi këtu dhe kërkoi për mbretërinë e saj. Satani, babi I gënjeshtrës, I qeshte në fytyrë dhe I tha, “Mendove se unë do të ndaja mbretërinë time me ty? Kjo është mbretëria jote.’ Dhe e mbylli atë në këtë qeli dhe e torturon natë e ditë.”

“Në tokë kjo grua I mësoi shumë shtriga të bëjnë magjinë e tyre, si të bardhë dhe të zezë. Një nga magjitë e saj ishte që ndryshonte nga një vajzë e re, në meso grua, në grua plakë apo në burrë plak. Ishte argëtim në ato kohë të bënte ndryshime dhe të trëmbte më pak shtriga me magjitë e saj. Por tani ajo vuan dhimbjet e ferrit, dhe mishi I shqyhet pas çdo ndryshimi. Ajo nuk mund ta kontolloj atë tani, dhe vazhdon të ndryshoj nga një formë në tjetrën, por forma e saj e vërtetë është shpirti I hirtë brënda skeletit të saj. Satani e përdor atë për qëllimet e tij të liga dhe e mundon dhe e tall. Shpesh herë ajo sillet para Satanit për ta torturuar për kënaqësinë e tij.”

“E thirra shumë herë dhe Unë mund ta kisha shpëtuar atë. Por ajo  nuk Më pranonte. Tani ajo lutet dhe lyp për falje, por është tepër vonë. Tani ajo është e humbur pa shpresë.”

E shkoja këtë grua që kishte humbur në vuajtje dhe dhimbje, edhe pse ajo ishte një grua e ligë, zemra më copëtohej me keqardhje. “Zot, sa e tmerrshme!” thashë unë me lotë.

Dhe pastaj, sikur Jesusi dhe unë nuk ishim aty fare, një djall I pistë, ngjyrë kafe me krahët e thyer, rreth madhësisë dhe formës së një ariu të madh, erdhi para qelisë dhe e hapi me një çelës. Ai po bënte një zhurmë të madhe sikur donte ta trëmbte. Gruaja përtiste e tmerruar kur ai filloi ta sulmoj dhe ta nxirrte jashtë qelisë.

Jesusi tha, “Ky djall e torturon atë shpesh.” E shikoja se si ajo tërhiqej zvarrë nga qelia dhe u largua.

“I dashur Zot,” pyeta unë, “Nuk ka asgjë që ne mund të bëjmë?” Ndjeva kaq keqardhje për atë.

“Është tepër vonë!” u përgjigj Jesusi. “Është tepër vonë.”

KAPITULLI 7 – BARKU I FERRIT

< Kapitulli 6                                                                                 Kapitulli 8 >

KAPITULLI 7 – BARKU I FERRIT

Natën tjetër Jesusi dhe unë shkuam përsëri në ferr. Në fillim ne hymë në një zonë të hapur të madhe. Aq sa mund të shikoja, po ndodhnin veprimtari djajsh. Një numër i madh i këtyre veprimtarive ishin përqëndruar rreth nesh. Vetëm 10 feet (3m) larg nga ku po qëndronim ne, vura re një veprimtari të çuditshme – e çuditshme kryesisht sepse shumë forma dhe shpirtra djajshë hynin dhe dilnin me nxitim nga kjo zonë e veçantë.

Kjo skenë ishte e ngjajshme me një filëm horror. Me aq sa mund të shikoja, kishte shpirtra në torturë dhe djalli dhe ëngjëjt e tij që vazhdonin punën e tyre. Kjo gjysëm errësirë copëtohej nga britmat e agonisë dhe dëshpërimit.

Jesusi tha, “Bijë, Satani është edhe mashtruesi në tokë edhe torturuesi i shpirtrave në ferr. Shumë nga forcat djallëzore që duken këtu, ngjiten gjithashtu në tokë herë pas here për të lënduar, shkatërruar dhe mashtruar. Unë do të tregoj ty gjëra që nuk janë parë kurrë më parë me kaq hollësi. Disa nga gjërat që shikon po ndodhin tani, por të tjerat do të ndodhin në të ardhmen.”

Përsëri shikoja para. Toka ishte në ngjyrë kafe e hapur, pa jetë, pa bar apo gjelbërim. Gjithçka ishe e vdekur dhe pa jetë. Disa vënde ishin të ftohta dhe me lagështi, ndërsa të tjerat ishin të nxehta dhe të thata. Dhe gjithmonë kishte një erë kalbësie të mishit që digjej dhe kalbej e përzjerë me aromën e plehrave dhe mykut.

“Satani përdor shumë kurthe dhe gracka për të mashtruar popujt e Zotit,” tha Jesusi. “Gjatë udhëtimeve tona në ferr, Unë do të tregoj shumë nga hilet dinake dhe të fshehta të djallit.”

Kishim kaluar vetëm pak metra, kur pashë një objekt të errët dhe të zi që shfaqej para nesh. Dukej sikur lëvizte lartë e poshtë, fryhej dhe shfryhej. Sa herë që lëvizte lëshonte një kundërmim të tmerrshëm – një erë më të fortë se era e zakonshme që mbushte ajrin në ferr.

Do të përpiqem të shpjegoj se çfarë pashë sa mirë të mundem. Ndërsa ky objekt I madh dhe I zi që varej vazhdonte të fryhej dhe të shfryhej dhe të nxirrte një aromë të rëndë, vura re diçka të tillë si brirë, të errët ne ngjyrë, që dilnin prej saj dhe shkonin lartë në tokë. E kuptova se ishte një zemër e zezë e madhe dhe se kishte shumë hyrje në të. Një parandjenjë e tmerrshme më pushtoi.

Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha, “Mos ki frikë. Kjo është zemra e ferrit. Më vonë ne do të kalojmë tek ajo, por tani ne duhet të shkojmë tek blloku i qelive në ferr.”

Blloku i qelive të ferrit ishte në një rreth në barkun e ferrit. Qelitë janë 17 milje (27.35km) të larta. Vështrova lartë dhe pashë se ishte një hendek I madh kafe mes qelive dhe fundit apo barkut të ferrit. Më dukej sikur hendeku ishte rreth 6 feet (1.82m) i thellë dhe po mendoja se si do ta kaloja. Pa menduar më parë ne ishim lartë në një parvaz, në rreshtin e parë të qelive. Parvazi shërbente si një kalim rreth qelive si dhe një vënd I përshtatshëm nga I cili mund të shikoje qëndrën e ferrit nga sipër.

Jesusi tha,”Këto gjëra janë të besueshme dhe të vërteta. Vdekja dhe ferri një ditë do të hidhen në liqenin e zjarrit. Deri atëherë, ky është vënd mbajtës I ferrit. Këto qeli do të vazhdojnë të jenë këtu, të mbushura me shpirtra mëkatarë, të torturuar dhe në vuajtje. Unë dhashë jetën Time që ju të mos vinit këtu. E dija së këto horrore ishin të vërteta, por mëshira e Atit Tim është po aq e vërtetë. Nëse ju e lejoni Atë, Ai do t’ju fali. Thirreni Atë në emrin Tim sot.”

KAPITULLI 6 – VEPRIMTARIA NË FERR

......Kapitulli 5                                                                             Kapitulli 7........


KAPITULLI 6 – VEPRIMTARIA NË FERR
Para nesh mund të shikoja një dritë të verdhë e të zbehtë. Jesusi dhe unë dolëm nga tyneli i frikës dhe tani qëndronim në një pjesë të ngritur të ndyre me pamje nga barku i ferrit. Me aq sa mund të shikoja dukej se një shumë e madhe veprimtarie po ndodhte në qëndër (në barkun) e ferrit.

Ne ndaluam dhe Jesusi foli, “Unë do të çoj përmes barkut të ferrit dhe do të zbuloj ty shumë gjëra. Eja, Më ndiq.” Të dy ne filluam të ecim.

Jesusi tha, “Përpara ka shumë tmerre. Ato nuk janë pjesë e imagjinatës së dikujt – por janë të vërteta. Bëj të mundur që t'ju tregosh lexuesve se forca e djallit është e vërtetë. Tregoju atyre gjithashtu se Satani është i vërtetë dhe forcat e errësirës janë të vërteta. Por thuaji atyre të mos dëshpërohen, se nëse njerëzit e Mi që thirren sipas emrit Tim e përulin veten, luten dhe kthehen nga udhët e këqija, atëherë Unë do t'i dëgjoj nga qielli dhe do t'i shëroj tokat dhe trupat e tyre. Ashtu si qielli është sigurisht i vërtetë – po ashtu edhe ferri është i vërtetë.”

Zoti dëshjiron që ju të dini për ferrin dhe Ai kërkon t'ju shpëtoj nga ai vënd. Zoti do që ju ta dini se e keni një rrugëdalje. Ajo rrugë është Jesu Krishti, Shpëtimtari I shpirtit tuaj. Kujtoni se vetëm ata që e kanë të shkruajtur emrin në Librin e Jetës së Qengjit do të shpëtojnë.

