2. Kemba e Majte e Ferrit

Kapitulli 2

Këmba e Majtë e Ferrit

Një aromë e tmerrshme e mbushi ajrin. Jesusi më tha, “Në këmbën e majtë të ferrit ka shumë gropa. Ky tynel degëzohet edhe në pjesët e tjera të ferrit, por në fillim ne do të kalojmë pak kohë në këmbën e majtë. Këto gjëra që do të shikosh do të qëndrojnë gjithmonë me ty. Bota duhet të mësoj mbi realitetin e ferrit. Shumë mëkatarë dhe madje disa nga njerëzit e Mi nuk besojnë se ferri egziston. Ti je zgjedhur nga Unë qe t’ju tregosh atyre të vërtetën. Gjithçka që Unë do të tregoj për ferrin si dhe gjëra të tjera janë të vërteta.”

Jesusi e shfaqi veten në formën e një drite të ndriçueshme, më e ndriçueshme se dielli. Forma e një njeriu ishte në qëndër të kësaj drite. Disa herë e shikoja Jesusin si njeri, por herët e tjera Ai ishte në formën e shpirtit.

Ai foli përsëri, “Bija Ime, kur Unë flas, Ati Im ka folur. Ati dhe Unë jemi një. Mbaje mënd të duash mbi gjithçka dhe të falni njëri tjetrin. Eja tani, më ndiq Mua.”

Ndërsa ecnim, shpirtrat e ligj iknin për shkak të presencës së Zotit. “O Zot, O Zot,” thirra unë. “Çfarë ka më pas?”

Ashtu si thashë edhe më parë, unë i kisha të gjitha shqisat në ferr. Të gjithë ata në ferr i kanë shqisat. Të mijat tani funksiononin me të gjithë forcën. Frika ishte nga çdo anë dhe rreziqe të pashpjegueshme fshiheshin kudo. Çdo hap që merrja ishte më i tmerrshëm se i pari.

Kishte dyer në masën e dritareve të vogla në majë të tynelit që hapeshin e mbylleshin me shpejtësi. Ulërimat mbushnin ajrin kur shumë krijesa të liga na kalonin afër, ngjiteshin lart dhe dilnin nga portat e ferrit. Shumë shpejt ne ishim në fund të tynelit. Unë dridhesha nga frika për shkak të rrezikut dhe frikës që ishte rreth nesh.

Isha kaq mirënjohëse për mbrojtjen e Jesusit. E falenderoj Zotin për forcën e Tij të plotfuqishme për të na mbrojtur, madje dhe në gropat e ferrit. Madje dhe me këtë mburojë mbrojtëse, vazhdoja të mendoja, jo vullneti im Atë, por vullneti Yt të bëhet.

Vështroja trupin tim. Për herë të parë vura re se isha në formë shpirti dhe se forma ime ishte njesoj me vetveten time. Po pyesja veten se çfarë vinte më pas.

Jesusi dhe unë dolëm nga tyneli në një udhë me breza të gjera toke nga secila anë e saj. Kishte gropa zjarri ngado deri sa syri mund të shikonte. Gropat ishin 4 këmbë të gjëra (1.20 m) dhe tre këmbë të thella (0.90 m) dhe në formë tasi. Jesusi tha, “Ka shumë gropa të tilla në këmbën e majtë të ferrit. Eja, Unë do të tregoj disa prej tyre.”

Unë qëndroja pranë Jesusit në këtë udhë dhe hodha sytë në një nga gropat. Squfuri ishte ngulitur në anën e gropës dhe kishte një shkëlqim në ngjyrë të kuqe si qymyri i nxehtë në zjarr. Në mes të gropës ishte një shpirt i humbur që kishte vdekur dhe kishte shkuar në ferr. Zjarri fillonte në fund të gropës dhe ngjitej lart duke mbështjellë shpirtin e humbur në flakë. Për një moment zjarri do të shuhej në prush, pastaj me një zhurmë nxitimi do të kthehej përsëri dhe mbulonte shpirtin e torturuar në gropë.

Hodha sytë dhe pashë se shpirti i humbur në gropë ishte i burgosur brënda një forme skeleti. “Zoti im” thirra unë kur pashë këtë, “A nuk mund t’i lësh të dalin?” Sa e tmerrshme ishte kjo pamje. Mendoja se ky mund të isha unë. Unë thashë, “O Zot, sa e trishtueshme është të shikosh dhe ta dish se një shpirt i gjallë gjendet aty.”

Dëgjova një britmë nga qëndra e gropës së parë. Pashë një shpirt në formën e një skeleti, duke thirrur, “Jesus, ki mëshirë!”

“O, Zot” thashë. Ishte zëri i një gruaje. E pashë atë dhe doja ta nxirrja nga flaka. Pamja e saj ma theu zemrën. Forma e skeletit të një gruaje me një mjergull të ndyrë gri po I fliste Jesusit. E shokuar, po e dëgjoja. Mishi I kalbur I varej copë copë nga kocka dhe ndërsa digjej, I binte në fund të gropës. Në vëndin ku më parë ishin sytë, gjendeshin vetëm zgavra boshe. Nuk kishte fare flokë.

