KAPITULLI 12 - Brirët

< Kapitulli 11                                                                                 Kapitulli 13 >

KAPITULLI 12 - Brirët

Jesusi tha, “Sonte, bija Ime, do të shkojmë në një pjesë tjetër të zemrës së ferrit. Unë dua të tregoj për brirët dhe se si ato do të përdoren për të dërguar shpirtrat e ligj dhe forcat djallëzore lart në sipërfaqe të tokës.”

Ndërsa Jesusi fliste, unë fillova të shikoj një vizion të hapur. Në këtë vizion, pashë një shtëpi të vjetër ferme, pa jetë dhe të zymtë, të rrethuar me pemë të kalbura dhe bar të lartë pa jetë. Oborri përreth shtëpisë ishte i ndotur nga gjëra të kalbura. Nuk kishte jetë atje. Shtëpia dukej sikur ishte e stabilizuar anëve por po fundesej në qëndër të fushës. Nuk kishte ndërtesa të tjera në dukje.

Vdekja ishte ngado. E dija se shtëpia ishte pjesë e ferrit, por nuk munda ta kuptoj se çfarë po shikoja. Brënda, mbrapa dritareve të errëta, dalloheshin hije të mëdha në formë njeriu. Kishte diçka të lig në paraqitjen e tyre. Njëra nga këto forma lëvizi drejt derës dhe e hapi atë.

Vështroja se si një burrë tepër I madh me muskuj jashtmase të mëdhenj doli tek dera dhe ecte në oborr. E pashë atë shumë qartë. Ishte rreth 6 feet i lartë (1.82m) me një trup masiv si të një ngritësi peshash. Kishte një ngjyrë gri të zymtë si ishte dhe ambjenti përreth. Kishte veshur vetëm një palë pantallona burrash. Ato ishin në ngjyrën gri dhe pa jetë ashtu si dhe lëkura e tij në pjesën e sipërme të trupit. Mishin e kishte si me luspa dhe kokën shumë të madhe. Në fakt, koka ishte kaq e madhe saqë këmbët ishin përthyer ngaqë mbanin peshën e rëndë. Këmbët i kishte si thundrat e dërrit. Fytyra ishte e vrazhdë dhe djallëzore dhe dukej se ishte shumë i vjetër. Sytë e tij ishin pa jetë dhe fytyra ishte shumë e gjërë.

Në këtë vizion, pashë këtë krijesë të tmerrshme që u largua nga oborri i vjetër. Toka dridhej kur ai lëvizte dhe brirët i dilnin nga sipër kokës – brirë të mëdhenj që rriteshin lartë e më lartë sa nuk mund t’i shikoje. Kur ecte, e shikoja se si brirët i rriteshin kaq ngadalë. Brirë të tjerë fillonin ti rriteshin gjithashtu nga koka. Brirë të vegjël dilnin nga brirët e mëdhënj. Pashë se koka e tij ishte si një bishë  - një bishë e ligë e fuqishme dhe plot me shkatërrim. Çdo hap që hidhte e dridhte tokën.

Jesusi tha, “Vështro.”

Pashë brirët ndërsa ngjiteshin lart dhe përfundonin nëpër shtëpira, kisha, spitale, zyra dhe ndërtesa të gjitha llojeve sipër në tokë. Brirët shkaktonin dëme të mëdha në gjithë tokën. Pashë bishën të fliste dhe shpirtrat djallëzor të hidheshin në tokë. Pashë shumë njerës të joshur nga këto forca fjallëzore dhe të bien në kurthet e Satanit.

Ne jemi në një luftë – e mira kundër të ligës, mendova unë.
“Ne jemi në luftë, “ dëgjova të thoshte Shpirti i Zotit. “E mira kundër të ligës.”

Re të zeza dilnin nga brirët dhe fshihnin shumë forma të liga që po dilnin për në tokë. Të gjitha neveritë që Zoti i urren ishin atje. Pashë mbretëri të ngriheshin nga toka dhe miliona njerëz fillonin ti ndiqnin këto forca të liga. Pashë brirët e vjetër që u hoqën dhe brirë të rinj rriteshin në vënd të tyre.

Dëgjova Jesusin të thoshte, “Kjo ka filluar të ndodhi tani! Këto gjëra janë, ishin dhe do të jenë. Njerëzit do të bëhen të dashurit e vetvetes sesa të Zotit. I ligu do të jetë i shfrenuar në ditët e fundit. Burra dhe gra do të duan shtëpitë e tyre, makinat, tokat, ndërtesat, bizneset, florinin dhe argjëndin e tyre më shumë sesa Mua.”

“Pendohuni,” tha Ai, “sepse Unë jam një Zot xheloz. Asgjë nuk mund të vihet para adhurimit Tim – as vajzat apo djemtë tuaj, gratë apo burrat. Sepse Zoti është një Shpirt dhe Ai duhet të adhurohet në Shpirt dhe në të vërtetë.”

Shikoja se si brirët lëviznin mbi faqen e dheut, duke u ngritur deri lart në qiell. Mbretëri të reja ngriheshin dhe kishte luftë dhe shkatërrim në mbarë tokën. Ata që e adhuronin bishën ishin të shumtë.

Bisha djallëzore me brirët ecte lart e poshtë sikur ishte në mendime, dhe toka dridhej nën peshën e tij. Pas disa minutash ai u kthye tek shtëpia e fermës. Re të zeza u krijuan dhe shumë ishin të vdekur në tokë.

E pashë botën në mes të një fatkeqësie të madhe dhe fillova të lutem me gjithë zemër.”O Zot, na ndihmo,” thirra unë. Pastaj dy bisha të mëdha në formë shpirti dolën nga toka dhe filluan të bëjnë luftë me njëri tjetrin. E dija se ata erdhën nga ferri.

Një turmë e madhe njerëzish qëndronin duke vështruar luftën midis këtyre dy djajve. Dhe pastaj pashë diçka të ngrihej nga toka midis tyre. Ata ndaluan së luftuari dhe qëndruan në secilën atë të një anije të madhe. Të dyja bishat u përpoqën për të shkatërruar anijen por nuk mundën. Ata e shtynë atë poshtë tokës dhe e fundosën atë mes tyre. Ata qëndronin ballë për ballë përsëri, gati për të filluar luftën e tyre.

Dëgjova një zë që tha, “Shiko.”

Ndërsa shikoja, një dritë u shfaq në tokë ku anija ishte fundosur. Anija u rishfaq përsëri mbi sipërfaqen e tokës dhe u bë një disk i madh. Të dy bishat filluan të marrin formë të tjera dhe u bënë të mëdha dhe të zeza. Një derë para diskut u hap dhe një rreze e fortë drite shfaqi një radhë shkallësh. Shkallët zbrisnin poshtë, poshtë në tokë dhe dëgjova një zë që tha, “Në ferr!”

Ishte një ndjesi e fortë djallëzore në ajër dhe u ndjeva e humbur ndërsa shikoja. Një forcë paralizuese doli nga disku dhe nuk kisha askund se ku të vrapoja. U ndjeva e zënë në grackë edhe pse isha si Shpirt.

Pothuajse menjëherë, Jesusi më ngriti lart e më lart deri sa munda të shikoja poshtë këtij vizioni. Por tani shkallët janë bërë si një shkallë lëvizëse që lëviznin lartë e poshtë nga zemra e tokës. Kur isha përkrah Jesusit, ndjehesha e sigurtë dhe e mbrojtur. “Do të dali nga ferri,” dëgjova një zë që foli.

Jesusi tha, “Kjo do të ndodhi. Kjo është ende për të ardhur. Shkruaje që të gjithë ta dinë.

Në vizionin tim shkalla lëvizëse sillte lart forca djallëzore dhe shpirtra të ligj. Të dyja bishat qëndronin, secila nga një anë e anijes, dhe pashë që ato filluan të ndryshinin përsëri. Dëgjova zhurmën e një ulërime të madhe – zhurmën e motorave që lëviznin më një shpejtësi të madhe. Kokat e bishave u bënë të mëdha dhe një dritë filloi të mbushte duart e tyre. Pashë se si të dyja bishat dhe anija u bashkuan të treja së bashku.

Shumë shpirtra, që dukeshin sikur ecnin në gjumë, marshonin drejt një nga bishat. Për orë të tëra shikoja këtë pamje të trishueshme, deri sa më në fund, njëra nga bishat ishte e mbushur plot me njerëz. Ndërsa dëgjoja, nga bisha e parë erdhi një ulërimë e madhe si ajo e një avioni që ishte gati për tu ngritur. Bisha e merrte fuqinë nga anija. Kur filloi të flututoj, ai u bë përsëri në formën e njeriut. Kur fluturonte, koka dukej sikur ishte plot me drita dhe forcë e madhe dilte prej tij.

Ndërsa u zhduk në qiell, koka e tij u bë përsëri një anije.

Akoma mund të dëgjoja zhurmën e bishës së parë kur shikoja se si bisha e dytë po mbushej me shpirtra. Kur u mbush plot, pashë bishën e dytë që filloi të shkoj drejt si rraketë. Ai u bashkua me bishën tjetër dhe të dy largoheshin ngadalë në qiellin e zymtë. Bisha e dytë, gjithashtu, morri formën e një burri. Dëgjova ulërimën e tyre të madhe kur u larguan.

Po mendoja se çfarë donte të thoshte kjo. Pashë anijen, apo diskun, që u vendos përsëri në tokë. Toka u mbyll mbi të deri sa u zhduk nga sytë. Ndërsa vizioni flloi të zbehej, pashë një sallë të madhe gjyqi dhe mendova për fronin e madh të bardhë të gjykimit.