Ne arritëm tek veprimtaria e parë në barkun e ferrit. Gjendej djathtas nga kishim hyrë dhe lartë në një kodër të vogël në një cep të errët të ferrit. M’u kujtuan fjalët e Zotit që më kishte thënë, “Do të duket disa herë sikur të kam lënë vetëm, por nuk është ashtu. Kujto se Unë kam të gjithë pushtetin në qiell dhe në tokë. Disa herë shpirtrat e ligj dhe shpirtrat e humbur nuk do të na shikojnë apo ta dinë se jemi këtu. Mos ki frikë. Ajo që ti do të shikosh është e vërtetë. Këto gjëra po ndodhin pikërisht tani dhe do të vazhdojnë të ndodhin deri sa vdekja dhe ferri të hidhen në liqenin e zjarrit.”

Lexues, sigurohu që emri yt është shkruajtur në Librin e Jetës së Qengjit. Para nesh mund të dëgjoja zërat dhe britmat e shpirtrave që vuanin. Ne u ngjitëm në kodrën e vogël dhe shikonim përreth. Një dritë e mbuloi vëndin dhe unë mund të shikoja qartë. Britma që kurrë nuk mendoje se janë të mundshme mbushën ajrin. Ato ishin britmat e një burri.

“Më dëgjo Mua” tha Jesusi. “Çfarë do të shikosh dhe dëgjosh tani është e vërtetë. Vini re ju pastorët e ungjillit, sepse këto janë thënie të vërteta dhe të besueshme. Zgjohuni, evangjelistë, predikues dhe mësues të Fjalës Sime, të gjithë ju që thirreni për të predikuar ungjillin e Zotit Jesu Krisht. Nëse po mëkatoni, pendohuni ose përndryshe do të humbisni.”

Ne ecëm rreth 15 feet (4.5m) afër kësaj veprimtarie. Pashë disa figura të vogla të veshur me rroba të errëta që marshonin rreth një objekti që dukej si kuti. Duke e vëzhguar nga afër, pashë se kutia ishte një arkivol dhe figurat që marshonin rreth saj ishin djajë. Ishte një arkivol i vërtetë dhe ishin 12 djajë që marshonin rreth saj. Ndërsa marshonin, ata këndonin dhe qeshnin. Secili prej tyre kishte një shtizë të mprehtë në dorë që e ngulte në arkivol përmes disa vrimave të vogla që ishin anash. Një ndjenjë e frikshme pezullonte në ajër dhe unë u trëmba me këtë pamje para meje.

Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha, “Bijë, ka shumë shpirtra që vuajnë këtu, dhe ka shumë lloje të ndryshme torturash për këta shpirtra. Ka një ndëshkim shumë më të madh për ata që dikur predikonin ungjillin dhe u kthyen në mëkat apo për ata që nuk ju bindën thirrjes së Zotit për jetën e tyre.”

Dëgjova një britmë kaq dëshpëruese saqë ma mbushi zemrën me pikëllim. “Asnjë shpresë, asnjë shpresë!” thërriste ai. Britma e pashpresë vinte nga arkivoli. Ishte një vajtim i pafund pendimi.

 “Zot, sa e tmerrshme!” thashë unë.

“Eja,” tha Jesusi, “Le të shkojmë më afër.” Pas kësaj, Ai ju afrua arkivolit dhe pa brënda. Unë e ndoqa dhe gjithashtu pashë brënda. Dukej se shpirtrat djajë nuk mund të na shikonin.

Një mjergull e hirtë dhe e ndyrë mbushte pjesën e brëndshme të arkivolit. Ishte shpirti i një burri. Ndërsa shikoja, djajtë i ngulnin shtizat në shpirtin e burrit në arkivol. Kurrë nuk do ta harroj vuajtjen e këtij shpirti. I thirra Jesusit, “Lëre të dalë, Zot; lëre të dal.” Torturat e këtij shpirti ishin një pamje e tmerrshme. A sikur të çlirohej. E tërhoqa dorën e Jesusit dhe ju luta ta nxirrte atë burrë nga arkivoli. 

Jesusi tha, “Bija Ime, paqe, rri e qetë.”

Kur Jesusi foli, burri na pa ne. Ai tha, “Zot, Zot, më lër të dal. Ki mëshirë.” Unë hodha sytë poshtë dhe pashë një rrëmujë të përgjakur. Para syve të mi ishte një shpirt. Brënda shpirtit ishte një zemër njeriu dhe gjak rridhte prej saj. Shtizat që e godisnin me të vërtetë I çponin zemrën. “Unë do të sherbej Ty tani, Zot.” Ai lutej, “Të lutem më lër të dal.” E dija se ky njeri e ndjente çdo shtizë që i çponte zemrën.

“Ditë e natë, ai torturohet,” tha Zoti. “Ai është vënë këtu nga Satani dhe është vetë Satani ai që e torturon atë.” Burri bërtiste,”Zot, unë tani do të predikoj ungjillin e vërtetë. Do të tregoj për mëkatin dhe ferrin. Por të lutem më ndihmo të dal që këtej.”

Jesusi tha, “Ky njeri ishte një predikues I Fjalës së Zotit. Ishte një periudhë kur ai më shërbeu Mua me gjithë zemrën e tij dhe çoi shumë njerëz drejt shpëtimit. Disa nga ata që ai ktheu edhe sot akoma më shëbejnë Mua, edhe pas shumë vitesh. Epshi I mishit dhe mashtrimi I pasurive e çoi në rrugën e gabuar. Ai lejoi Satanin të fitonte sundimin mbi të. Ai kishte një kishë të madhe, një makinë të mirë, dhe një pagesë të madhe. Ai filloi të vjedhë nga ofertat e kishës. Ai filloi të mësoj gënjeshtra. Ai fliste kryesisht gjysëm gënjeshtra dhe gjysëm të vërteta. Ai nuk më lejonte Mua ta korrigjoja. Unë dërgova lajmëtarët e Mi ti tregojnë të pendohet dhe të predikojë të vërtetën, por ai donte kënaqësitë e jetës së tij më shumë se jetën e Zotit. Ai e dinte të mos mësonte apo predikonte asnjë doktrinë tjetër përveç të vërtetës si zbulohej në Bibël.”

“Por para se të vdiste, ai tha se pagësimi i Shpirtit të Shenjtë është një gënjeshtër dhe se ata që deklarojnë se kanë Shpirtin e Shenjtë janë hipokritë. Ai tha se mund të jesh një pijanec dhe të shkosh në qiell, madje dhe pa u penduar. Ai tha se Zoti nuk do të dërgoj asnjë në ferr – dhe se Zoti është tepër i mirë ta bëj këtë. Ai bëri që shumë njerëz të mirë të largohen nga hiret e Zotit. Ai madje tha se nuk ka nevojë për Mua, sepse ai vetë ishte si zot. Ai shkoi deri aty sa të mbaj seminare për të mësuar këtë doktrinë të rreme. Ai e shkeli Fjalën Time të Shenjtë me këmbë. Përsëri, Unë vashdoja ta doja atë. Bija ime, është më mirë që kurrë të mos më kishe njohur Mua sesa të më njihje Mua dhe ti ktheje kurrizin shërbimit Tim,” tha Zoti.

“Vetëm po të kishte dëgjuar Ty, Zot!” thirra unë. “Vetëm po të kujdesej për shpirtin e tij dhe shpirtin e të tjerëve.”

“Ai nuk më dëgjoi Mua. Kur Unë e thirra ai nuk më dëgjonte. Ai donte jetën e tij të lehtë. Unë e thirra, e thirra të pendohej por ai nuk kthehej tek Unë. Një ditë ai vdiq dhe erdhi menjëherë këtu. Tani Satani e torturon për atë që ai dikur predikoi Fjalën Time dhe shpëtoi shpirtrat për mbretërinë Time. Kjo është tortura për të.” Shikoja se si djajtë vazhdonin të marshonin rreth e rrotull arkivolit. Zemra e burrit rrihte dhe gjak I vërtetë dilte prej saj. Kurrë nuk do ti harroj britmat e tij të dhimbjes dhe trishtimit.

Jesusi e vështroi burrin në arkivol me dhembshuri të madhe dhe tha, “Gjaku I shumë shpirtrave të humbur është në duart e këtij njeriu. Shumë prej tyre po torturohen tani këtu.” Me zemër të trishtuar, Jesusi dhe unë vazhduam të ecim.

Ndërsa u larguam, pashë një grup tjetër djajsh që vinin tek arkivoli. Ata ishin rreth 3 feet (91.44cm) të gjatë, të veshur me rroba të zeza dhe me kapuç të zinj që ju mbulonin fytyrën.  Ata e bënin me radhë për të torturuar këtë shpirt.

Mendoja se si krenaria tek të gjithë ne herë pas herë na bën që të mos pranojmë gabimet tona dhe të kërkojmë falje. Ne refuzojmë të pendohemi dhe të përulim veten dhe vazhdojmë sikur vetëm ne e kishim kurdoherë  te drejtë. Por dëgjoni, o shpirt, se ferri është I vërtetë. Ju lutem të mos shkoni në atë vënd.

Pastaj Jesusi më tregoi një orë gjigante, që shtrihej në gjithë botën. Dhe e dëgjova tek bënte tik tak. Akrepi I orës po afrohej afër pozicionit të orës 12 dhe akrepi I minutave lëviste rrotull derisa ndaloi tre minuta para 12. Vjedhurazi akrepi I minutave lëvizi drejt orës. Kur lëvizi, tik-taku u bë e më I lartë deri sa dukej se mbushi gjithë tokën.

