Kapitulli 2 - pjesa 2


Jesusi tha, “Ferri është i vërtetë, gjykimi është i vërtetë. Unë i dua ata, bija Ime. Ky është vetëm fillimi i gjërave të frikshme që do të tregoj. Shumë të tjera do të vijnë më pas. Tregoi botës për mua se ferri është i vërtetë dhe se burrat dhe gratë duhet të pendohen për mëkatet e tyre. Eja, më ndiq. Duhet të vazhdojmë.”

Në gropën tjetër ishte një grua trup-vogël që dukej se ishte rreth 80 vjeç. Nuk mund të them se si e dija moshën e saj, por e dija. Lëkura ishte e hequr nga kocka prej një flake të vazhdueshme, dhe vetëm kockat kishin mbetur me një shpirt të mjergullt ngjyrë gri përbrënda.E shikoja ndërsa zjarri e digjte. Pastaj ishin vetëm kockas dhe krimbat që zvarriteshin nga brënda të cilat zjarri nuk mund ti digjte.

“Zot, sa e tmerrshme!” thirra unë. “Nuk e di a mund të vashdoj sepse kjo është pamasë e tmerrshme.” Për aq sa munda të shoh, shpirtrat digjeshin në gropat e zjarrit.

“Bija Ime, kjo është edhe arsyeja që ti ke ardhur këtu,” u përgjigj Jesusi. “Ti duhet ta dish dhe ta tregosh të vërtetën mbi ferrin. Parajsa është e vërtetë! Ferri është I vërtetë! Eja, duhet të vazhdojmë.”

I hodha sytë përsëri tek gruaja. Britmat e saj ishin kaq trishtuese. Ndërsa e shikoja, ajo i bashkoi të dyja duart e saj kockë e lëkurë, sikur bënte lutje. Nuk mund ti mbaja lotët. Isha në një formë shpirtërore dhe qaja. E dija se edhe njerëzit në ferr i ndjenin të gjitha këto gjëra gjithashtu.

Jesusi i dinte mendimet e mia. “Po bijë,” tha Ai, “ata i ndjejnë. Kur njerëzit vijnë këtu, i kanë të gjëjtat ndjenja dhe mendime sikur janë në tokë. Ata i mbajnë mënd familjet dhe miqtë e tyre dhe gjatë gjithë kohës kanë patur mundësi të pendohen por nuk kanë pranuar ta bëjnë. Kujtesa është gjithmonë me ata. Vetëm po të kishin besuar ungjillin dhe të pendoheshin para se të ishte tepër vonë.”

E vështrova atë gruan plakë përsëri dhe këtë herë vura re se kishte vetëm një këmbë dhe dukej të kishte vrima të shpuara në kockën e kofshës. “Çfarë janë këto, Jesus?” pyeta unë.

Ai tha, “bijë, kur ajo ishte në tokë, kishte kancer dhe kishte shumë dhimbje. Operimi u bë për t’i shpëtuar jetën. Ajo u bë një grua plakë e hidhur për shumë vjet. Shumë nga njerëzit e Mi vajtën të luten për të dhe t’i tregojnë se Unë mund ta shëroja. Ajo tha, ‘Zoti ma bëri këtë,’ dhe nuk do të pendohej dhe të besonte ungjillin. Madje njëherë ajo më njihte Mua, por me kalimin e kohës filloi të më urrej."

 “Ajo tha se nuk kishte nevojë për Zotin dhe nuk donte që Unë ta shëroja. Përsëri Unë ju luta sepse akoma doja ta ndihmoja, doja ta shëroja dhe ta bekoja atë. Ajo më ktheu shpinën dhe më shante. Ajo thoshte se nuk më donte Mua. Shpirti Im i lutej asaj. Madje edhe pasi ajo më kishte kthyer shpinën Mua, përsëri provova ta tërhiqja me anë të shpirtit Tim por ajo nuk më dëgjonte. Më në fund ajo vdiq dhe erdhi këtu.”