 Kapitulli 13 >

KAPITULLI 11 - Errësira e jashtme

< Kapitulli 10                                                                                   Kapitulli 12 >

KAPITULLI 11 - Errësira e jashtme

Natë pas nate Jesusi dhe unë u kthyem në ferr me qëllim që unë të mund të shkruaja rreth këtyre të vërtetave të tmerrshme. Sa herë që ne kalonim nga zemra e ferrit, unë ecja shumë afër Jesusit. Një frikë e e madhe më mbërthente shpirtin sa herë që kujtoja se çfarë më kishte ndodhur atje. E dija se duhej të vazhdoja të shpëtoja shpirtrat. Por ishte vetëm prej mëshirës së Zotit që unë mund të kthehesha atje.

Ne ndaluam para një grup djajsh që po këndonin dhe lavdëronin Satanin. Ata dukej sikur po kënaqeshin shumë. Jesusi tha, “Unë do të lë që të dëgjosh se çfarë po thonë.”

“Ne do të shkojmë tek kjo shtëpi sot dhe do të torturojmë ata që janë atje. Ne do të marrim më shumë pushtet nga Zoti Satan, nëse e bëjmë këtë si duhet, “ thanë ata.

“Oh, po, ne do të shkaktojmë shumë dhimbje dhe sëmundje atje dhe shumë pikëllim për të gjithë ata”. Ata filluan të kërcenin dhe këndonin këngë djallëzore si lavdërim për Satanin, i lavdishëm në ligësi.

Një djall tha, “Ne duhet të bëjmë shumë kujdes për ata që besojnë në Jesus, sepse ata mund të na dëbojnë.” “Po,” tha tjetri, “në emrin e Jesusit ne duhet tia mbathim.” Pastaj një djall i fundit tha, “Por ne nuk do të shkojmë tek ata që e njohin Jesusin dhe fuqinë e emrit të Tij.”

“Ëngjëjt e Mi,” tha Jesusi, “i ruajnë njerëzit e Mi nga këta shpirtra të ligj dhe veprat e tyre nuk përparojnë. Unë gjithashtu mbroj shumë nga të pashpëtuarit,  edhe pse ata nuk e dinë këtë. Unë kam shumë ëngjëj që punojnë për të ndaluar planet djallëzore të Satanit”.

Jesusi tha, “Ka shumë djajë në ajër dhe në tokë. Unë të kam lejuar të shikosh disa prej këtyre djajve, por jo të tjerët. Për këtë arsye ungjilli duhet t’i predikohet gjithësecilit. E vërteta do ti çliroj njerëzit dhe Unë do ti mbroj nga i ligu. Në emrin Tim është shpëtimi dhe liria. Unë kam gjithë fuqinë në Qiell dhe në tokë. Mos e kini frikë Satanin, por kini frikë Zotin”.

Ndërsa ecnim përmes ferrit, Jesusi dhe unë arritëm tek një burrë shumë i madh dhe i errët. Ai ishte i mbështjellë nga errësira dhe kishte pamjen e një ëngjëlli. Ai po mbante diçka në dorën e majtë. Jesusi tha, “Ky vënd është quajtur errësira e jashtme”.

Dëgjoja të qara dhe kërcitje dhëmbësh. Askund më parë nuk ka patur një mungesë shprese të thellë sa ndjeva në këtë vënd. Ëngjëlli që qëndronte para nesh nuk kishte krahë. Dukej të ishte 30 feet (9.14m) i gjatë, dhe e dinte me saktësi se çfarë po bënte. Kishte një disk të madh në dorën e majtë dhe po kthehej ngadalë me diskun e ngritur lart sikur po bëhej gati ta hidhte.

Ishte një zjarr në mes të diskut dhe terr i zi në anësoret e jashtme. Ëngjëlli e mbante dorën poshtë diskut dhe shtrihej sa më shumë mbrapsh për të arritur nivel më të lartë.

Po mendoja se kush mund të ishte ky ëngjëll gjigant dhe se çfarë do të bënte. Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha përsëri, “Kjo është errësira e jashtme. Kujtoje se Fjala Ime thotë, ‘Bijtë e mbretërisë do të flaken në errësirat e jashtme, do të ketë të qara dhe kërcitje dhëmbësh.(Mateu 8:12)

“Zot,” thashë unë, “Ti do të thuash se shërbëtorët e Tu janë këtu?”

Po,” tha Jesusi, “shërbëtorët që kthyen shpinën pasi i thirra ata. Shërbëtorët që donin botën më shumë se Mua dhe u kthyen të zhyten në llumin e mëkatit. Shërbëtorët që nuk përfaqësonin të vërtetën dhe shenjtërinë. Është më mirë për dikë që kurrë nuk më ka shërbyer sesa të kthej shpinën pasi ka filluar të më shërbej Mua”.

“Më besoni Mua,” tha Jesusi, “Nëse mëkaton, ti do të japësh llogari para Atit. Nëse pendohesh për mëkatet e tya, Unë do të jem besnik të pastroj ty nga e gjithë padrejtësia. Por nëse nuk pendohesh, Unë do të vij në një kohë kur ti nuk e mendon dhe ti do të hiqesh me jobesimtarët dhe do të hidhesh në errërirën e jashtme”.

Shikoja se si ëngjëlli i errët e hodhi diskun e madh larg, shumë larg në errësirë.

“Flala Ime e ka kuptimin ashtu si thuhet; ‘ata do të flaken në errësirën e jashtme’.”

Dhe pastaj, menjëherë, Jesusi dhe unë ishim në ajër duke e ndjekur diskun nëpër hapësirë. Erdhëm në anën e jashtme të diskut dhe qëndronim duke parë brënda.

Ishte një zjarr në qëndër të diskut dhe njërëzit notonin brënda dhe jashtë, sipër dhe poshtë flakëve valëvitëse. Nuk kishte asnjë djall apo shpirt të lig këtu, vetëm shpirtra që digjeshin në një det zjarri.

Jashtë diskut ishte pjesa më e zezë e errësirës. Vetëm drita e flakëve në disk ndriçonte ajrin e natës. Në këtë dritë unë pashë njerëz që përpiqeshin të notonin drejt anëve të diskut. Disa prej tyre gati arrinin tek anët kur nëj forcë thithëse nga brënda diskut do ti tërhiqte ata mbrapsh drejt flakës. Shikoja se si format e tyre shndërroheshin në skelete me shpirtra në ngjyrë gri. Atëherë e kuptova se kjo ishte thjesht një pjesë tjetër e ferrit.

Dhe pastaj pashë si në një vizion ëngjëjt që po hapnin vulat. Kombet dhe mbretëritë dukeshin sikur ishin të mbyllura poshtë tyre. Kur ëngjëjt i hapën vulat, burra dhe gra, djem dhe vajza marshonin drejt flakëve të zjarrit.

Vështroja me një habi të trishtueshme, duke menduar nëse i njihja ndonjë nga shërbëtorët e rënë të Zotit që po marshonin pranë. Nuk mund ta hiqja kokën nga pamja që shpirtrat marshonin drejt zjarrit dhe askush nuk po përpiqej t'i ndalonte. Unë thirra, “Zot, të lutem ndaloi ata para se të arrijnë zjarrin!”

Por Jesusi tha, “Ai që ka veshë duhet të dëgjoj. Ai që ka sy duhet të shikoj. Bija Ime, bërtit kundër mëkatit dhe djallëzisë. Tregoju shërbëtorëve të Mi të jenë besnik dhe të thërresin emrin e Zotit. Unë po të çoj në këtë vënd të tmerrshëm me qëllim që ti t'ju tregosh atyre për ferrin”.

Jesusi vazhdoi, “Disa nuk do të besojnë ty. Disa do të thonë se Zoti është tepër I mirë për ti dërguar burrat dhe gratë në ferr. Por thuaju atyre se Fjala Ime është e vërtetë. Thuaji atyre se I frikësuari dhe mosbesuesi do të kenë pjesën e tyre në liqenin e zjarrit”.

KAPITULLI 10 – Zemra e Ferrit

<Kapitulli 9                                                                                      Kapitulli 11>


KAPITULLI 10 – Zemra e Ferrit

Gjatë natës unë dhe Jesusi shkuam ne ferr. Gjatë ditës, ferri ishte gjithmonë para syve të mi. U përpoqa t'ju tregoj të tjerëve për atë që pashë, por ata nuk më besonin. U ndjeva kaq e vetmuar dhe vetëm me hirin e Zotit mund të vazhdoja. Gjithë lavdia i përket Zotit Jesu Krisht.

Natën tjetër Jesusi dhe unë u kthyem në ferr. Ecnim përgjatë anëve të barkut të ferrit. I dallova këto pjesë ngaqë kisha qënë më parë. E njëjta kalbësirë, e njëjta aromë e ligë, i njëjti pisllik dhe ajër i nxehtë ishte ngado. Isha tashmë shumë e lodhur.

Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha, “Unë kurrë nuk do të lë apo braktis ty. E di se je e lodhur, por Unë do të jap forcë.”

Prekja e Jesusit më dha forcë dhe ne vazhduam të ecim. Para pashë një objekt të madh e të zi, e madhe pothuajse sa një fushë baseballi që dukej se lëvizte lartë e poshtë. M'u kujtua se më kishin thënë se kjo ishte “zemra e ferrit”.

Nga kjo zemër e zezë dilnin çfarë dukej si krahë apo brirë të mëdhenj. Ato dilnin prej saj, ngriheshin lart dhe dilnin nga ferri në tokë dhe sipër tokës. Po mendoja nëse këto brirë ishin ato për të cilat fliste Bibla.

Rreth e rrotull zemrës, toka ishte e thatë dhe ngjyrë kafe. Për rreth 30 feet (9.14m) nga të gjitha drejtimet, toka ishte e djegur dhe e thatë në një ngjyrë kafe si e ndryshkur. Zemra ishte më e zeza por një ngjyrë tjetër si ajo e lupsave të lëkurës së gjarprit ishte e trazuar me të zezën.

Një erë e tmerrshme dilte nga zemra sa herë që ajo rrihte. Lëvizte si një zemër e vërtetë dhe rrihte lart e poshtë. Një forcë e ligë e rethonte. E çuditur ndërsa shikoja këtë zemër të lig pyesja veten se cili ishte qëllimi i saj.