Zoti foli si një trumpetë, dhe zëri I Tij tingëllonte si shumë ujëra. “Dëgjoni dhe mbani vesh se çfarë Shpirti I thotë kishave,” tha Ai. “Të jeni gati, sepse në një kohë kur ju nuk e mendoni, Unë do të vij përsëri. Unë e dëgjoj orën që bie. Është ora 12. Dhëndri ka ardhur për nusen e Tij.”

A jeni gati për ardhjen e Krishtit, miku im?
Apo jeni si ata që thonë, “Jo sot, Zot”?
A do ta thërrisni Atë dhe të shpëtoni?
A do ti jepni Atij zemrën tuaj sot?

Mbajeni mënd se Jesusi mund dhe do t’ju shpëtoj nga e gjithë e liga nëse e thërrisni Atë sot dhe pendoheni. Lutuni për familjen dhe të dashurit tuaj që ata të kthehen tek Krishti para se të jetë tepër vonë. Dëgjoni kur Jesusi thotë,”Unë do tju mbroj nga I ligu. Unë do tju ruaj në të gjitha rrugët tuaja. Unë do tju shpëtoj. Unë do të shpëtoj të dashurit tuaj. Më thërrisni Mua sot dhe jetoni.”

Me shumë lotë, unë lutem që të gjithë ju që lexoni këtë libër të kuptoni të vërtetën para se të jetë vonë. Ferri është për përjetësi. Unë po përpiqem me sa të mundem të zbuloj të gjitha ato që pashë dhe dëgjova. E di se këto gjëra janë të vërteta. Kur të lexoni pjesën tjetër të librit, lutem që ju të pendoheni dhe të merrni Jesu Krishtin si Shpëtimtarin tuaj personal.

Dëgjova Zotin të thoshte, “Është koha të ikim. Ne do të kthehemi përsëri nesër.”

KAPITULLI 5 – TYNELI I FRIKËS

.....Kapitulli 4                                                                                      Kapitulli 6........

KAPITULLI 5 – TYNELI I FRIKËS

Përpiqesha të kujtoja predikimet që kisha dëgjuar për ferrin. Por kurrë nuk kisha dëgjuar rreth gjërave kaq të tmerrshmë që Zoti më kishte treguar këtu. Ferri ishte përfundimisht më keq se dikush mund ta mendoj apo imagjinoj. Më dhëmb kaq shumë kur e di se ata shpirtra që tani janë në mundimet e ferrit, do të mbeten atje përjetësisht. Nuk ka asnjë rrugëdalje.

Jam e vendosur se do të bëj çdo gjë sipas fuqisë sime të shpëtoj shpirtrat nga këto tmerre. Unë duhet të predikoj ungjillin tek kushdo që takoj, sepse ferri është një vënd i frikshëm dhe ky është një njoftim i vërtetë. A e kuptoni se çfarë po them? Nëse mëkatarët nuk pendohen dhe të besojnë ungjillin, sigurisht që do të përfundojnë këtu. Besoni në Zotin Jesu Krisht dhe thirreni Atë t'ju shpëtoj nga mëkati. Lexoni kapitullin 3 dhe kapitullin 14 Ungjillit të Gjonit. Dhe ju lutem ta lexoni këtë libër fund e krye që të kuptoni më shumë për ferrin dhe më tej. Ndërsa lexoni, lutuni që Jesusi të hyj në zemrat tuaja dhe të laj mëkatet tuaja para se të jetë tepër vonë.

Jesusi dhe unë ecnim përmes ferrit. Udha ishte tokë e djegur, e thatë, e plasaritur dhe pa jetë. Vështroja rreshtat me gropa që shtriheshin aq larg sa syri mund të shikonte. Isha shumë e lodhur. Zemra, shpirti më ishin thyer nga të gjitha ato që pashë dhe dëgjova, dhe prapë e dija se më shumë na priste përpara. “Jesus, më jep forcë të vazhdoj,” thirra unë.

Ndërsa Jesusi udhëhiqte, unë ecja shumë pranë mbrapa Tij. Isha e mbushur me hidhërim për të gjitha gjërat e tmerrshme që kisha parë. Po mendoja me vete nëse bota do të më besonte. Hodha sytë në të majtën dhe djathtën time dhe mbrapa meje – kishte gropa zjarri që shtriheshin shumë larg. Isha e rrethuar nga zjarri, flakët dhe shpirtrat e djegur. Bërtita në tmerr të plotë. Tmerri dhe realiteti i asaj që shikoja ishte tepër e madhe për tu duruar.

“O tokë, pendohu,” thirra unë. Rënkime të mëdha më tronditën shpirtin ndërsa ecja me Jesusin. Po mendoja se çfarë vinte më pas. Po mendoja se çfarë ishte duke bërë familja dhe miqtë e mi. Oh, sa shumë i doja ata! Më kujtohej se si kisha mëkatuar para se të kthehesha tek Jesusi dhe e falenderova Zotin që unë isha kthyer para se të ishte vonë.

Jesusi tha,” Ne do të hyjmë tani në një tynel, që do të na çoj në barkun e ferrit. Ferri është i formuar si një trup njeriu i shtrirë në qëndër të tokës. Trupi është i shtrirë me kurriz me të dy krahët dhe këmbët e shtrira. Ashtu si Unë kam trupin e besimtarëve, po ashtu dhe ferri ka trupin e mëkatit dhe vdekjes. Ashtu si trupi i Krishtit rritet çdo ditë, po ashtu dhe trupi i ferrit rritet çdo ditë.”

Gjatë rrugës për në tynel, ne kaluam gropat e flakës me britmat dhe rënkimet e të mallkuarëve që më tingëllonin në vesh. Shumë e thërrisnin Jesusin kur ne u kalonim afër. Të tjerët përpiqeshin të dilnin nga gropat e zjarrit për të arritur tek Jesusi por nuk mundeshin. Tepër vonë, tepër vonë, më qante zemra. Trishtimi ishte gjithmonë në fytyrën e Jesusit ndërsa ecnim.

Më kujtohet kur shikoja grapat e zjarrit dhe mendoja se shumë herë ne gatuanim jashtë në oborrin pas shtëpisë dhe se si dukesh qymuri I nxehtë pasi ishte djegur për orë të tëra. Ishte tamam si ajo që po shikoja tani në ferr. Ndjehesha kaq mirënjohëse në kohën kur u futëm në tynel. Mendoja se tyneli nuk mund të ishte aq keq sa gropat. Por sa gabim e kisha!

Menjëherë sa ishim brënda, fillova të shikoj gjarpërinj të mëdhenj, minj të mëdhenj dhe shumë shpirtra të ligj, të gjithë vraponin nga presenca e Zotit. Gjarpërinjtë na fërshëllenin dhe minjtë klithnin. Kishte shumë tinguj djallëzorë. Gjarpërinjtë dhe hijet e errëta ishin rreth nesh. Jesusi ishte e vetmja dritë që shihej në tynel. Qëndroja sa më afër Jesusit që mundesha.

Dreqtë dhe djajtë gjendeshin në të gjitha anët e kësaj shpelle dhe të gjithë po shkonin diku lart dhe dilnin nga tyneli. Më vonë e mora vesh se këta shpirtra djajsh po dilnin për në tokë për të bërë punën e Satanit. Duke ndjerë frikën time për këtë vënd të ndryrë, të errët dhe të lagesht, Jesusi tha, “Mos ki frikë; Ne do të jemi në fund të tynelit shumë shpejt. Unë duhet të tregoj ty këto gjëra. Eja, Më ndiq.”

Gjarpërinj gjigantë na rrëshkisnin afër. Disa nga gjarëprinjtë ishin aq të mëdhenj sa 4 feet (1.20m) të gjerë dhe 25 feet (7.60m) të gjatë. Erë e keqe dhe e dëndur mbushi ajrin dhe shpirtrat djajë ishin ngado.

Jesusi tha,”Ne do të jemi shpejt tek barku I ferrit. Kjo pjesë e ferrit është 17 milje (27.35km) e lartë dhe 3 milje (4.82km) rreth e rrotull si një sferë.” Jesusi më dha përmasat e sakta.

Unë do të përpiqem me gjithë aftësinë time të shkruaj dhe të tregoj se çfarë pashë dhe dëgjova. Do ta bëj këtë për lavdinë e Atit, lavdinë e Birit dhe lavdinë e Shpirti të Shenjtë. Le të bëhet vullneti I Zotit.

E di se Jesusi po mi tregonte të gjitha këto gjëra që unë të parlajmëroja burrat dhe gratë e botës që t'i shamngeshin ferri me çdo kusht. Të dashur, nëse e lexoni këtë dhe nuk e njihni Jesusin, ndalo tani, pendohu për mëkatet e tua dhe ftoje Atë të jetë Shpëtimtari yt.

KAPITULLI 4 – Më shumë Gropa të tjera

.....Kapitulli 3                                                                            Kapitulli 5........

KAPITULLI 4 – Më shumë Gropa të tjera

Natën tjetër Jesusi dhe unë shkuam përsëri në këmbën e djathtë të ferrit. E pashë ashtu si më parë dashurinë që Jesusi kishte për shpirtrat që janë të humbur në ferr. Dhe e ndjeva dashurinë e Tij për mua dhe për të gjithë ata që ishin në tokë.

Bijë,” më tha Ai, “nuk është vullneti i Atit që dikush të humbasi. Satani mashtron shumë dhe ata e ndjekin atë. Por Zoti fal. Ai është Zoti I dashurisë. Nëse këta do të ktheheshin me të vërtetë tek Ati dhe të pendoheshin, Ai do t'i kishte falur.” Butësia mbuloi fytyrën e Jesusit ndërsa fliste. 