Zjarri fillonte tek këmbët e saj në flakë të vogla dhe rritej ndërsa ngjitej lart dhe mbështillte trupin e saj. Gruaja dukej se digjej gjatë gjithë kohës, madje edhe kur flakët ishin bërë prush. Nga thellësia e brëndësisë së saj dilnin britma dhe rënkime dëshpërimi, “Zot, Zot, unë dua të dal prej këtu!” Po e shikoja gruan dhe krimbat I dilnin duke u zvarritur nga kockat e skeletit të saj. Ata nuk demtoheshin nga zjarri. Jesusi tha,”Ajo e di dhe I ndjen përbrënda ato krimba.”

Ajo vazhdonte të zgjatej drejt Jesusit. Unë pashë Jesusin dhe kishte një trishtim të thellë në fytyrën e Tij. Jesusi më tha, “Bija Ime, ti je këtu me Mua për ta njoftuar botën se mëkati të çon në vdekje dhe ferri ezsiston.”

“Zot, ki mëshirë!” thirra unë ndërsa zjarri arriti kulmin dhe djegja e tmerrshme filloi nga fillimi. Britma të mëdha dhe qarje të thella e shkundën formën e kësaj gruaje-shpirt. Ajo ishte e humbur. Nuk kishtë rrugë dalje. “Jesus, përse është ajo këtu?” thashë unë me zë të ulët sepse isha shumë e frikësuar.

Jesusi më tha, “Eja”.

Udha që ne ishim ishte një udhë rrethore, që përdridhej mes gropave të zjarrit aq larg sa syri mund të kapte. Thirrjet e të vdekurve të gjallë, të përzjera me rënkime dhe britma të neveritshme më vinin në vesh nga të gjitha drejtimet. Nuk kishte qetësi në ferr. Era e mishit të vdekur dhe të kalbur bëhej më e fortë.

Erdhëm në gropën tjetër. Brënda kësj grope, e cila ishte me të njëjtën madhësi sa e para, ishte një formë skeleti tjetër. Zëri I  një burri thirri nga gropa, duke thënë, “ Zot, ki mëshirë për mua!” Vetëm kur flisnin , mund të kuptoja nëse shpirti ishte burrë apo grua.

Rënkime të mëdha vinin nga ky burrë. “Më vjen shumë keq, Jesus. Më fal. Më nxirr që këtu. Unë kam qënë në këtë vënd vuajtje për vite me radhë. Të lutem, më lejo të dal!” Vajtime të mësha e shkundnin skeleton e tij ndërsa lypte, “Të lutem Jesus, më lejo të dal!” Unë pashë nga Jesusi dhe vura re se edhe Ai po qante.

“Zoti Jesus,” thirri burri nga gropa djegëse, “a nuk kam vuajtur mjaft për mëkatet e mia? Janë bërë 40 vjet që nga vdekja ime.”

Jesusi ju përgjigj, “Është shkruar, I drejti do të jetoj me anë të besimit. Të gjithë tallësit dhe mosbesuesit do të kenë pjesën e tyre në liqenin e zjarrit. Ti nuk doje ta besoje të vërtetën. Shumë herë njerëzit e Mi u dërguan tek ty për të treguar udhën, por ti nuk do ti dëgjoje ata. Ti qeshje me ata dhe e refuzoje ungjillin. Edhe pse Unë vdiqa në kryq për ty, ti më tallje dhe nuk pendoheshe për mëkatet e tua. Ati Im të dha shumë mundësi për tu shpëtuar. Vetëm po të kishe dëgjuar!” Jesusi qante.

“E di, Zot , e di!” bërtiste burri. “Por unë pendohem tani.”

“Është tepër vonë,” tha Jesusi. “Gjykimi është vendosur.”

Burri vazhdonte,”Zot, disa nga njerëzit e mi po vijnë këtu, sepse edhe ata gjithashtu nuk do të pendohen. Të lutem, Zot, më lër të shkoj dhe tu tregoj se duhet të pendohen për mëkatet e tyre sa janë akoma në tokë. Unë nuk dua që ata të vijnë këtu.”

Jesusi tha, “Ata kanë predikues, mësues, të moshuar – të gjithë që mësojnë ungjillin. Ata do t’ju tregojnë atyre. Ata kanë edhe avantazhin e sistemeve moderne të kominikimit dhe shumë mënyra të tjera për të mësuar për Mua. Unë dërgoj punëtorët e Mi që ata mund të besojnë dhe të shpëtohen. Nëse ata nuk besojnë kur dëgjojnë ungjillin, as që nuk do të binden kur një ngjallet së vdekuri.”

Me këto fjalë, burri u nevrikos dhe filloi të mallkoi. Fjalë të liga dhe blasfemuese dilnin prej tij. Shikoja në tmerr se si flakët ngriheshin dhe mishi I tij I vdekur dhe I kalbur filloi të digjej dhe të binte. Brënda skeletit të këtij njeriu, pashë shpirtin e tij. Dukej si një mjergull e errët gri dhe që mbushte pjesën e brëndshme të skeletit. U ktheva nga Jesusi dhe thirra, “Zot, sa e tmerrshme!”


No comments:

Post a Comment