Jesusi tha, “Këto degë, që duken si arterjet e një zemre, janë tubat që kalojnë nëpër tokë për të hedhur ligësinë mbi të. Këto janë brirët që Danieli pa (Danieli: 7 & 8) dhe ato përfaqësojnë mbretëritë djallëzore ne tokë. Disa kanë qënë, disa do të jenë dhe disa janë tani. Mbretëri djallëzore do të lindin dhe Antikrishti do të sundoj mbi shumë njerëz, vënde dhe gjëra. Nëse do të jetë e mundur, vetë të zgjedhurit do të mashtrohen nga ai. Shumë do të largohen dhe do të adhurojnë bishën dhe imazhin e tij.”

“Nga këto degë apo brirë kryesorë, degë më të vogla do të rriten. Nga këto degë më të vogla do të vijnë djajë, shpirtra të ligj dhe të gjitha mënyrat e forcave të liga. Ata do të lëshohen mbi tokë dhe të udhëzuar nga Satani do të bëjnë shumë vepra të liga. Këto mbretëri dhe forca të liga do t'i binden bishës dhe shumë do ta ndjekin atë deri në shkatërrim. Ndodh që këtu në zemër të ferrit këto gjëra fillojnë.”

Këto janë fjalët që Jesusi më foli mua. Ai më udhëzoi t'i shkruaj dhe t'i hedh në një libër dhe t'i tregoj botës për ato. Këto fjalë janë të vërteta. Këto zbulime m'u treguan nga Zoti Jesu Krisht, që të gjithë t'i njohin dhe t'i kuptojnë veprat e Satanit dhe skemat djallëzore që ai planifikon për të ardhmen.

Jesusi tha, “Më ndiq Mua.” U ngjitëm në një shkallë që të çonte brënda në zemër, ku një derë u hap para nesh. Në zemër kishtë errësirë të plotë. I dëgjoja zhurmat e britmave dhe kishte një aromë të tmerrshme saqë po merrja frymë me zor. Në errësirë mund të shikoja vetëm Jesusin. Unë ecja shumë afër Atij.

Dhe papritur, Jesusi kishte ikur! Më e pabesueshmja kishte ndodhur. Unë isha e vetme në zemrën e ferrit. Më kapi tmerri. Frika më rrëmbeu shpirtin dhe vdekja më mbërtheu.

Unë po thërrisja Jesusin, “Ku je Ti? Ku je Ti? Oh, të lutem kthehu, Zot!” Unë thirra e thirra por askush nuk u përgjigj.

“O Zoti im,” bërtisja unë “Unë duhet të dal që këtu.” Fillova të vrapoj në errësirë. Kur prekja muret, ata dukeshin sikur merrnin frymë dhe lëviznin kundrejt duarve të mia. Dhe pastaj unë nuk isha më vetëm.

Dëgjova të qeshura kur dy djajë, të rrethuar nga një dritë e verdhë e zbehtë më mbërthyen të dyja duart. Ata shpejt vendosën zinxhira nëpër krahët e mi dhe filluan të më tërheqin poshtë në thellësi të zemrës. Unë bërtisja për Jesusin , por nuk kishte asnjë përgjigje. Unë qaja dhe u përpoqa me gjithë forcën time, por ata vazhdonin të më tërhiqnin sikur nuk ofroja asnjë lloj rezistence.

Ndërsa shkuam më thellë në zemër, ndjeva një dhimbje të tmerrshme kur një forcë më fërkonte trupin. Më dukej sikur mishi po më rripej. Bërtita e tmerruar.

Kapësit e mi më tërhiqnin në një qeli dhe më hodhën brënda. Kur e kyçën derën, fillova të bërtisja më fortë. Ata qeshnin me tallje dhe thanë, “Nuk do të bëj ndonjë të mirë të bërtasësh. Kur të vij koha jote, ti do të sillesh para shefit tonë. Ai do të torturoj ty për kënaqësinë e tij.”

Aroma e tmerrshme në zemër më ngjitej në trup. “Përse jam këtu? Ku është problemi? A jam e çmëndur? Më lër të dal! Më lër të dal!” bërtisja unë po pa rezultat.

Pas pak fillova të ndjej anën e qelisë në të cilën isha. Ishte e rrumbullakët dhe  butë si diçka e gjallë. Ishte e gjallë dhe filloi të lëviz. “O Zot,” bërtita unë. “Çfarë po ndodh? Jesus, ku je?” por vetëm jehona e zërit tim u kthye si përgjigje.

Frika – frika më e tmerrshme më mbërtheu shpirtin. Për herë të parë që kur Jesusi më la vetëm, fillova të kuptoj se isha e humbur pa shpresë fare. Qaja me dënese dhe thërrisja Jesusin herë pas here. Pastaj dëgjova një zë në errësirë që më thoshte, “Nuk do të bëj ndonjë të mirë të thërrasësh për Jesusin. Ai nuk është këtu.”

Një dritë e zbehtë filloi të mbushi vëndin. Për herë të parë munda të shikoj qeli të tjera, qeli si e imja, të futura në murin e zemrës. Një lloj rrjete ishte para nesh dhe brënda çdo qelie një lloj substance ngjitëse si baltë rridhte përmes qelive.

Një zë gruaje nga qelia tjetër më tha,”Ti je e humbur në këtë vënd torture. Nuk ka asnjë rrugë dalje nga këtu.”

Mezi munda ta shikoj në zbehtësinë e dritës. Ajo ishte zgjuar, ashtu si unë, por banorët e të gjitha qelive të tjera dukeshin të ishin në gjumë apo në ekstazë. “Asnjë shpresë,” bërtiste ajo, “asnjë shpresë!”

Më kapi një ndjenjë vetmije e madhe dhe dëshpërim i plotë. Fjalët e gruas nuk më ndihmuan. Ajo tha, “Kjo është zemra e ferrit. Këtu ne torturohemi, por torturat tona nuk janë aq të këqija sa të atyre në pjesët e tjera të ferrit.” Më vonë e mora vesh se ajo kishte gënjyer se këtu nuk kishte aq shumë tortura sa diku tjetër në ferr.

“Disa herë,” vazhdoi ajo, “ne vijmë para Satanit dhe ai na torturon për kënaqësinë e tij. Satani ushqehet me dhimbjen tonë dhe bëhet më i fortë nga britmat tona të dëshpërimit dhe të trishtimit. Mëkatet tona janë gjithmonë para nesh. Ne e dimë se jemi pa besim. Ne e dimë gjithashtu se dikur ne e njihnim Zotin Jesus, por e refuzuam Atë dhe u larguam nga Zoti. Ne bëmë çfarë deshëm. Para se të vija këtu, isha një prostitutë. Unë pranoja burra dhe gra për paratë e tyre dhe e quaja ‘dashuri’ atë që ne bënim. Unë shkatërrova shumë familje. Shumë lezbike, homoseksualë dhe kurorëshkelës janë në këto qeli.”

Unë thirra në errësirë, “Unë nuk përkas këtu. Unë jam e shpëtuar. Unë i përkas Zotit. Përse jam këtu?” por nuk kishte asnjë përgjigje. Pastaj djajtë u kthyen dhe hapën derën e qelisë sime. Njëri më tërhiqte ndërsa tjetri më shtynte në një udhë të palëmuar. Prekja e djajve ishte si një flakë djegësë kundrejt lëkurës sime. Ata po më lëndonin.

“O Jesus, ku je Ti? Të lutem më ndihmo, Jesus!” thërrisja unë. Një zjarr i zhurmshëm doli para meje por ndaloi para se të më prekte. Tani dukej sikur mishi po më shqyhej nga trupi. Dhimbja më torturuese që mund ta imagjinoja më përfshiu. Kisha dhimbje përtej imagjinatës.

Diçka e padukshme po më shqyente trupin, ndërsa shpirtrat e këqinj në formën e lakuriqve të natës më kafshonin në gjithë trupin.

“I dashur Zoti Jesus,” thërrisja unë, “Ku je Ti? Oh, të lutem më lër të dal që këtej!”

Më shtynin dhe tërhiqnin deri sa arritëm në një vënd të gjerë të hapur në zemrën e ferrit, pastaj më hodhën para një lloj altari të pistë. Mbi altar ishte një libër i madh i hapur. Dëgjova të qeshura djallëzore dhe e kuptova se po shtrihesha në pisllëk para Satanit.

Satani tha, “Më në fund të kam edhe ty!”

Unë u tërhoqa mbrapsh e tmerruar por shpejt e kuptova se ai nuk po më shikonte mua, por dikë para meje. Satani tha, “Ha-ha, më në fund jam në gjëndje të të shkatërroj nga toka. Më lër të shoh se cili do të jetë ndëshkimi yt.” Ai hapi librin dhe kalonte gishtin nëpër faqet. Emri i shpirtit u thirr dhe ndëshkimi u përcaktua.

“I dashur Zot,” thirra unë, “a mund të jetë e gjitha kjo e vërtetë?”

Unë vija më pas dhe djajtë më shtynë në një platformë dhe më detyruan të përulem para Satanit. E njëjta e qeshur djallëzore doli prej tij. “Unë prita për ty për një kohë të gjatë dhe më në fund të kam” thirri ai me një kënaqësi të ligë. “Ti u përpoqe të më shpëtoje, por tani unë të kam.”

Një frikë që kurrë nuk e kisha ndjerë më parë më pushtoi. Mishi përsëri po më copëtohej dhe një zinxhir i madh po mbështillej rreth trupit tim. Hodha sytë poshtë për të parë veten ndërsa zinxhiri po vendosej mbi mua. Dukesha si të tjerët. Isha një skelet i mbushur më kockat e të vdekurve. Krimbat më zvarriteshin brënda meje dhe një zjarr filloi tek këmbët e mia dhe më përfshiu në flakë.

Unë thirra përsëri, “O Zoti Jesus, çfarë ka ndodhur? Ku je ti, Jesus?”