Përsëri ne ecnim mes gropave me flakë dhe kalonim pranë më shumë njerëzve që kalonin torturat e shpjeguara më parë. Zot im, Zoti im, çfarë tmerresh- mendoja unë. Ndërsa vazhdonim linim pas shume e shumë shpirtra që digjeshin në ferr.

Gjatë gjithë udhës duar që digjeshin zgjateshin drejt Jesusit. Ato ishin vetëm kocka, ku mishi mund të ishte një masë ngjyrë hiri me copa mishi që digjeshin dhe vareshin copë copë. Brënda çdo forme skeleti ishte një shpirt në formë mjergulle ngjyrë hiri I mbërthyer përgjithmonë brënda një skeleti të thatë. Mund ta kuptoja nga britmat e tyre se ata e ndjenin zjarrin, krimbat, dhimbjen dhe asnjë shpresë. Dhe britmat e tyre e mbushën shpirtin tim me një pikëllim kaq të madh sa nuk mund ta përkshkruaj. Vetëm po të kishin dëgjuar, mendoja unë, ata nuk do të ishin këtu.

E dija se të humburit në ferr I kishin të gjitha shqisat. Ata mund të mbanin mënd gjithçka që u ishte thënë ndonjëherë. Ata e dinin se nuk kishte rrugedalje nga flakët dhe se ishin të humbur përgjithmonë. Përsëri, pa shpresë, ata prapë shpresonin ndërsa e thërrisnin Jesusin për mëshirë.

Ne ndaluam tek gropa tjetër. Ishte njësoj si të gjitha të tjerat. Brënda saj ishte forma e një gruaje, të cilën e dallova nga zëri. Ajo e thërriste Jesusin për ta çliruar nga flakët. Jesusi e vështroi gruan me dashuri dhe tha, “Kur ishe në tokë të thirra të vish tek Unë. T’u luta që ta çoje zemrën aty ku duhej me Mua para se të ishe tepër vonë. Të visitova shumë herë në orën e mesnatës për të treguar për dashurinë Time. Unë u përpoqa të fitoja ty, të doja ty dhe të tërhiqja ty drejt Meje me anën e Shpirtit Tim."

Po Zot,” the ti, “Do të ndjek Ty,”  Me buzët e tua ti më the se më doje Mua por zemra jote nuk e thoshte këtë. E dija se ku ishte zemra jote. Unë shpesh dërgova lajmëtarët e Mi të kërkojnë të pendoheshe për mëkatet e tua dhe të vije tek Unë, por ti nuk më dëgjoje Mua. Unë doja të përdorja ty që të shërbeje të tjerëve, ti ndihmoje të tjerët të më gjenin Mua. Por ti doje botën dhe jo Mua. Unë të thirra, por ti nuk më dëgjoje Mua, as edhe nuk pendoheshe për mëkatet e tua.”

Gruaja i tha Jesusit,”Të kujtohet, Zot, se shkoja në kishë dhe isha grua e mirë. Unë u futa me kishën. Isha anëtare e kishës Tënde. E dija se thirrjet e tua ishin mbi jetën time. E dija se duhej t'i bindesha asaj thirrje me çdo kusht dhe e bëra.”  

Jesusi tha, “Grua, akoma je plot me gënjeshtra dhe mëkate. Unë të thirra, por ti nuk më dëgjoje Mua! E vërtetë, ti ishe një anëtare e një kishe, por të jesh një anëtare kishe nuk të çon në qiell. Mëkatet e tua ishin të shumta dhe ti nuk u pendove. Ti shkaktove që të tjerët të pengohen tek Fjala Ime.Ti nuk I falje të tjerët kur ata të lëndonin. Ti pretendoje se më doje dhe më shërbeje Mua kur ishe me Kristjanët, por kur ishe larg Kristianëve, ti gënjeje, mashtroje dhe vidhje. Ti I kushtoje vëmëndje shpirtrave joshës dhe shijoje një jetë të dyfishtë. Ti e njihje udhën e drejtë dhe të ngushtë.”

Dhe,” tha Jesusi,” ti gjithashtu kishe dhe një gjuhë të dyfishtë. Ti flisje për vëllezrit dhe motrat e tua në Krisht. Ti I gjykoje ata dhe mendoje se ti ishe më e shenjtë se ata në një kohë kur kishte mëkat të rëndë në zemrën tënde. Këtë e di se ti nuk e dëgjoje Shpirtin Tim të ëmbël të dhembshurisë. Ti gjykoje pamjen e jashtme të një personi, pa marë parasysh faktin se shumë ishin fëmijë në një besim. Ti ishe shumë e vështirë."

Po, ti më the se Më doje  me gojë, por zemra jote ishte larg nga Unë. Ti e dije rrugën e Zotit dhe kuptoje. Ti luaje me Zotin dhe Zoti i di të gjitha gjërat. Po ti kishe shërbyer Zotit me sinqeritet, nuk do të ishe ketu sot. Ti nuk mund ti shërbesh Satanit dhe Zotit në të njëjtën kohë.”

Jesusi u kthye nga unë dhe tha, “Shumë në ditët e fundit do të largohen nga besimi, do të jepen pas shpirtrave joshës dhe do ti shërbejnë mëkatit. Dil prej tyre dhe largohu. Mos ec në të njëjtën rrugë me ata.”

Ndërsa largoheshim, gruaja filloi të mallkoj dhe të shaj Jesusin. Ajo bërtiste dhe thërriste e egërsuar. Ne vazhduam të ecim. Isha kaq e dobët fizikisht.

Në gropën tjetër ishte një formë tjetër skeleti. E ndjeva erën e vdekjes para se të arrinim atje. Ky skelet dukej njësoj si të tjerët. Pyesja veten se çfarë kishte bërë ky shpirt që ishte I humbur dhe pa shpresë, pa të ardhme përveçse një pafundësi në këtë vënd të tmerrshëm. Ferri është një përjetësi. Ndërsa dëgjoja britmat e shpirtave në mundime, edhe unë qaja.

Dëgjova kur një grua I fliste Jesusit nga flakët e gropës. Ajo citonte Fjalën e Zotit. “I dashur Zot, çfarë do ajo këtu?” e pyeta.

"Dëgjo," tha Jesusi.

Gruaja tha, “Jesusi është Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveç se përmes Atij. Jesusi është Drita e Botës. Ejani tek Jesusi dhe Ai do t’ju shpëtoj.”

Kur ajo fliste, shumë nga shpirtrat e humbur rreth saj e dëgjonin. Disa e shanin dhe e mallkonin atë. Disa I thoshin të ndalonte. Prapë të tjerët thoshin, “A ka me të vërtetë shpresë?” apo “Na ndihmo Jesus.” Britma të mëdha trishtimi mbushën ajrin. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Nuk e dija përse gruaja po predikonte ungjillin këtu.

Zoti I dinte mendime e mia. Ai tha, “Bijë, e thirra këtë grua në moshën 30 vjeçe të predikonte Fjalën Time dhe të ishte një dëshmimtare e ungjillit. Unë thirra njerëz të ndryshëm për qëllime të ndrushme në trupin Tim. Por nëse një burrë apo një grua, djalë apo vajzë, nuk e duan Shpirtin Tim, Unë do të largohem.”

Po, ajo ju përgjigj thirrjes Sime për shumë vjet, dhe u rrit në njohurinë për Zotin. Ajo e mësoi Zërin Tim dhe bëri shumë punë të mira për Mua. Ajo e studioj Fjalën e Zotit. Ajo lutej shpesh, dhe pati shumë përgjigje të lutjeve të saj. Ajo I mësoi shumë njerëzve rrugën e shenjtërimit. Ajo ishte besnike në shtëpinë e saj.”

Vitet kalonin kur një ditë ajo mori vesh se burri i saj kishte mardhënie me një grua tjetër. Edhe pse ai kërkoi falje, ajo u bë më e hidhur dhe nuk e falte dhe të shpëtonte martesën. E vërtetë, burri I saj e kishte gabim, dhe ai kreu një mëkat shumë të rëndë. Por kjo grua e njihte Fjalën Time. Ajo e dinte të falte dhe e dinte se me çdo tundim ka një rrugë shpëtimi. Burri I kërkoi asaj ta falte. Ajo nuk pranonte. Por në vënd që ta falte, zemërimi zuri rrënjë tek ajo. Zemërimi u rrit brënda saj. Ajo nuk e dorëzonte atë tek Unë. Ajo bëhej më e hidhëruar çdo ditë dhe në zemër tha, ‘Ja ku jam duke I shërbyer Zotit gjatë gjithë kohës dhe burri im bredh me gra të tjera!’”

“‘A mendon se është e drejtë?’ Ajo më pyeti Mua.”

Unë I thashë, ‘Jo, nuk është e drejtë. Por ai erdhi tek ty dhe u pendua dhe tha se nuk do ta bëj më kurrë atë’.”

Unë I thashë asaj, ‘Bijë, shiko brënda vetes dhe shiko se ti e ke shkaktuar këtë vetë’.”

Jo unë, Zot,’ tha ajo.’Unë jam e shenjtë dhe ai është mëkatari’.

Ajo nuk më dëgjonte Mua.”