Gruaja plakë i thirri Jesusit, “Zoti Jesus, të lutem më fal mua tani. Më vjen keq që nuk u pendova sa isha në tokë.” Me dënesë të madhe ajo i thërriste Jesusit, “A po të isha penduar para se të ishte teper vonë! Zot, më ndihmo të dal që këtej. Unë do të shërbej Ty. Unë do të sillem mirë. A nuk kam vuajtur mjaft? Përse prita deri kaq vonë? Oh, përse prita deri sa Shpirti Yt hoqi dorë nga përpjekjet për mua? Jesusi i tha asaj, “Ti e pate një mundësi pas një tjetre për t'u penduar dhe për të më shërbyer Mua.” Trishtimi lexohej në gjithë fytyrën e Jesusit kur ne u larguam.

Ndërsa shikoja gruan plakë që qante, pyeta, “Zot,çfarë vjen më pas?” Mund ta ndjeja frikën rreth e rrotull meje. Pikëllimi, britmat e dhimbjes dhe një atmosferë vdekje ishte ngado. Jesusi dhe unë ecnim me pikëllim dhe keqardhje për tek gropa tjetër. Vetëm me forcën e Tij unë isha në gjëndje të vashdoja. Edhe në distancë munda të dëgjoj thirrjet e gruas plakë për pendim dhe lutje për falje. Po mendoja nëse kishte diçka që unë të bëja ta ndihmoja. O mëkatar, të lutem mos prit deri sa Shpirti i Zotit të ndaloj përpjekjet për ty.

Në gropën tjetër ishte një grua në gjunjë, sikur po kërkonte diçka. Forma e skeletit të saj ishte plot me vrima. Kockat dukeshin tejpërtej dhe fustani i saj i grisur kishte marrë flakë. Kokën e kishte tullac dhe kishte vetëm gropa atje ku sytë dhe hunda duhej të ishin. Një zjarr i vogël digjej rreth këmbëve të saj atje ku ajo ishte ulur në gjunjë dhe gërvishte anët e gropës së squfurt. Zjarri i ngjitej nëpër duar dhe mishi i vdekur i binte kur gërmonte. Rënkime të llahtarshme e shkundën atë. “O Zot, O Zot,” qante ajo, “dua të dal.”

Ndërsa shikonim, ajo doli më në fund me këmbë në majë të gropës. Unë mendova se ajo do të dilte kur një djall i madh me krahë të mëdha që dukeshin sikur thyheshin në majë dhe vareshin përgjatë anëve, vrapoi drejt saj. Ai ishte në ngjyrë të zezë në kafe dhe kishte flokë në gjithë formën e tij të madhe. Sytë i kishte të futura thellë dhe kishte madhësinë e një ariu të madh të përhimtë.

Djalli nxitoi tek gruaja dhe e shtyhu atë fort brënda në gropë dhe në zjarr. Pashë e tmerruar kur ajo ra. Më erdhi shumë keq për atë. Doja ta merrja në krah dhe ta mbaja, ti kërkoja Zotit ta shëronte dhe ta nxirrte që andej.

Jesusi I dinte mendimet e mia dhe tha, “bija Ime, gjykimi është vendosur. Zoti ka folur. Madje dhe kur ishte fëmijë, Unë e thirra, e thirra atë të pendohet dhe të më shërbej Mua. Kur ajo ishte 16 vjeç, Unë shkova tek ajo dhe i thashë, ‘Unë të dua. Ma jep jetën tënde Mua dhe eja më ndiq sepse të kam thirrur për një qëllim të veçantë: E thirra gjithë jetën e saj por ajo nuk më dëgjonte. Ajo tha,’ Një ditë do të shërbej. Nuk kam kohë për Ty tani. Nuk kam kohë, nuk kam kohë, kam jetën time plot me dëfrime. Nuk kam kohë, nuk kam kohë të shërbej Ty, Jesus. Nesër do të shërbej.’ E nesërmja nuk erdhi sepse ajo priti tepër vonë.”