Satani qeshte dhe qeshte. “Nuk ka asnjë Jesus këtu,” tha ai, “unë jam mbreti jot tani. Ti do të jesh me mua këtu përgjithmonë. Tani ti je e imja.”

Më kapi një ndjenjë e tmerrshme. Nuk munda të ndjeja Zotin, as dashurinë, as paqen, as ngrohtësinë. Por mund të ndjeja ndjenjat e frikës, urrejtjes, dhimbjes së tmerrshme dhe trishtimit pa masë. Unë i thirra Zotit Jesus të më shpëtonte, por nuk kishte asnjë përgjigje.

Satani tha, “Unë jam Zoti yt tani,” dhe ngriti krahët për të thirrur një djall në krah të tij. Përsëri, një djall I lig erdhi në platformën ku po qëndroja dhe më rrëmbeu. Kishte një trup të madh, me një fytyrë si një lakuriq nate dhe një aromë e ligë dilte prej tij.

“Çfarë duhet të bëj me të, zoti Satan?” pyeti djalli, kur një djall tjetër me qime në gjithë trupin dhe fytyrën si një dërr i egër gjithashtu më rrëmbeu. “ Çoje atë në pjesën më të thellë të zemrës, një vënd ku tmerret janë gjithmonë para syve të saj. Atje ajo do të mësoj të më thërrasi mua Zot.”

Më tërhoqën në një vënd të errët dhe më hodhën diku në të ftohtë dhe të lagësht. Oh, si mund të ndjehej dikush ftohtë dhe duke u djegur njëkohësisht në të njëjtën kohë? Unë nuk e dija. Por zjarri më digjte trupin dhe krimbat më zvarriteshin në gjithë trupin. Rënkimet e të vdekurve mbushnin ajrin.

“O Zoti Jesus,” thirra e dëshpëruar, “përse jam këtu? I dashur Zot, më lër të vdes.”

Papritur një dritë e mbushi vëndin ku unë isha ulur. Jesusi u shfaq dhe më mori  në krahët e Tij dhe në atë çast isha kthyer në shtëpinë time.

“I dashur Zoti Jesus, ku ishe Ti?” po qaja unë dhe lotët më rridhnin nëpër faqe.

Me butësi Jesusi më foli dhe tha, “Bija Ime, ferri është i vërtetë. Por ti kurrë nuk do ta dije po të mos e kishe përjetuar vetë. Tani ti e di të vërtetën dhe se si është me të vërtetë të jesh e humbur në ferr. Tani mund t'i tregosh të tjerëve për të. Unë duhej të lija ta përjetoje këtë që ta dije pa asnjë dyshim.”

Isha kaq e trishtuar dhe e lodhur. Rashë në krahët e Jesusit. Edhe pse Ai më solli në vete plotësisht, unë doja të shkoja larg, larg nga Jesusi, nga familja ime, nga të gjithë.

Gjatë ditëve që pasuan unë isha shumë e sëmurë në shtëpi. Shpirti im ishte kaq i trishtuar dhe tmerret e ferrit ishin përherë para syve të mi. Kaluan shumë ditë para se të përmirësohesha plotësisht.

KAPITULLI 9 - Tmerret e Ferrit

< Kapitulli 8                                                                                    Kapitulli 10 >

KAPITULLI 9 – Tmerret e Ferrit

E kuptova përse njerëzit në këto qeli në barkun e ferrit ishin ndryshe nga ata të tjerët në torturë. Kishte shumë gjëra që nuk i kuptoja. Thjesht dëgjoja Jesusin dhe regjistroja të gjitha ato që dëgjova dhe pashë për lavdinë e Zotit.

Me aq sa mund të shikoja, qelitë dukeshin sikur ishin në një reth të pafund. Gjendej  një shpirt i vetëm në çdo qeli. Ankimet, vajet, psherëtimat dhe rënkimet vinin nga qelitë ndërsa ne ju kalonim afër.

Ne nuk kishim ecur larg kur Jesusi ndaloi para një qelie tjetër. Kur vështruam brënda, doli një dritë. (Jesusi e bënte dritën). Unë qëndroja dhe shikoja një shpirt që e dija se ishte në torturë të madhe! Ishte një grua tjetër dhe ajo ishte në ngjyrë blue në gri. Mishi i saj ishte i vdekur dhe pjesët që ishin kalbur po i binin nga kockat. Kockat e saj ishin të gjitha të djegura në të zezë të thellë, dhe akoma kishte copa nga rrobat e saj të grisura. Krimbat i dilnin nga mishi dhe kockat. Një aromë e keqe e mbushi qelinë.

Ashtu si gruaja e parë, edhe kjo ishte e ulur në një karrige lëkundëse. Ajo mbante një kukull prej lecke. Kur lëkundej, qante dhe shtrëngonte kukullën në gjoks. Dënesa të mësha e trondisnin trupin e saj dhe klithma kuje vinin nga qelia.

Jesusi më tha, “Edhe ajo ishte një shërbëtore e Satanit. Ajo ja shiti shpirtin e saj atij dhe kur ishte gjallë, praktikonte çdo lloj ligësie. Magjia është e vërtetë,” tha Jesusi.

“Kjo grua mësoi dhe praktikoj magji dhe ktheu shumë drejt udhës së mëkatit. Ata që ishin mësues të magjisë patën vëmëndjen e veçantë dhe një forcë më të madhe nga Satani, sesa ata që thjesht e praktikonin atë. Ajo ishte një fallxhore, parashikuese dhe ndërmjetëse për masterin e saj. Ajo fitoi favore të mëdha nga Satani për të gjitha ligësitë që kreu. Ajo e dinte si t'i përdorte forcat e errëta për vete dhe për Satanin. Ajo shkonte në shërbime për të adhuruar djallin dhe lavdëronte Satanin. Ajo ishte një grua e fuqishme për atë.”

Po mendoja se sa shumë shpirtra kishte mashtruar ajo për Satanin. Vështroja këtë skelet kockash të këtij shpirti që qante mbi një kukull lecke – një copë e pistë lecke. Trishtimi më mbushi zemrën, dhe lotët më mbushën sytë. Ajo e shtrëngonte kukullën prej lecke sikur ajo të ishte në gjëndje ta ndihmonte apo ndoshta gruaja mund ta ndihmonte. Aroma e vdekjes e mbushte vëndin.

Pastaj pashë se si ajo filloi të ndryshoj si gruaja tjetër. Në fillim ishte një grua plakë në vitete 1930 dhe pastaj në një grua të re në ditët e sotme. Herë pas here ajo bënte këtë transformim fantastik para syve tonë.

“Kjo grua,” tha Jesusi, “ishte njësoj si një predikues për Satanin. Ashtu si ungjilli i vërtetë na predikohet nga një ministër i vërtetë, po ashtu edhe Satani ka ministerat e tij të falsifikuar. Ajo kishte llojin më të fortë të fuqisë satanike, atë lloj që i duhej të shiste shpirtin për ta marrë. Dhuratat djallëzore të Satanit janë si ana e kundërt e monedhës ndaj dhuratave shpirtërore që Jesusi i jep besimtarëve. Kjo është fuqia e errësirës”.

“Këto punëtore të Satanit punonin në okulte, në dyqane magjie ku lexonin dorën apo në shumë mënyra të tjera. Një ndërmjetëse e Satanit është një punëtore e fuqishme satanike. Këta individë janë të mashtruar plotësisht dhe janë të shitur tërësisht tek Satani. Disa punëtorë të errësirës madje nuk mund t'i flasin Satanit nëse ndërmjetësja e tyre nuk flet në emër të tyre. Ata bëjnë sakrifica njerëzore dhe kafshësh për djallin”. 

“Shumë njerëz I japin shpirtin Satanit. Ata zgjedhin t’i shërbejnë atij sesa Mua. Zgjedhja e tyre është vdekja vetëm nëse pendohen për mëkatet e tyre dhe më thërresin Mua. Unë jam I besueshëm dhe do ti shpëtoj ata nga mëkatet e tyre.  Shumë e shesin shpirtin tek Satani duke menduar se do të jetojnë përgjithmonë. Por ata do të kenë një vdekje të tmerrshme”.

“Satani akoma mendon se mund ta hedhi poshtë Zotin dhe të përmbysi planin e Zotit, por ai u mund në kryq. Unë I morra çelësat nga Satani dhe kam gjithë fuqinë në qiell dhe në tokë”.

“Pasi kjo grua vdiq, ajo shkoi drejt e në ferr. Djajtë e sollën para Satanit, ku e zemëruar ajo pyeste përse djajtë kanë kontroll mbi atë, sepse në tokë ajo mendonte se I kontrollonte ata. Atje ata kanë bërë sipas kërkesës së saj. Gjithashtu ajo e pyeti Satanin për mbretërinë që I kishte premtuar asaj”.

“Satani vazhdonte ta gënjente edhe pas vdekjes së saj në tokë. Ai tha se do ta kthente atë në jetë dhe do ta përdorte përsëri për qëllimet e tij. Me mashtrim, ajo I fitoi atij shumë shpirtra, kështu që gënjeshtrat e tij ju dukën asaj të arsyeshme. Por në fund, Satani kishte qeshur dhe e kishte qorturar atë. Ai I tha asaj, ‘Unë të mashtrova dhe të përdora ty gjithë këto vite. Unë kurrë nuk do ta jap ty mbretërinë time’.”

Djalli tunde krahët drejt gruas dhe dukej sikur mishi I binte nga kockat. Ajo ulërinte nga dhimbja kur një libër I madh I zi u soll për Satanin. Ai e hapi dhe çonte gishtin nëpër faqet deri sa gjeti emrin e saj.

“Oh, po,” tha Satani, “ ti më shërbeve mirë në tokë. Ti më solle më shumë se 500 shpirtra.” Ai e gënjeu dhe I tha, “Dënimi yt nuk do të jetë aq I keq sa të tjerët.”