 Koha kalonte dhe ajo nuk lutej më tek Unë apo të lexonte Biblën. Ajo ishte e zemëruar jo vetëm me burrin e saj por edhe me ata që ishin pranë saj. Ajo citonte Shkrimin e Shenjtë por nuk e falte atë. Ajo nuk më dëgjonte Mua. Zemra e saj u bë e hidhur dhe I hyri mëkati I madh. Vrasja hyri në zemrën e saj atje ku më parë kishte qënë dashuria. Dhe një ditë, në inat e sipër, ajo e vrau burrin dhe atë gruan tjetër. Satani më pas mori kontroll të plotë mbi të dhe ajo vrau veten.”

E vështroja këtë shpirt të humbur që kishte hequr dorë nga Krishti dhe e kishte dënuar shpirtin e saj përgjithmonë në flakët dhe dhimbjen. E dëgjoja kur i përgjigjej Jesusit. ‘Unë do të fal tani, Zot,’ tha ajo. ‘Më lër të dal. Unë do të bindem Ty tani. Shiko, Zot, unë po predikoj Fjalën Tënde tani. Për një orë djajtë do të vijnë të më marrin të më torturojnë më keq. Për orë të tëra ata do të më torturojnë. Sepse unë predikova Fjalën Tënde, torturat e mia janë më të këqija. Të lutem, Zot, të lutem më lejo të dal.’

Unë qaja me gruan në gropë dhe I kërkova Jesusit të më mbaj larg nga hidhërimi I zemrës. “Mos e lejo urrejtjen të hyj në zemrën time, Zoti Jesus,” I thashë unë.

"Eja, le të vazhdojmë," tha Jesusi.

Në gropën tjetër ishte shpirti I një burri I mbështjellë në formën e tij prej skeleti që I thërriste Jesusit. “Zot,” thërriste ai, “më ndihmo të kuptoj përse jam këtu.”

Jesusi tha, “Paqe, pusho. Ti e kupton pse je këtu.”

“Më nxirr prej këtu dhe unë do të sillem mirë,” lutej burri.
Zoti I tha, “Madje dhe në ferr përsëri gënjen.”

Atëherë Jesusi u kthye nga unë dhe tha,”Ky burrë ishte 23 vjeç kur erdhi këtu. Nuk do ta dëgjonte ungjillin Tim. Ai e dëgjonte Fjalën Time shumë herë dhe vinte shpesh në shtëpinë Time. Unë e tërhiqja atë me Shpirtin Tim drejt shpëtimit por ai donte botën dhe joshjen e saj. Ai pëlqente të pinte dhe nuk I kushtonte vëmëndje thirrjes Sime. Ai ishte rritur në kishë por nuk donte të më përkushtohej Mua."

Një ditë ai Më tha,”Një ditë unë do ta jap Ty jetën, Jesus”. Por kjo ditë nuk erdhi kurrë. Një natë pasi kthehej nga një festë, pati një aksident me makinë dhe vdiq. Satani e mashtroi atë deri në fund. Ai vdiq në vënd. Ai nuk donte ta dëgjonte thirrjen Time. Të tjerë vdiqën në atë aksident gjithashtu. Puna e Satanit është të vrasi, vjedhi dhe shkatërroj. Vetëm po të kishte dëgjuar ky djalosh I ri! Nuk është dëshira e Hyjit që dikush të humabs. Satani e donte shpirtin e këtij njeriu dhe e shkatërroi atë me anë të pakujdesisë, makatit dhe pijes së fortë. Shumë shtëpi dhe jetë shkatërrohen çdo ditë për shkak të alkolit.”

Vetëm po të shikonin njerëzit se joshjet dhe dëshirat e botës janë vetëm për një arsye! Nëse ktheheni tek Jesu Krishti, Ai do t’ju çliroj nga pija e fortë. Thirreni Jesusin dhe Ai do t’ju dëgjoj dhe ndihmoj ju. Ai do të jetë miku juaj. Kujtoni se Ai ju do dhe se Ai gjithashtu ka fuqi të fali mëkatet tuaja.

Kristianë të martuar, Jesusi ju paralajmëron se nuk duhet të kryeni shkelje kurore. Dhe dëshira që keni për dikë me seks të kundërt, madje edhe kur nuk shkelni kurorë, mund të jetë shkelje në zemrën tuaj.

Të rinj, qëndroni larg drogës dhe mëkateve të seksit. Nëse keni mëkatuar, Zoti do t’ju fal. Thirreni Atë tani sa keni akoma kohë. Gjeni kristianë të fortë dhe kërkojini atyre nëse mund të bisedoni me ata për problemet tuaja. Do të jeni të kënaqur që I kushtoni kohë tani në botë para se të jetë tepër vonë.

Satani vjen si një ëngjël drite për të mashtruar botën. Nuk është çudi që mëkatet e botës duken joshëse tek të rinjtë, edhe kur ata e njohin Fjalën e Shenjtë të Zotit. Edhe një festë tjetër, mendoi ai, Jesusi do të kuptoj. Por vdekja nuk ka mëshirë. Ai priti shumë vonë.

E shikoja shpirtin e këtij burri dhe m'u kujtuan fëmijët e mi. “O Zot, le të shërbejnë Tu ata!” E di se shumë nga ju që lexoni këtë keni të dashurit tuaj, ndoshta femijë, që ju nuk doni që ata të shkojnë në ferr. Tregojini atyre për Jesusin para se të jetë vonë. Thuajini atyre të pendohen për mëkatet e tyre dhe se Zoti do ti fali ata dhe do ti bëj të shenjtë.

Britmat e burrit qëndruan brënda meje për ditë me radhë. Kurrë nuk do ti harroj thirrjet e tij për keqardhje. Më kujtohet mishi që I varej dhe që digjej në flakë. Nuk më harrohet kalbësira, aroma e vdekjes, gropat më vënd të syve, shpirtrat e hirtë dhë krimbat që zvarriteshin nëpër kocka. Forma e të riut zgjati duart drejt Jesusit duke u lutur ndërsa ne u larguam drejt gropës tjetër.

“I dashur Zot,” u luta unë,”Më jep forcë të vazhdoj.”

Dëgjova zërin e një gruaje që thërriste në dëshpërim. Britmat e të vdekurve ishin ngado.

Shpejt arritëm tek gropa ku ishte gruaja. Ajo I lutej me gjithë shpirt Jesusit për ta nxjerrë që andej. “Zot,” tha ajo, “a nuk kam qëndruar këtu mjaft gjatë? Mundimi im është më tepër se sa mund të mbaj. Të lutem, Zot, më lër të dal!” Rënkimet e trondisnin formën e saj dhe kaq shumë dhimbje kishte në zërin e saj. E dija se po vuante shumë.

Unë thashë, “Jesus, nuk mund të bësh asgjë?”

Pastaj Jesusi I foli gruas. “Kur ishe në tokë,” tha Ai, “Unë të thirra, të thirra që ti të vije tek Unë. T’u luta që ta kishe zemrën me Mua, të falje të tjerët, të bëje mirë dhe të qëndroje larg mëkatit. Madje të visitova në orën e mesnatës dhe të tërhiqja pas Vetes herë pas here me anën e Shpirtit Tim. Me buzët e tua ti më the se më doje Mua, por zemra jote ishte larg nga Unë. A nuk e dije se asgjë nuk mund të fshihet nga Zoti? Ti I gënjeje të tjerët por ti nuk mund të më gënjeje Mua.”

Unë të dërgova të tjerë të tregojnë të pendohesh por ti nuk dëgjoje. Ti nuk dëgjoje, ti nuk shikoje dhe me zemërim I largoje ata. Unë të vendosa ty aty ku mund ta dëgjoje Fjalën Time. Por ti nuk ma jepje zemrën tënde Mua.”

Ti nuk pendoheshe, as nuk të vinte turp për ato që bëje. Ti e forcove zemrën dhe më largove Mua. Tani je e humbur dhe e përfunduar përgjithmonë. Ti duhej të më kishe dëgjuar Mua.”

Pas kësaj, ajo vështroi Jesusin dhe filloi të shaj dhe të mallkoj Zotin. E ndjeva presencën e shpirtrave të ligj dhe e dija se ishin ata që shanin e mallkonin. Sa e trishtueshme është të jesh I humbur përgjithmonë në ferr! Rezistojini djallit sa të keni mundësi dhe ai do të largohet nga ju.

Jesusi tha,”bota dhe gjithçka që është në të do të humbasi, por fjalët e Mia kurrë nuk do të humbasin.



Kapitulli 3 - pjesa 2


E shikoja burrin tek shtrinte duart sikur të mbante një libër dhe fillonte të lexonte Shkrimet e Shenjta nga libri imagjinar. Përsëri, m'u kujtua çfarë kishte thënë Jesusi:”Ti i ke të gjitha shqisat në ferr, dhe ato janë më të forta këtu.”

Burri lexonte Shkrim pas Shkrimi, dhe unë mendova se ishte një gjë e mirë. Jesusi i tha këtij njeriu me shumë dashuri në zërin e Tij,” Paqe, qetësohu.” Menjëherë, burri ndaloi së foluri dhe u kthye me ngadalë të shikonte Jesusin. E pashë shpirtin e këtij njeriu brënda kësaj forme skeleti.