Gruaja i thirri Jesusit, “Shpirti im është me të vërtet në mundim. Nuk ka asnjë rrugëdalje. E di se unë doja botën më shumë se Ty, Zot. Unë doja pasuritë, famën dhe fatin dhe i kisha ato. Unë mund të bleja gjithçka që doja; Isha vetë bose. Isha gruaja më simpatike dhe më e veshur e kohës sime. Kisha pasuri, famë dhe fat, por e kupotva se nuk mund t'i merrja ato me vete pas vdekje. O Zot, ferri është i tmerrshëm. Nuk kam fare pushim as ditë as natë. Jam gjithmonë ne dhimbje dhe torturë. Më ndihmo, Zot,” qante ajo.

Gruaja vështroi nga Jesusi me dëshpërim dhe tha, “Zoti im i ëmbël, a sikur të kisha dëgjuar Ty! Jam penduar për këtë përgjithmonë. E planifikova të shërbeja Ty një ditë – kur të isha gati. Mendova se Ti do të ishe atje për mua gjithmonë. Por sa gabim e kisha! Unë isha një nga gratë më të kërkuara në atë kohë për bukurinë time. E dija se Zoti po më thërriste të pendohesha. Gjatë gjithë jetës sime Ai më tërhiqte me fijet e dashurisë por unë mendova se mund ta përdorja Zotin ashtu si përdorja të tjerët. Ai do të ishte atje gjithmonë. Oh po, e kam përdorur Zotin! Ai përpiqej kaq shumë të më bënte mua t’i shërbeja Atij, por gjatë gjithë kohës medoja se nuk kisha nevojë për Atë. Sa gabim e kisha!”

“Por satani filloi të më përdori mua dhe unë fillova ti shërbej satanit sa vinte e më shumë. Më në fund e doja atë më shumë se Zotin. Më pëlqente të bëja mëkat dhe nuk kthehesha tek Zoti. Satani përdori bukurinë dhe paratë e mia, dhe të gjitha mendimet e mia u drejtuan se sa pushtet do të më jepte ai. Madje dhe atëherë, Zoti vazhdoi të më tërhiqte drejt vetes. Por unë mendoja se kam të nesërmen apo ditën tjetër. Dhe një ditë ndërsa ecja me makinë, makina u përplas tek një shtëpi dhe unë u vrava. Zot, të lutem më nxirr.”

Ndërsa fliste, duart dhe krahët e saj kockë e lëkurë, zgjateshin drejt Jesusit dhe flakët vazhdonin ta digjnin. Jesusi tha, “Gjykimi është vendosur.” Lotë i rridhnin nëpër faqe ndërsa kalonim tek gropa tjetër. Po qaja brënda vetes për tmerret e ferrit. “I dashur Zot,” thirra unë, “vuajtja është e vërtetë. Kur një shpirt hyn këtu, nuk ka më shpresë, as jetë dhe as dashuri. Ferri është mëse i vërtetë.” Asnjë rrugëdalje, mendova. Ajo do të digjet në ferr përgjithmonë.

“Koha po mbaron,” tha Jesusi. “Do të kthehemi prapë nesër.”

Miq, nëse po jetoni në mëkat, ju lutem pendohuni. Nëse keni ri-lindur përsëri (besoj e ka fjalën për pagëzimin) dhe i keni kthyer shpinën Zotit, pendohuni dhe kthehuni tek Ai tani. Jetoni mirë dhe  përfaqësoni të vërtetën. Zgjohuni para se të jetë tepër vonë, dhe ju mund të jetoni përherë me Zotin në parajsë.

Jesusi foli përsëri, “Ferri ka trup (si një formë njeriu) i shtrirë me kurriz në qëndër të tokës. Ferri ka formën e një trup njeriu shumë te madh dhe me shumë dhoma torture.

“Kujto ti thuash njerëzve në tokë se ferri është i vërtetë. Miliona shpirtra të humbur janë këtu, dhe më shumë po vijnë çdo ditë. Në Ditën e Gjykimit të Madh, vdekja dhe ferri do të hidhen në liqenin e zjarrit; kjo do të jetë vdekja e dytë.”

No comments:

Post a Comment