Një kakarisje e të qeshurës djallëzore shpërtheu. Satani qëndronte dhe drejtoi gishtin tek gruaja dhe një erë e madhe u ngrit dhe mbushi vëndin. Një tingull si një bubullimë ulëritëse doli prej tij.

“Ha-ha,” tha djalli, “merre mbretërinë tënde nëse mundesh.” Pastaj një forcë e padukshme e përplasi atë në tokë.

“Ti do të më shërbesh mua këtu gjithashtu,” qeshte Satani kur ajo po përpiqej të ngrihej. Gruaja ulërinte nga dhimbja kur mishi vazhdonte ti shqyhej nga kockat prej djajve. Ajo u tërhoq zvarrë në qelinë e saj. Ajo I mbante mënd premtimet e Satanit. Ai I kishte thënë se ajo do të kishte gjithë fuqinë. Ai I kishte thënë se ajo kurrë nuk do të vdiste. Ai I kishte thënë se ai kishte fuqi mbi jetën dhe vdekjen dha ajo I kishte besuar. Asaj I ishte thënë se Satani mund të ndaloj çdo gjë që mund ta vrasi atë. Satani I tha asaj shumë gënjeshtra dhe I premtoi shumë gjëra.

Jesusi tha, “Unë erdha të shpëtoj të gjithë njerëzit. Dëshiroj që të gjithë ata që janë të humbur të pendohen dhe të thërresin emrin Tim. Nuk është vullneti Im që ata të humbasin, por të kenë jetën e përjetshme. Është e trishtueshme të themi se shumica nuk do të pendohen për mëkatet e tyre para se të vdesin dhe ata do të shkojnë në ferr. Por rruga drejt Qiellit është e njëjtë për të gjithë njerëzit. Ju duhet të keni lindur përsëri që të hyni në mbretërinë e Zotit. Ju duhet të vini tek Ati në emrin Tim dhe të pendoheni për mëkatet tuaja. Ju duhet që sinqerisht t'ja jepni zemrën Zotit dhe t'i shërbeni Atij.”

“Bijë,” vazhdoi Jesusi, “gjëja tjetër që do të zbuloj ty është akoma dhe më e tmerrshme. E di se do të brengosi. Gjithashtu, Unë dua që bota të dëgjoj dhe ta di se çfarë Shpirti i thotë kishave. Në këto qeli, me aq sa sheh, janë shpirtrat në torturë. Sa herë që qelitë janë mbushur, ferri zmadhohet për të marrë më shumë shpirtra. Ju I keni të gjitha shqisat në ferr. Dhe nëse je I verbër në tokë, do të jesh I verbër në ferr. Nëse ke vetëm një krah në tokë, do të kesh vetëm një krah në ferr.”

Unë duhet t’ju them të pendoheni, sepse ferri është një vënd I tmerrshëm, një vënd I frikshëm, një vënd me trishtim të tmerrshëm dhe britma të pafund pendimi. Ju lutem të besoni se çfarë ju them sepse është e vërtetë. Kjo ishte kaq e vështirë për mua saqë isha e sëmurë shumë herë gjatë pregatitjes së kësaj dëshmie. Pashë gjëra në ferr që janë tepër të tmerrshme për tu treguar – madje dhe më të tmerrshme se kujat e torturës, aroma e mishit të kalbur dhe tmerri I zjarreve në ferr me ato gropat e thella. Gjithashtu pashë gjëra që Zoti nuk do të më linte t’i shkruaja.

Kur ju vdisni në tokë dhe nëse keni lindur përsëri me Shpirtin e Zotit ( Pagëzimi), shpirti juaj shkon në Qiell. Nëse jeni mëkatar kur vdisni, shkoni menjëherë në ferrin që digjet. Djajtë me zinxhira të mëdhenj do ta tërheqin shpirtin tuaj përmes portave të ferrit, ku do të hidheni në gropa dhe do të torturoheni.  Me kalimin e kohës do të silleni para Satanit. Ju do ti dini dhe ndjeni të gjitha gjërat që do tju ndodhin në ferr.

Jesusi më tregoi se është një vënd në ferr që quhet “qëndra e argëtimit”. Shpirtrat që janë mbyllur në gropa nuk mund të sillen këtu. Ai më tha gjithashtu se edhe pse torturat ndryshojnë për shpirtra të ndryshëm, ata të gjithë digjen me zjarr.

'Qëndra e argëtimit' është në formën e një arene cirku. Njerëz të ndryshëm që do të jenë argëtuesit sillen në mes të qëndrës së argëtimit. Këta janë ata njerëz që duke e ditur I shërbenin Satanit në tokë. Ata janë ata që me vullnetin e tyre të lirë zgjodhën të ndjekin Satanin në vënd të Zotit. Rreth anëve të arenës janë shpirtrat e tjerë, përveç atyre që janë në gropat.

Ata që janë në mes të arenës ishin drejtues të botës së okulteve para vdekjes së tyre. Ata ishin magjistarë, ndërmjetës, fallxhorë, lexues mëndje, shtriga – të gjithë ata që me ndërgjegje zgjodhën ti shërbejnë Satanit.

Kur ata ishin gjallë në tokë, mashtruan shumë dhe bën që ata të ndjekin Satanin dhe të mëkatonin. Ata që janë mashtruar dhe që u shtynë të bien në mëkat, vijnë dhe i torturojnë mashtruesit e tyre. Një nga një ata janë të lejuar ti torturojnë ata.

Në një torturë të tillë, kockat shpirtërorë janë hequr veç e veç dhe digjen në pjesë të ndrushme të ferrit. Shpirti është me plot kuptimin e fjalës i shqyer copë copë dhe pjesët I janë shpërndarë nëpër ferr në një lloj gjuetie të egër djajsh. Shpirtrat e gjymtuar ndjejnë dhimbje të padurueshme. Ata që janë jashtë arenës mund t'ju hedhin gurë atyre që janë në arenë. Çdo metodë torture e imagjinueshme është e lejuar. Shpirtrat që torturohen kërkojnë vdekjen, por kjo është vdekja e përjetshme. Satani i jep urdhërat për të gjitha këto të bëhen. Kjo është qëndra e tij e argëtimit.

Jesusi tha, “Unë I mora çelësat e ferrit nga Satani shumë vite më parë. Unë erdha dhe I hapa këto qeli dhe lashë të dalin njerëzit e Mi. Sepse në kohën e Testamentit të Vjetër para se Unë të jepja jetën Time bë kryq, parajsa ishte vendosur afër ferrit. Këto qeli ishin dikur në parajsë; tani Satani I përdor ato për qëllimet e tij të liga dhe ka krijuar më shumë nga ato.”

“O lexues, a do të pendohesh për mëkatet e tua para se të jetë përjetësisht tepër vonë? Sepse të gjithë do të vijnë para Meje në gjykim. Parajsa u largua nga pozicioni I vet pranë ferrit kur Unë vdiqa dhe u ringjalla me fuqinë e Zotit, Atit Tim.”

Përsëri, unë po ju them se këto qeli, që janë 17 (27.4 km) milje të larta, shërbejnë si një burg për ata që dikur ishin punëtorët e errësirës për Satanin , ata që ishin përfshirë në çdo lloj mëkati që kishte të bënte me fuqinë djallëzore, okultet dhe adhurimin satanik.

Jesusi tha, “Eja, Unë dua të tregoj diçka.”

Menjëherë ishim rreth një gjysëm milje lart në ajër, në qëndër të barkut të ferrit, dhe në qëndër të bllokut të qelive prej 17 milje të lartë. Dukej sikur ishim në një pus, ku as fillimi dhe as fundi nuk dukej prej errësirë. Një dritë e verdhë filloi të mbushte vëndin. Unë mbaja fort dorën e Jesusit.

“I dashur Zot,” pyeta unë, “përse jemi këtu?”

Papritur erdhi një erë me forcën e një stuhie dhe një zhurmë e fortë nxitimi. Flakë të mëdha zjarri filluan të ngjiteshin anëve të mureve të qelive, duke djegur çdo gjë që gjenin përpara. Flakët arrinin brënda çdo qelie duke sjellë pritma të vajtueshme dhimbje dhe dëshpërimi. Edhe pse Jesusi dhe unë nuk prekeshim nga flakët, frika më mblidhej përbrënda kur shikoja shpirtrat e humbur që vraponin në pjesën e pasme të qelisë duke u përpjekur të gjenin një vënd për tu fshehur.

Një tingull djallëzor filloi të dilte nga e majta jonë. Unë vështrova dhe pashë Satanin që qëndronte me kurriz ndaj nesh dhe ishte I gjithi në flakë. Por ai nuk po digjej; por ishte ai që e shkaktonte zjarrin. Tani qëndronte I përpirë nga flakët, duke shijuar britmat e atyre shpirtrave të shkretë dhe të humbur.

Kur Satani lëvizte krahët, topa të mëdhenj zjarri dilnin prej tij. Britmat që të copëtonin zemrën dhe dënesa të mëdha dhimbje vinin nga qelitë. Shpirtrat brënda po digjeshin të gjallë nga ky zjarr më I nxehtë se liqeni I nxehtë dhe përsëri nuk mund të vdisnin. Djajtë, gjithashtu, bashkoheshin duke qeshur kur Satani shkonte nga një qeli në tjetrën, duke torturuar të humburit.

Jesusi tha, “Satani ushqehet në ligësi. Ai lavdërohet në dhimbje dhe vuajtje dhe fiton fuqi prej saj.”

E pashë Satanin si një flakë të kuqërremtë në të verdhë dhe anesoret në ngjyrë kafe që ngriheshin rreth tij. Një erë e fortë dhe e stuhishme I frynte veshjet e tij te cilat nuk digjeshin. Aroma e mishit të djegur e mbushte ajrin dhe e kuptova menjëherë se tmerret e ferrit janë të vërteta. Satani ecte përmes flakëve dhe ato nuk mund ta digjnin atë. Edhe pse pashë vetëm kurrizin e tij, mund të dëgjoja qeshjen e tij djallëzore ngado.