Ai i tha Zotit, “Zot, tani unë do të predikoj të vërtetën tek njerëzit. Tani, Zot, jam gati të shkoj dhe t’ju tregoj të tjerëve për këtë vënd. E di se sa isha në tokë, nuk besoja se kishte ferr, as nuk besoja se Ti do të vije përsëri. Bëhej fjalë për atë që njerëzit donin të dëgjonin dhe unë e kompromentova të vërtetën tek njerëzit në kishën time.”

“E di se nuk pëlqeja dikë që ishte i ndryshën në rracë apo në ngjyrën e lëkurës dhe isha shkaktar i shumë njerëzve që u larguan nga Ty. Unë krijova rregullat e mia mbi qiellin, mbi të drejtën dhe të gabuarën. E di se çova shumë në rrugë të gabuar dhe shumë të pengohen në Fjalën Tënde të Shenjtë dhe mora para nga të varfërit. Por, Zot, më lër të dal dhe unë do të sillem mirë. Nuk do të marr më para nga kisha. Jam penduar tashmë. Do t'i dua njerëzit e çdo rrace dhe ngjyre.”

Jesusi i tha, “ Ti jo vetëm që e shtrëmbërove dhe e paraqite ndryshe Fjalën e Shenjtë të Zotit, por edhe gënjeve se nuk e njihje të vërtetën. Kënaqësitë e jetës ishin më të rëndësishme për ty sesa e vërteta. Unë vetë të visitova dhe u përpoqa të të ktheja por ti nuk dëgjoje. Ti vazhdoje rrugën tënde dhe i ligu ishte zoti yt. Ti e dije të vërtetën, por ti nuk pedoheshe apo të ktheheshe tek Unë. Unë isha atje gjatë gjithë kohës. Unë prita për ty. Unë doja që ti të pendoheshe, por ti nuk e bëre. Dhe tani gjykimi është vendosur.”

Keqardhja dukej mbi fytyrën e Jesusit. E dija se po të kishte dëgjuar thirrjen e Shpëtimtarit, ai njeri nuk do të ishte tani aty. O njerëz, ju lutem dëgjoni.

Jesusi i foli përsëri, “Ti duhej të tregoje të vërtetën dhe do të kishe kthyer shumë në drejtësi me Fjalën e Zotit, e cila thotë se të gjithë jo-besimtarët do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur. Ti e dije udhën e kryqit. Ti e dije udhën e drejtësisë. Ti dije të flisje të vërtetën. Por Satani e mbushi zemrën tënde me gënjeshtra, dhe ti ju ktheve mëkatit. Ti duhej të pendoheshe me sinqeritet, jo gjysëm për gjysëm. Fjala Ime është e vërteta. Ajo nuk gënjen. Dhe tani është tepër vonë, tepër vonë.” Me këto fjalë, burri drejtoi grushtin drejt Jesusit dhe e mallkoi. Me trishtim, Jesusi dhe unë shkuam tek gropa tjetër. Predikuesi vazhdonte të mallkonte dhe t'i bërtiste i nervozuar Jesusit.

Ndërsa kalonim gropat e zjarrit, duart e të humburve zgjateshin drejt Jesusit dhe me zë lutës e thërrisnin Atë për mëshirë. Duart dhe krahët e tyre kockë e lëkurë ishin bërë në gjyrë hiri nga djegia e mishit apo gjakut jo të gjallë, pa organe vetëm vdekje. Brënda vetës po qaja, O tokë, pendohu. Nësu nuk e bën, do të vish këtu. Ndalo para se të jetë tepër vonë.

Ndaluam tek një gropë tjetër. Ndjeva kaq shumë keqardhje për të gjithë ata dhe kaq hidhërim sa u ndjeva shumë e dobët fizikisht dhe nuk kisha fuqi të rrija në këmbë. Të qara të mëdha më tronditën. “Jesus, jam shumë e lënduar përbrënda, “ I thashë.

Nga gropa një zë gruaje i foli Jesusit. Ajo qëndronte në qëndër të flakëve, dhe ato I mbulonin gjithë trupin. Kockat e saj ishin plot me krimba dhe mish të kalbur. Ndërsa flakët përpëliteshin rreth saj, ajo ngriti duart drejt Jesusit, duke qarë, “ Më lër të dal që këtej. Unë do të jap tani zemrën time, Jesus. Do t’ju tregoj të tjerëve për faljen Tënde. Do të dëshmoj për Ty. Të lutem, më lër të dal!”

Jesusi I tha,”Fjala Ime është e vërtetë, dhe ajo deklaron se të gjithë duhet të pendohen dhe të kthehen nga mëkati dhe të më kërkojnë Mua të hyj në jetën e tyre nëse duan ti shpëtojnë këtij vëndi. Përmes gjakut Tim është falja e makateve. Unë jam besnik dhe I drejtë dhe do të fal të gjithë ata që vijnë tek Unë. Unë nuk do ti hedh jashtë.”

Ai u kthye, vështroi gruan dhe tha, “Po të më kishe dëgjuar Mua dhe të kishe ardhur tek Unë dhe të pendoheshe, Unë do të kisha falur.” Gruaja e pyeti, “Zot, nuk ka asnjë rrugëdalje që këtej?” Jesusi ju përgjigj me butësi, “Grua, “tha Ai, “Ty tu dhanë shumë mundësi për tu penduar, por ti e forcove zemrën dhe nuk do të pendoheshe. Dhe ti e dije se Fjala Ime thoshte se të gjitha prostitutat do të kenë pjesën e tyre në liqenin e zjarrit.”

Jesusi u kthye nga unë dhe tha, “Kjo grua kishte mardhënie mëkatare me shumë burra dhe shkaktoi që shumë familje të prishen. Por edhe pas gjithë kësaj, Unë akoma e doja. Unë shkova tek ajo jo për dënim por për shpëtim. I dërgova shumë nga shërbëtorët e Mi që ajo të pendohej për rrugën e keqe por ajo nuk pendohej. Kur ishte e re, e thirra por ajo vazhdonte të bënte të liga. Ajo bëri shumë gabime dhe Unë prapë do të kisha falur po të kishte ardhur tek Unë.”

“Satani u fut tek ajo dhe ajo u bë më e ashpër dhe nuk do ti falte të tjerët. Ajo shkonte në kishë vetëm për të gjetur burra. Ajo I gjente ata dhe i joshte. Po të kishte ardhur tek Unë, mëkatet e saj do të laheshin me gjakun Tim. Një pjesë e daj donte të me shërbente Mua, por ti nuk mund ti shërbesh Zotit dhe Satanit në të njëjtën kohë. Çdo njeri duhet të bëj një zgjidhje se kujt do t’I shërbej.”

“Zot,” thirra unë, “më jep forcë të vazhdoj.” Unë dridhesha kokë e këmbë nga tmerret e ferrit. Jesusi më tha, “Paqe, qetësohu.”

“Më ndihmo, Zot” thirra unë. “Satani nuk do që ne ta dimë të vërtetën e ferrit. As e kisha ëndërruar kurrë se ferri do të ishte kështu. I dashur Jesus, kur do të mbaroj kjo?”

“Bija Ime,” u përgjigj Jesusi, “vetëm Ati e di se kur do të vij fundi.” Pastaj Ai më foli dhe tha, “Paqe, qetësohu.” Një forcë e madhe më pushtoi.

Jesusi dhe unë po ecnim mes gropave. Doja të nxirrja nga zjarri çdo njeri që kaloja dhe ti çoja te këmbët e Jesusit. Qaja shumë përbrënda. Mendoja me vete, unë kurrë nuk dua që fëmijët e mi të vijnë këtu.

Më në fund, Jesusi u kthye nga unë dhe me qetësi tha, “bija Ime, ne do të shkojmë në shtëpinë tënde tani. Nesër natën do të kthehemi tek kjo pjesë e ferrit.” Në shtëpi qaja dhe vetëm qaja. Gjatë ditës e përjetoja ferrin dhe tmerrin e të gjithë atyre njerëzve atje. I tregoja kujdo që takoja gjatë ditës për ferrin. I tregoja se dhimbja në ferr është përtej besimit. Ju që e lexoni këtë libër, ju lutem të pendoheni për mëkatet tuaja. Thirreni Jesusin  dhe kërkojin që t'ju shpëtoj. Thirreni Jesusin sot. Mos prisni deri nesër. E nesërmja mund të mos vij. Koha po ikën shpejt. Bini në gjunjë dhe pastrohuni nga mëkatet tuaja. Tregohuni të mirë me njëri tjetrin. Për hir të Jesusit, silluni mirë dhe duajeni njëri tjetrin.

Nëse je mërzitur me dikë, fale. Për asnjë mëri nuk ja vlen të shkosh në ferr. Fal ashtu si Krishti nga fal ne nga mëkatet. Jesusi është në gjëndje të na shpëtoj nëse pendohemi me zemër dhe me gjakun e Tij do të na pastroj nga të gjitha mëkatet. Duajini fëmijët dhe fqinjët si vetja.

Zoti I kishave thotë, “Pendohunu dhe do të shpëtoni!”

Kapitulli 3 - Kemba e Djathte e Ferrit

....Kapitulli 2                                                                                   Kapitulli 4.....

KAPITULLI 3 – Këmba e Djathtë e Ferrit

Nuk isha në gjëndje të fle apo të ha qëkur isha në ferr atë natën para. Çdo ditë e përjetoja ferrin. Kur mbyllja sytë, gjithçka që shikoja ishte ferri. Veshët e mi nuk mund të ndalonin britmat e të mallkuarëve. Ashtu si një program televiziv, unë i përjetoja të gjitha gjërat që pashë në ferr gjatë gjithë kohës. Çdo natë  isha në ferr, dhe çdo ditë mundohesha të gjeja pikërisht fjalët e duhura për ti sjellë gjithë botës këtë gjë të frikshme. Jesusi mu paraqit përsëri dhe tha, “Sonte ne do të shkojmë në këmbën e djathtë të ferrit, bija Ime. Mos ki frikë sepse Unë të dua dhe do të jem me ty.”

Fytyra e Jesusit ishte e trishtueshme dhe sytë e Tij ishin mbushur me butësi dhe dashuri të thellë. Edhe pse ata në ferr ishin përherë të humbur, e dija se Ai akoma i donte ata dhe do ti donte pëjetesisht. “Bija Ime,” tha Ai, “Zoti, Ati Ynë, I dha secilit prej nesh një vullnet që ne të mund të zgjedhim nëse i shërbejmë Atij apo Satanit. Ti e shikon se Zoti nuk e krijoi ferrin për njerëzit e Tij. Satani i mashtron shumë që ta ndjekin atë, por ferri u krijua për satanin dhe ëngjëjt e tij. Nuk është dëshira Ime, as e Atit Tim, që dikush të humbasi.” Lotë dhembshurie  rridhnin në faqet e Jesusit.

Ai filloi të flasi përsëri, “Kujto fjalët e Mia në ditët që vijnë kur Unë të tregoj ferrin. Unë kam gjithë fuqinë në qiell dhe në tokë. Tani, herë pas here do të duket se jam larguar nga ty por në fakt nuk është ashtu. Gjithashtu, herë pas herë forcat e liga dhe shpirtrat e humbur mund të na shohin dhe disa herë jo. Nuk ka rëndësi se ku shkojmë, të jesh në paqe dhe të mos kesh frikë të më ndjekësh mua.”

Ne vazhduam së bashku. E ndiqja Atë nga mbrapa shumë afër duke qarë. Kam qarë për ditë me radhë dhe nuk mund ta hiqja nga vetja presencës e ferrit që ishte gjithmonë para meje. Qaja kruesisht brënda vetes. Shpirti im ishte shumë i trishtuar.

Ne arritëm tek këmba e djathtë e ferrit. Duke vështruar para, pashë se ishim në një rrugicë të thatë dhe të djegur. Britmat mbushinin ajrin e ndotur, dhe aroma e vdekjes ishte ngado. Aroma ishte disaherë kaq e neverithsme saqë më vinte përzjer në stomak. Ngado ishte errësirë përveç dritës që rrezatonte nga Krishti dhe gropat e zjarrit të cilat dukeshin si pika në atë peisazh aq sa mund të shikoja.

Papritur, djajtë e të gjitha llojeve po na kalonin afër. Djajtë na ulërinin ndërsa ne u kalonin afër. Shpirtra djajsh të gjitha mashësive dhe formave po flisnin me njëri tjetrin. Para nesh, një djall i madh po u jepte urdhra atyre të vegjëlve. Ne ndaluam të dëgjojmë dhe Jesusi tha, “ Është gjithashtu një ushtri e padukshme  e forcave te liga që ne nuk e shohim këtu – djajë të tillë si shpirtrat e ligj të sëmundjes.”

“Shkoni!” djalli i madh i tha djajve të vegjël. “ Bëni shumë gjëra të liga. Prishni shtëpi dhe shkatërroni familje. Joshni kristianët e dobët dhe çorjentoni dhe keq-udhëzoni sa më shumë të mundeni. Ju do të merrni shpërblimin tuaj kur të ktheheni. Kujtoni, duhet të keni kujdes me ata që me të vërtetë e kanë pranuar Jesusin si Shpëtimtarin e tyre, Ata kanë fuqinë t’ju dëbojnë. Shkoni përmes tokës. Kam plotë të tjerë atje dhe do të dërgoj akoma të tjerë. Kujtoni se jemi shërbëtorë të princit të errësirës dhe të focave të ajrit.”

Me këtë fjalë, format e liga filluan të ngjiten lart dhe të dalin nga ferri. Dyert në majë të këmbës së djathtë të ferrit hapeshin dhe mbylleshin shumë shpejt për t'i lënë ata të dilnin. Gjithashtu, disa ngjiteshin dhe dilnin nga tyneli nga i cili ne erdhem.

Do të përpiqem të përshkruaj pamjen e këtyre qënieve të liga. Ai që fliste ishte shumë i madh, rreth madhësisë së një ariu të madh të rritur, në ngjyrë kafe, më një kokë si lakuriq nate dhe sytë ishin shumë thellë në një fytyrë leshtore. Krahët leshtorë binin në të dyja anët dhe dhëmbë të mëdhenj dilnin nga fytyra e tij leshtore.

Një tjetër ishte i vogël si një majmun me krahë shumë të gjatë dhe qime në gjithë trupin. Fytyra e tij ishte e imët dhe kishte hundë me majë. Nuk pashë askund asnjë sy tek ai.

Prapë një tjetër kishte një kokë të madhe, veshë të mëdhenj dhe një bisht të gjatë kurse një tjetër ishte i madh sa një kalë dhe kishte lëkurë të butë. Pamja e këtyrë djajve dhe shpirtrave të ligj dhe aroma e tmerrshme që dilte prej tyre më bën të ndjehesha keq në stomak. Ngado që hidhja sytë kishte vetëm djajë dhe të ligj. Më i madhi i këtyre djajve, e mësova nga Zoti, i merrte urdhrat drejt nga Satani.

Jesusi dhe unë ecnim përgjatë udhës deri sa arritëm tek një gropë tjetër. Britmat e dhimbjes, tingujt e trishtueshëm të paharuar ishin ngado. Zoti Im, çfarë vjen më pas? Mendova unë.

Ne I kaluam disa nga qëniet e liga të cilat dukej se nuk na panë dhe ndaluam tek një gropë tjetër zjarri dhe squfuri. Në këtë gropë ishte një njeri trup-madh. E dëgjova që predikonte ungjillin. Pashë Jesusin me habi për një përgjigje , sepse Ai gjithmonë I dinte mendimet e mia. Ai tha, “Ndërsa ishte ne tokë, ky njeri ishte një predikues I ungjillit. Për një kohë ai foli të vërtetën dhe më shërbeu Mua.”

Pyesja veten se çfarë bënte ky njeri në ferr. Ishte I gjatë 6 feet (1.83 metra) dhe skeleti I tij ishte I pistë, ngjyrë gri si një gur varri. Pjesë të rrobave ende I vareshing në trup. Doja të dija perse flakët i kishin lënë këto rroba të grisura dhe nuk I kishte djegur. Mish I djegur varej prej tij dhe kafka e tij dukej të ishte në flakë. Një erë e keqe dilte prej tij.

Kapitulli 2 - pjesa 2


Jesusi tha, “Ferri është i vërtetë, gjykimi është i vërtetë. Unë i dua ata, bija Ime. Ky është vetëm fillimi i gjërave të frikshme që do të tregoj. Shumë të tjera do të vijnë më pas. Tregoi botës për mua se ferri është i vërtetë dhe se burrat dhe gratë duhet të pendohen për mëkatet e tyre. Eja, më ndiq. Duhet të vazhdojmë.”

Në gropën tjetër ishte një grua trup-vogël që dukej se ishte rreth 80 vjeç. Nuk mund të them se si e dija moshën e saj, por e dija. Lëkura ishte e hequr nga kocka prej një flake të vazhdueshme, dhe vetëm kockat kishin mbetur me një shpirt të mjergullt ngjyrë gri përbrënda.E shikoja ndërsa zjarri e digjte. Pastaj ishin vetëm kockas dhe krimbat që zvarriteshin nga brënda të cilat zjarri nuk mund ti digjte.

“Zot, sa e tmerrshme!” thirra unë. “Nuk e di a mund të vashdoj sepse kjo është pamasë e tmerrshme.” Për aq sa munda të shoh, shpirtrat digjeshin në gropat e zjarrit.

“Bija Ime, kjo është edhe arsyeja që ti ke ardhur këtu,” u përgjigj Jesusi. “Ti duhet ta dish dhe ta tregosh të vërtetën mbi ferrin. Parajsa është e vërtetë! Ferri është I vërtetë! Eja, duhet të vazhdojmë.”

I hodha sytë përsëri tek gruaja. Britmat e saj ishin kaq trishtuese. Ndërsa e shikoja, ajo i bashkoi të dyja duart e saj kockë e lëkurë, sikur bënte lutje. Nuk mund ti mbaja lotët. Isha në një formë shpirtërore dhe qaja. E dija se edhe njerëzit në ferr i ndjenin të gjitha këto gjëra gjithashtu.

Jesusi i dinte mendimet e mia. “Po bijë,” tha Ai, “ata i ndjejnë. Kur njerëzit vijnë këtu, i kanë të gjëjtat ndjenja dhe mendime sikur janë në tokë. Ata i mbajnë mënd familjet dhe miqtë e tyre dhe gjatë gjithë kohës kanë patur mundësi të pendohen por nuk kanë pranuar ta bëjnë. Kujtesa është gjithmonë me ata. Vetëm po të kishin besuar ungjillin dhe të pendoheshin para se të ishte tepër vonë.”