Pashë se si Satani u ngrit në një mjergull tymi, duke e marrë zjarrin lart me vete ne majë të barkut të ferrit. Dëgjova se si ai u kthye dhe me zë të lartë deklaroi se nëse këta shpirtra nuk e adhuronin atë, ai do ti çonte me radhë në ‘qëndrën e argëtimit’.

“Jo, të lutemi, Satan, ne do të adhurojmë ty,” bërtisnin ata me një zë dhe të gjithë filluan të përkulen në adhurim ndaj djallit. Dhe sa më shumë e adhuronin, aq më e madhe bëhej dëshira e tij për adhurim. Fortë e më fortë dëgjoheshin tingujt e lavdërimit deri sa këmbanat e ferrit filluan të bien me zhurmë.

Jesusi tha, “Të gjithë ata që janë në qelitë e ferrit e dëgjuan ungjillin e vërtetë kur ishin gjallë në tokë. Shumë herë shpëtimi Im ju ofrua atyre. Shumë herë Shpirti Im I tërhiqte ata, por ata nuk përuleshin apo të vinin tek Unë për shpëtim.”

Ndërsa Jesusi fliste, Satani po ju thoshte subjekteve të veta, “Ha-ha, kjo është mbretëria juaj – e gjithë mbretëria që do të keni përherë. Mbretëria ime mbulon gjithë tokën dhe botën poshtë.” E dëgjoja tek bërtiste, “Kjo është jeta juaj përjetësisht!”  Dhe thirrje pendimi vinin nga qelitë që digjeshin.

Jesusi tha, “Shpëtimi Im është falas. Kushdo që dëshiron, le të vij dhe të shpëtoj nga ky vënd I ndëshkimit të përjetshëm. Unë nuk do ta hedh jashtë. Nëse ke qënë një shtrigë apo magjistar, madje dhe po të kesh bërë marrëveshje me djallin, fuqia Ime do ta thyej atë dhe gjaku Im I derdhur do të shpëtoj ty. Unë do ta heq mallkimin e lig nga jeta juaj dhe do të shpëtoj nga ferri. Më jep Mua zemrën tënde që Unë të zgjidh nga zinxhirët dhe të bëj të lirë.”


KAPITULLI 8 – Qelitë e Ferrit

< Kapitulli 7                                                                                      Kapitulli 9 >

KAPITULLI 8 – Qelitë e Ferrit

Jesusi dhe unë qëndronim mbi një parvaz në radhën e parë të qelive. Parvazi ishte rreth 4 feet (1.21m) e gjerë. Vështrova lart dhe me sa munda të shikoj, kishte edhe parvazë të tjerë në një qark të madh rreth çfarë dukej si një gropë gjigante. Pranë parvazit, apo kalimit, kishte qeli që ishin gërmuar në tokë. Ashtu si qelitë e burgut, këto qeli ishin të gjitha në varg ku vetëm një distancë prej 2 feet (61cm) balte i ndante.

Jesusi tha, “Blloku I qelive është 17 milje (27.35km) I lartë, duke filluar nga fundi I ferrit. Këtu në këto qeli janë shumë shpirtra që merreshin me magji apo okulte. Disa ishin magjistar, komunikues me shpirtra, shitës droge, adhurues idhujsh apo njerëz të ligj me shpirtra të tillë. Këta janë shpirtrat që kanë kryer neverinë më të madhe kundër Zotit. Shumë prej tyre kanë qënë këtu për qindra vjet. Këta janë ata që nuk pendoheshin, sidomos ata që mashtronin njerëz dhe I largonin nga Zoti. Këta shpirtra kanë bërë ligësi të madhe kundër Zotit dhe njerëzve të Tij. Ligësia dhe mëkati ishin dashuria dhe pasioni I tyre.”

Ndërsa e ndiqja Zotin rreth parvazit, hodha sytë poshtë nga qëndra e ferrit, ku ishte dhe shuma më e madhe e veprimtarisë. Një dritë e zbehtë e mbushte qëndrën gjatë gjithë kohës dhe mund të dalloja lëvizjet e shumë formave. Me sa mund të shikoja para nesh kishte qeli.

Mendoja me vete se torturat në qeli sigurisht nuk mund të ishin më të tmerrshme se ato tek gropat. Rreth nesh dëgjoja të qarat, rënkimet dhe britmat e të mallkuarve në qelitë. Fillova të ndjehem keq. Trishtim I thellë më mbushi zemrën.

Jesusi tha , “Unë nuk të lashë të dëgjoje këto britma deri tani, bijë. Por tani Unë dua të tregoj se si Satani vjedh, vret dhe shkatërron. Këtu në ferr ka tortura të ndryshme për shpirtra të ndryshëm. Satani e administron këtë torturë deri në ditën e gjykimit, deri kur vdekja dhe ferri të hidhen në liqenin e zjarrit. Gjithashtu, një liqen zjarri kalon mes ferrit disa herë.”

Ndërsa ecnim përmes parvazit, zërat bëheshin më të lartë. Dënesa të mëdha vinin nga brënda qelive. Ecja pranë Jesusit, Ai ndaloi para qelisë së tretë. Një dritë e shkëlqueshme ndriçoi brënda qelisë. Në qeli ishte një grua plakë e ulur në një karrige lëkundëse, lëkundej dhe qante sikur zemra do ti thyhej. Nuk e di përse, por isha shumë e habitur të shikoja që kjo grua ishte një person I vërtetë me një trup.

Qelia ishte komplet e zhveshur përveç gruas në karrigen lëkundëse. Muret e qelisë ishin ndërtuar me baltë dhe pisllik, të ngjitura në tokë. Dera e përparme përfshinte gjithë pjesën para të qelisë. Ishte e bërë me metal të zi me shufra metali dhe me kyç në të. Ngaqë shufrat ishin vendosur në distancë nga njëra tjetra, Jesusi dhe unë kishim  një pamje të plotë mbi gjithë qelinë.

Ngjyra e gruas plakë ishte bojë hiri e përzjerë me gri. Ajo lëkundej sa para dhe mbrapa. Ndërsa lëkundej, lotët I rridhnin nëpër faqe. E kuptova nga shprehia e përvuajtur se ajo ishte në dhimbje të madhe dhe po vuante nga një torturë e padukshme. Pyesja veten se me çfarë ishte dënuar ajo që ishte e burgosur këtu.

Papritur, para syve të mi, gruaja filloi të ndryshoj formë – në fillim si një plakë, burrë plakë, pastaj një grua e re, pastaj një grua në moshë të mesme dhe pastaj u kthye në formën që pashë në fillim. E shokuar, shikoja se si ajo kalonte nga një ndryshim në tjetrin.

Kur ajo e pa Jesusin, filloi të qaj, “Zot, ki mëshirë për mua. Më lër të dal nga ky vënd torture.” Ajo u përkul para në karrige për të arritur Jesusin por ajo nuk mund ta arrinte Atë.  Ndryshimet vazhdonin. Madje dhe rrobat I ndryshonin, e veshur si burrë, si vajzë e re, si meso grua dhe si plakë. Të gjitha këto ndryshime zgjasnin vetëm pak minuta.

E pyeta Jesusin, “Përse, Zot?”

Përsëri ajo bërtiste, “O Zot, më lër të dal që këtej para se ata të kthehen.” Tani ajo qëndronte para dhomës, duke I mbërthyer shufrat me grushte të shtrënguara. Ajo tha, “E di se dashuria Jote është e vërtetë. E di se dashuria Jote është e vërtetë. Më lër të dal!” Pastaj, ndërsa gruaja qante e tmerruar, pashë se diçka filloi t’ja heq mishin nga trupi.

“Ajo nuk është ashtu si duket,” tha Zoti.

Gruaja u ul prapë në karrige dhe filloi të lëkundej. Por tani vetëm një skelet ishte I ulur në karrigen lëkundëse – një skelet me një mjergull të ndyrë përbrënda. Aty ku kishte qënë një trup I veshur vetëm pak minuta përpara, tani kishte kocka të djegura dhe të nxira dhe gropa boshe në vënd të syve. Shpirti I gruas rënkonte dhe thërriste Jesusin me pendim. Por thirrjet e saj ishin shumë vonë.

“Më përpara në tokë,” tha Jesusi, “Kjo grua ishte një shtrigë dhe një adhuruese e Satanit. Ajo jo vetëm që praktikoi magji por edhe ju mësoi magji të tjerëve. Që nga koha që ishte fëmijë, familja e saj praktikonte artet e zeza. Ata donin errësirën më shumë se dritën.”

“Shumë herë,” tha Zoti, “Unë e thirra të pendohej. Ajo më tallte dhe më thoshte,’Më pëlqen ti shërbej Satanit. Do të vazhdoj ti shërbej atij.’ Ajo e refuzoi të vërtetën dhe nuk do të pendohej për ligësitë e saj. Ajo largoi shumë njerëz nga Zoti, disa prej tyre janë në ferr me atë sot. Po të ishte penduar, Unë do ta kisha shpëtuar ate dhe shumë nga familja e saj, por ajo nuk më dëgjonte.”

“Satani e mashtroi këtë grua duke besuar se ajo do të merrte një mbretëri të vetën si shpërblim për shërbimin ndaj tij. Ai I tha se ajo kurrë nuk do të vdesë dhe do të ketë një jetë me atë përherë. Ajo vdiq duke lavdëruar Satanin, erdhi këtu dhe kërkoi për mbretërinë e saj. Satani, babi I gënjeshtrës, I qeshte në fytyrë dhe I tha, “Mendove se unë do të ndaja mbretërinë time me ty? Kjo është mbretëria jote.’ Dhe e mbylli atë në këtë qeli dhe e torturon natë e ditë.”