E vështrova atë gruan plakë përsëri dhe këtë herë vura re se kishte vetëm një këmbë dhe dukej të kishte vrima të shpuara në kockën e kofshës. “Çfarë janë këto, Jesus?” pyeta unë.

Ai tha, “bijë, kur ajo ishte në tokë, kishte kancer dhe kishte shumë dhimbje. Operimi u bë për t’i shpëtuar jetën. Ajo u bë një grua plakë e hidhur për shumë vjet. Shumë nga njerëzit e Mi vajtën të luten për të dhe t’i tregojnë se Unë mund ta shëroja. Ajo tha, ‘Zoti ma bëri këtë,’ dhe nuk do të pendohej dhe të besonte ungjillin. Madje njëherë ajo më njihte Mua, por me kalimin e kohës filloi të më urrej."

 “Ajo tha se nuk kishte nevojë për Zotin dhe nuk donte që Unë ta shëroja. Përsëri Unë ju luta sepse akoma doja ta ndihmoja, doja ta shëroja dhe ta bekoja atë. Ajo më ktheu shpinën dhe më shante. Ajo thoshte se nuk më donte Mua. Shpirti Im i lutej asaj. Madje edhe pasi ajo më kishte kthyer shpinën Mua, përsëri provova ta tërhiqja me anë të shpirtit Tim por ajo nuk më dëgjonte. Më në fund ajo vdiq dhe erdhi këtu.”

Gruaja plakë i thirri Jesusit, “Zoti Jesus, të lutem më fal mua tani. Më vjen keq që nuk u pendova sa isha në tokë.” Me dënesë të madhe ajo i thërriste Jesusit, “A po të isha penduar para se të ishte teper vonë! Zot, më ndihmo të dal që këtej. Unë do të shërbej Ty. Unë do të sillem mirë. A nuk kam vuajtur mjaft? Përse prita deri kaq vonë? Oh, përse prita deri sa Shpirti Yt hoqi dorë nga përpjekjet për mua? Jesusi i tha asaj, “Ti e pate një mundësi pas një tjetre për t'u penduar dhe për të më shërbyer Mua.” Trishtimi lexohej në gjithë fytyrën e Jesusit kur ne u larguam.

Ndërsa shikoja gruan plakë që qante, pyeta, “Zot,çfarë vjen më pas?” Mund ta ndjeja frikën rreth e rrotull meje. Pikëllimi, britmat e dhimbjes dhe një atmosferë vdekje ishte ngado. Jesusi dhe unë ecnim me pikëllim dhe keqardhje për tek gropa tjetër. Vetëm me forcën e Tij unë isha në gjëndje të vashdoja. Edhe në distancë munda të dëgjoj thirrjet e gruas plakë për pendim dhe lutje për falje. Po mendoja nëse kishte diçka që unë të bëja ta ndihmoja. O mëkatar, të lutem mos prit deri sa Shpirti i Zotit të ndaloj përpjekjet për ty.

Në gropën tjetër ishte një grua në gjunjë, sikur po kërkonte diçka. Forma e skeletit të saj ishte plot me vrima. Kockat dukeshin tejpërtej dhe fustani i saj i grisur kishte marrë flakë. Kokën e kishte tullac dhe kishte vetëm gropa atje ku sytë dhe hunda duhej të ishin. Një zjarr i vogël digjej rreth këmbëve të saj atje ku ajo ishte ulur në gjunjë dhe gërvishte anët e gropës së squfurt. Zjarri i ngjitej nëpër duar dhe mishi i vdekur i binte kur gërmonte. Rënkime të llahtarshme e shkundën atë. “O Zot, O Zot,” qante ajo, “dua të dal.”

Ndërsa shikonim, ajo doli më në fund me këmbë në majë të gropës. Unë mendova se ajo do të dilte kur një djall i madh me krahë të mëdha që dukeshin sikur thyheshin në majë dhe vareshin përgjatë anëve, vrapoi drejt saj. Ai ishte në ngjyrë të zezë në kafe dhe kishte flokë në gjithë formën e tij të madhe. Sytë i kishte të futura thellë dhe kishte madhësinë e një ariu të madh të përhimtë.

Djalli nxitoi tek gruaja dhe e shtyhu atë fort brënda në gropë dhe në zjarr. Pashë e tmerruar kur ajo ra. Më erdhi shumë keq për atë. Doja ta merrja në krah dhe ta mbaja, ti kërkoja Zotit ta shëronte dhe ta nxirrte që andej.

Jesusi I dinte mendimet e mia dhe tha, “bija Ime, gjykimi është vendosur. Zoti ka folur. Madje dhe kur ishte fëmijë, Unë e thirra, e thirra atë të pendohet dhe të më shërbej Mua. Kur ajo ishte 16 vjeç, Unë shkova tek ajo dhe i thashë, ‘Unë të dua. Ma jep jetën tënde Mua dhe eja më ndiq sepse të kam thirrur për një qëllim të veçantë: E thirra gjithë jetën e saj por ajo nuk më dëgjonte. Ajo tha,’ Një ditë do të shërbej. Nuk kam kohë për Ty tani. Nuk kam kohë, nuk kam kohë, kam jetën time plot me dëfrime. Nuk kam kohë, nuk kam kohë të shërbej Ty, Jesus. Nesër do të shërbej.’ E nesërmja nuk erdhi sepse ajo priti tepër vonë.”

Gruaja i thirri Jesusit, “Shpirti im është me të vërtet në mundim. Nuk ka asnjë rrugëdalje. E di se unë doja botën më shumë se Ty, Zot. Unë doja pasuritë, famën dhe fatin dhe i kisha ato. Unë mund të bleja gjithçka që doja; Isha vetë bose. Isha gruaja më simpatike dhe më e veshur e kohës sime. Kisha pasuri, famë dhe fat, por e kupotva se nuk mund t'i merrja ato me vete pas vdekje. O Zot, ferri është i tmerrshëm. Nuk kam fare pushim as ditë as natë. Jam gjithmonë ne dhimbje dhe torturë. Më ndihmo, Zot,” qante ajo.

Gruaja vështroi nga Jesusi me dëshpërim dhe tha, “Zoti im i ëmbël, a sikur të kisha dëgjuar Ty! Jam penduar për këtë përgjithmonë. E planifikova të shërbeja Ty një ditë – kur të isha gati. Mendova se Ti do të ishe atje për mua gjithmonë. Por sa gabim e kisha! Unë isha një nga gratë më të kërkuara në atë kohë për bukurinë time. E dija se Zoti po më thërriste të pendohesha. Gjatë gjithë jetës sime Ai më tërhiqte me fijet e dashurisë por unë mendova se mund ta përdorja Zotin ashtu si përdorja të tjerët. Ai do të ishte atje gjithmonë. Oh po, e kam përdorur Zotin! Ai përpiqej kaq shumë të më bënte mua t’i shërbeja Atij, por gjatë gjithë kohës medoja se nuk kisha nevojë për Atë. Sa gabim e kisha!”

“Por satani filloi të më përdori mua dhe unë fillova ti shërbej satanit sa vinte e më shumë. Më në fund e doja atë më shumë se Zotin. Më pëlqente të bëja mëkat dhe nuk kthehesha tek Zoti. Satani përdori bukurinë dhe paratë e mia, dhe të gjitha mendimet e mia u drejtuan se sa pushtet do të më jepte ai. Madje dhe atëherë, Zoti vazhdoi të më tërhiqte drejt vetes. Por unë mendoja se kam të nesërmen apo ditën tjetër. Dhe një ditë ndërsa ecja me makinë, makina u përplas tek një shtëpi dhe unë u vrava. Zot, të lutem më nxirr.”

Ndërsa fliste, duart dhe krahët e saj kockë e lëkurë, zgjateshin drejt Jesusit dhe flakët vazhdonin ta digjnin. Jesusi tha, “Gjykimi është vendosur.” Lotë i rridhnin nëpër faqe ndërsa kalonim tek gropa tjetër. Po qaja brënda vetes për tmerret e ferrit. “I dashur Zot,” thirra unë, “vuajtja është e vërtetë. Kur një shpirt hyn këtu, nuk ka më shpresë, as jetë dhe as dashuri. Ferri është mëse i vërtetë.” Asnjë rrugëdalje, mendova. Ajo do të digjet në ferr përgjithmonë.

“Koha po mbaron,” tha Jesusi. “Do të kthehemi prapë nesër.”

Miq, nëse po jetoni në mëkat, ju lutem pendohuni. Nëse keni ri-lindur përsëri (besoj e ka fjalën për pagëzimin) dhe i keni kthyer shpinën Zotit, pendohuni dhe kthehuni tek Ai tani. Jetoni mirë dhe  përfaqësoni të vërtetën. Zgjohuni para se të jetë tepër vonë, dhe ju mund të jetoni përherë me Zotin në parajsë.

Jesusi foli përsëri, “Ferri ka trup (si një formë njeriu) i shtrirë me kurriz në qëndër të tokës. Ferri ka formën e një trup njeriu shumë te madh dhe me shumë dhoma torture.

“Kujto ti thuash njerëzve në tokë se ferri është i vërtetë. Miliona shpirtra të humbur janë këtu, dhe më shumë po vijnë çdo ditë. Në Ditën e Gjykimit të Madh, vdekja dhe ferri do të hidhen në liqenin e zjarrit; kjo do të jetë vdekja e dytë.”