“Në tokë kjo grua I mësoi shumë shtriga të bëjnë magjinë e tyre, si të bardhë dhe të zezë. Një nga magjitë e saj ishte që ndryshonte nga një vajzë e re, në meso grua, në grua plakë apo në burrë plak. Ishte argëtim në ato kohë të bënte ndryshime dhe të trëmbte më pak shtriga me magjitë e saj. Por tani ajo vuan dhimbjet e ferrit, dhe mishi I shqyhet pas çdo ndryshimi. Ajo nuk mund ta kontolloj atë tani, dhe vazhdon të ndryshoj nga një formë në tjetrën, por forma e saj e vërtetë është shpirti I hirtë brënda skeletit të saj. Satani e përdor atë për qëllimet e tij të liga dhe e mundon dhe e tall. Shpesh herë ajo sillet para Satanit për ta torturuar për kënaqësinë e tij.”

“E thirra shumë herë dhe Unë mund ta kisha shpëtuar atë. Por ajo  nuk Më pranonte. Tani ajo lutet dhe lyp për falje, por është tepër vonë. Tani ajo është e humbur pa shpresë.”

E shkoja këtë grua që kishte humbur në vuajtje dhe dhimbje, edhe pse ajo ishte një grua e ligë, zemra më copëtohej me keqardhje. “Zot, sa e tmerrshme!” thashë unë me lotë.

Dhe pastaj, sikur Jesusi dhe unë nuk ishim aty fare, një djall I pistë, ngjyrë kafe me krahët e thyer, rreth madhësisë dhe formës së një ariu të madh, erdhi para qelisë dhe e hapi me një çelës. Ai po bënte një zhurmë të madhe sikur donte ta trëmbte. Gruaja përtiste e tmerruar kur ai filloi ta sulmoj dhe ta nxirrte jashtë qelisë.

Jesusi tha, “Ky djall e torturon atë shpesh.” E shikoja se si ajo tërhiqej zvarrë nga qelia dhe u largua.

“I dashur Zot,” pyeta unë, “Nuk ka asgjë që ne mund të bëjmë?” Ndjeva kaq keqardhje për atë.

“Është tepër vonë!” u përgjigj Jesusi. “Është tepër vonë.”

KAPITULLI 7 – BARKU I FERRIT

< Kapitulli 6                                                                                 Kapitulli 8 >

KAPITULLI 7 – BARKU I FERRIT

Natën tjetër Jesusi dhe unë shkuam përsëri në ferr. Në fillim ne hymë në një zonë të hapur të madhe. Aq sa mund të shikoja, po ndodhnin veprimtari djajsh. Një numër i madh i këtyre veprimtarive ishin përqëndruar rreth nesh. Vetëm 10 feet (3m) larg nga ku po qëndronim ne, vura re një veprimtari të çuditshme – e çuditshme kryesisht sepse shumë forma dhe shpirtra djajshë hynin dhe dilnin me nxitim nga kjo zonë e veçantë.

Kjo skenë ishte e ngjajshme me një filëm horror. Me aq sa mund të shikoja, kishte shpirtra në torturë dhe djalli dhe ëngjëjt e tij që vazhdonin punën e tyre. Kjo gjysëm errësirë copëtohej nga britmat e agonisë dhe dëshpërimit.

Jesusi tha, “Bijë, Satani është edhe mashtruesi në tokë edhe torturuesi i shpirtrave në ferr. Shumë nga forcat djallëzore që duken këtu, ngjiten gjithashtu në tokë herë pas here për të lënduar, shkatërruar dhe mashtruar. Unë do të tregoj ty gjëra që nuk janë parë kurrë më parë me kaq hollësi. Disa nga gjërat që shikon po ndodhin tani, por të tjerat do të ndodhin në të ardhmen.”

Përsëri shikoja para. Toka ishte në ngjyrë kafe e hapur, pa jetë, pa bar apo gjelbërim. Gjithçka ishe e vdekur dhe pa jetë. Disa vënde ishin të ftohta dhe me lagështi, ndërsa të tjerat ishin të nxehta dhe të thata. Dhe gjithmonë kishte një erë kalbësie të mishit që digjej dhe kalbej e përzjerë me aromën e plehrave dhe mykut.

“Satani përdor shumë kurthe dhe gracka për të mashtruar popujt e Zotit,” tha Jesusi. “Gjatë udhëtimeve tona në ferr, Unë do të tregoj shumë nga hilet dinake dhe të fshehta të djallit.”

Kishim kaluar vetëm pak metra, kur pashë një objekt të errët dhe të zi që shfaqej para nesh. Dukej sikur lëvizte lartë e poshtë, fryhej dhe shfryhej. Sa herë që lëvizte lëshonte një kundërmim të tmerrshëm – një erë më të fortë se era e zakonshme që mbushte ajrin në ferr.

Do të përpiqem të shpjegoj se çfarë pashë sa mirë të mundem. Ndërsa ky objekt I madh dhe I zi që varej vazhdonte të fryhej dhe të shfryhej dhe të nxirrte një aromë të rëndë, vura re diçka të tillë si brirë, të errët ne ngjyrë, që dilnin prej saj dhe shkonin lartë në tokë. E kuptova se ishte një zemër e zezë e madhe dhe se kishte shumë hyrje në të. Një parandjenjë e tmerrshme më pushtoi.

Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha, “Mos ki frikë. Kjo është zemra e ferrit. Më vonë ne do të kalojmë tek ajo, por tani ne duhet të shkojmë tek blloku i qelive në ferr.”

Blloku i qelive të ferrit ishte në një rreth në barkun e ferrit. Qelitë janë 17 milje (27.35km) të larta. Vështrova lartë dhe pashë se ishte një hendek I madh kafe mes qelive dhe fundit apo barkut të ferrit. Më dukej sikur hendeku ishte rreth 6 feet (1.82m) i thellë dhe po mendoja se si do ta kaloja. Pa menduar më parë ne ishim lartë në një parvaz, në rreshtin e parë të qelive. Parvazi shërbente si një kalim rreth qelive si dhe një vënd I përshtatshëm nga I cili mund të shikoje qëndrën e ferrit nga sipër.

Jesusi tha,”Këto gjëra janë të besueshme dhe të vërteta. Vdekja dhe ferri një ditë do të hidhen në liqenin e zjarrit. Deri atëherë, ky është vënd mbajtës I ferrit. Këto qeli do të vazhdojnë të jenë këtu, të mbushura me shpirtra mëkatarë, të torturuar dhe në vuajtje. Unë dhashë jetën Time që ju të mos vinit këtu. E dija së këto horrore ishin të vërteta, por mëshira e Atit Tim është po aq e vërtetë. Nëse ju e lejoni Atë, Ai do t’ju fali. Thirreni Atë në emrin Tim sot.”

KAPITULLI 6 – VEPRIMTARIA NË FERR

......Kapitulli 5                                                                             Kapitulli 7........


KAPITULLI 6 – VEPRIMTARIA NË FERR
Para nesh mund të shikoja një dritë të verdhë e të zbehtë. Jesusi dhe unë dolëm nga tyneli i frikës dhe tani qëndronim në një pjesë të ngritur të ndyre me pamje nga barku i ferrit. Me aq sa mund të shikoja dukej se një shumë e madhe veprimtarie po ndodhte në qëndër (në barkun) e ferrit.

Ne ndaluam dhe Jesusi foli, “Unë do të çoj përmes barkut të ferrit dhe do të zbuloj ty shumë gjëra. Eja, Më ndiq.” Të dy ne filluam të ecim.

Jesusi tha, “Përpara ka shumë tmerre. Ato nuk janë pjesë e imagjinatës së dikujt – por janë të vërteta. Bëj të mundur që t'ju tregosh lexuesve se forca e djallit është e vërtetë. Tregoju atyre gjithashtu se Satani është i vërtetë dhe forcat e errësirës janë të vërteta. Por thuaji atyre të mos dëshpërohen, se nëse njerëzit e Mi që thirren sipas emrit Tim e përulin veten, luten dhe kthehen nga udhët e këqija, atëherë Unë do t'i dëgjoj nga qielli dhe do t'i shëroj tokat dhe trupat e tyre. Ashtu si qielli është sigurisht i vërtetë – po ashtu edhe ferri është i vërtetë.”

Zoti dëshjiron që ju të dini për ferrin dhe Ai kërkon t'ju shpëtoj nga ai vënd. Zoti do që ju ta dini se e keni një rrugëdalje. Ajo rrugë është Jesu Krishti, Shpëtimtari I shpirtit tuaj. Kujtoni se vetëm ata që e kanë të shkruajtur emrin në Librin e Jetës së Qengjit do të shpëtojnë.

Ne arritëm tek veprimtaria e parë në barkun e ferrit. Gjendej djathtas nga kishim hyrë dhe lartë në një kodër të vogël në një cep të errët të ferrit. M’u kujtuan fjalët e Zotit që më kishte thënë, “Do të duket disa herë sikur të kam lënë vetëm, por nuk është ashtu. Kujto se Unë kam të gjithë pushtetin në qiell dhe në tokë. Disa herë shpirtrat e ligj dhe shpirtrat e humbur nuk do të na shikojnë apo ta dinë se jemi këtu. Mos ki frikë. Ajo që ti do të shikosh është e vërtetë. Këto gjëra po ndodhin pikërisht tani dhe do të vazhdojnë të ndodhin deri sa vdekja dhe ferri të hidhen në liqenin e zjarrit.”

Lexues, sigurohu që emri yt është shkruajtur në Librin e Jetës së Qengjit. Para nesh mund të dëgjoja zërat dhe britmat e shpirtrave që vuanin. Ne u ngjitëm në kodrën e vogël dhe shikonim përreth. Një dritë e mbuloi vëndin dhe unë mund të shikoja qartë. Britma që kurrë nuk mendoje se janë të mundshme mbushën ajrin. Ato ishin britmat e një burri.

“Më dëgjo Mua” tha Jesusi. “Çfarë do të shikosh dhe dëgjosh tani është e vërtetë. Vini re ju pastorët e ungjillit, sepse këto janë thënie të vërteta dhe të besueshme. Zgjohuni, evangjelistë, predikues dhe mësues të Fjalës Sime, të gjithë ju që thirreni për të predikuar ungjillin e Zotit Jesu Krisht. Nëse po mëkatoni, pendohuni ose përndryshe do të humbisni.”

Ne ecëm rreth 15 feet (4.5m) afër kësaj veprimtarie. Pashë disa figura të vogla të veshur me rroba të errëta që marshonin rreth një objekti që dukej si kuti. Duke e vëzhguar nga afër, pashë se kutia ishte një arkivol dhe figurat që marshonin rreth saj ishin djajë. Ishte një arkivol i vërtetë dhe ishin 12 djajë që marshonin rreth saj. Ndërsa marshonin, ata këndonin dhe qeshnin. Secili prej tyre kishte një shtizë të mprehtë në dorë që e ngulte në arkivol përmes disa vrimave të vogla që ishin anash. Një ndjenjë e frikshme pezullonte në ajër dhe unë u trëmba me këtë pamje para meje.

Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha, “Bijë, ka shumë shpirtra që vuajnë këtu, dhe ka shumë lloje të ndryshme torturash për këta shpirtra. Ka një ndëshkim shumë më të madh për ata që dikur predikonin ungjillin dhe u kthyen në mëkat apo për ata që nuk ju bindën thirrjes së Zotit për jetën e tyre.”

Dëgjova një britmë kaq dëshpëruese saqë ma mbushi zemrën me pikëllim. “Asnjë shpresë, asnjë shpresë!” thërriste ai. Britma e pashpresë vinte nga arkivoli. Ishte një vajtim i pafund pendimi.

 “Zot, sa e tmerrshme!” thashë unë.

“Eja,” tha Jesusi, “Le të shkojmë më afër.” Pas kësaj, Ai ju afrua arkivolit dhe pa brënda. Unë e ndoqa dhe gjithashtu pashë brënda. Dukej se shpirtrat djajë nuk mund të na shikonin.

Një mjergull e hirtë dhe e ndyrë mbushte pjesën e brëndshme të arkivolit. Ishte shpirti i një burri. Ndërsa shikoja, djajtë i ngulnin shtizat në shpirtin e burrit në arkivol. Kurrë nuk do ta harroj vuajtjen e këtij shpirti. I thirra Jesusit, “Lëre të dalë, Zot; lëre të dal.” Torturat e këtij shpirti ishin një pamje e tmerrshme. A sikur të çlirohej. E tërhoqa dorën e Jesusit dhe ju luta ta nxirrte atë burrë nga arkivoli. 

Jesusi tha, “Bija Ime, paqe, rri e qetë.”

Kur Jesusi foli, burri na pa ne. Ai tha, “Zot, Zot, më lër të dal. Ki mëshirë.” Unë hodha sytë poshtë dhe pashë një rrëmujë të përgjakur. Para syve të mi ishte një shpirt. Brënda shpirtit ishte një zemër njeriu dhe gjak rridhte prej saj. Shtizat që e godisnin me të vërtetë I çponin zemrën. “Unë do të sherbej Ty tani, Zot.” Ai lutej, “Të lutem më lër të dal.” E dija se ky njeri e ndjente çdo shtizë që i çponte zemrën.

“Ditë e natë, ai torturohet,” tha Zoti. “Ai është vënë këtu nga Satani dhe është vetë Satani ai që e torturon atë.” Burri bërtiste,”Zot, unë tani do të predikoj ungjillin e vërtetë. Do të tregoj për mëkatin dhe ferrin. Por të lutem më ndihmo të dal që këtej.”

Jesusi tha, “Ky njeri ishte një predikues I Fjalës së Zotit. Ishte një periudhë kur ai më shërbeu Mua me gjithë zemrën e tij dhe çoi shumë njerëz drejt shpëtimit. Disa nga ata që ai ktheu edhe sot akoma më shëbejnë Mua, edhe pas shumë vitesh. Epshi I mishit dhe mashtrimi I pasurive e çoi në rrugën e gabuar. Ai lejoi Satanin të fitonte sundimin mbi të. Ai kishte një kishë të madhe, një makinë të mirë, dhe një pagesë të madhe. Ai filloi të vjedhë nga ofertat e kishës. Ai filloi të mësoj gënjeshtra. Ai fliste kryesisht gjysëm gënjeshtra dhe gjysëm të vërteta. Ai nuk më lejonte Mua ta korrigjoja. Unë dërgova lajmëtarët e Mi ti tregojnë të pendohet dhe të predikojë të vërtetën, por ai donte kënaqësitë e jetës së tij më shumë se jetën e Zotit. Ai e dinte të mos mësonte apo predikonte asnjë doktrinë tjetër përveç të vërtetës si zbulohej në Bibël.”

“Por para se të vdiste, ai tha se pagësimi i Shpirtit të Shenjtë është një gënjeshtër dhe se ata që deklarojnë se kanë Shpirtin e Shenjtë janë hipokritë. Ai tha se mund të jesh një pijanec dhe të shkosh në qiell, madje dhe pa u penduar. Ai tha se Zoti nuk do të dërgoj asnjë në ferr – dhe se Zoti është tepër i mirë ta bëj këtë. Ai bëri që shumë njerëz të mirë të largohen nga hiret e Zotit. Ai madje tha se nuk ka nevojë për Mua, sepse ai vetë ishte si zot. Ai shkoi deri aty sa të mbaj seminare për të mësuar këtë doktrinë të rreme. Ai e shkeli Fjalën Time të Shenjtë me këmbë. Përsëri, Unë vashdoja ta doja atë. Bija ime, është më mirë që kurrë të mos më kishe njohur Mua sesa të më njihje Mua dhe ti ktheje kurrizin shërbimit Tim,” tha Zoti.

“Vetëm po të kishte dëgjuar Ty, Zot!” thirra unë. “Vetëm po të kujdesej për shpirtin e tij dhe shpirtin e të tjerëve.”

“Ai nuk më dëgjoi Mua. Kur Unë e thirra ai nuk më dëgjonte. Ai donte jetën e tij të lehtë. Unë e thirra, e thirra të pendohej por ai nuk kthehej tek Unë. Një ditë ai vdiq dhe erdhi menjëherë këtu. Tani Satani e torturon për atë që ai dikur predikoi Fjalën Time dhe shpëtoi shpirtrat për mbretërinë Time. Kjo është tortura për të.” Shikoja se si djajtë vazhdonin të marshonin rreth e rrotull arkivolit. Zemra e burrit rrihte dhe gjak I vërtetë dilte prej saj. Kurrë nuk do ti harroj britmat e tij të dhimbjes dhe trishtimit.

Jesusi e vështroi burrin në arkivol me dhembshuri të madhe dhe tha, “Gjaku I shumë shpirtrave të humbur është në duart e këtij njeriu. Shumë prej tyre po torturohen tani këtu.” Me zemër të trishtuar, Jesusi dhe unë vazhduam të ecim.

Ndërsa u larguam, pashë një grup tjetër djajsh që vinin tek arkivoli. Ata ishin rreth 3 feet (91.44cm) të gjatë, të veshur me rroba të zeza dhe me kapuç të zinj që ju mbulonin fytyrën.  Ata e bënin me radhë për të torturuar këtë shpirt.

Mendoja se si krenaria tek të gjithë ne herë pas herë na bën që të mos pranojmë gabimet tona dhe të kërkojmë falje. Ne refuzojmë të pendohemi dhe të përulim veten dhe vazhdojmë sikur vetëm ne e kishim kurdoherë  te drejtë. Por dëgjoni, o shpirt, se ferri është I vërtetë. Ju lutem të mos shkoni në atë vënd.

Pastaj Jesusi më tregoi një orë gjigante, që shtrihej në gjithë botën. Dhe e dëgjova tek bënte tik tak. Akrepi I orës po afrohej afër pozicionit të orës 12 dhe akrepi I minutave lëviste rrotull derisa ndaloi tre minuta para 12. Vjedhurazi akrepi I minutave lëvizi drejt orës. Kur lëvizi, tik-taku u bë e më I lartë deri sa dukej se mbushi gjithë tokën.

Zoti foli si një trumpetë, dhe zëri I Tij tingëllonte si shumë ujëra. “Dëgjoni dhe mbani vesh se çfarë Shpirti I thotë kishave,” tha Ai. “Të jeni gati, sepse në një kohë kur ju nuk e mendoni, Unë do të vij përsëri. Unë e dëgjoj orën që bie. Është ora 12. Dhëndri ka ardhur për nusen e Tij.”

A jeni gati për ardhjen e Krishtit, miku im?
Apo jeni si ata që thonë, “Jo sot, Zot”?
A do ta thërrisni Atë dhe të shpëtoni?
A do ti jepni Atij zemrën tuaj sot?

Mbajeni mënd se Jesusi mund dhe do t’ju shpëtoj nga e gjithë e liga nëse e thërrisni Atë sot dhe pendoheni. Lutuni për familjen dhe të dashurit tuaj që ata të kthehen tek Krishti para se të jetë tepër vonë. Dëgjoni kur Jesusi thotë,”Unë do tju mbroj nga I ligu. Unë do tju ruaj në të gjitha rrugët tuaja. Unë do tju shpëtoj. Unë do të shpëtoj të dashurit tuaj. Më thërrisni Mua sot dhe jetoni.”

Me shumë lotë, unë lutem që të gjithë ju që lexoni këtë libër të kuptoni të vërtetën para se të jetë vonë. Ferri është për përjetësi. Unë po përpiqem me sa të mundem të zbuloj të gjitha ato që pashë dhe dëgjova. E di se këto gjëra janë të vërteta. Kur të lexoni pjesën tjetër të librit, lutem që ju të pendoheni dhe të merrni Jesu Krishtin si Shpëtimtarin tuaj personal.

Dëgjova Zotin të thoshte, “Është koha të ikim. Ne do të kthehemi përsëri nesër.”