KAPITULLI 11 - Errësira e jashtme

< Kapitulli 10                                                                                   Kapitulli 12 >

KAPITULLI 11 - Errësira e jashtme

Natë pas nate Jesusi dhe unë u kthyem në ferr me qëllim që unë të mund të shkruaja rreth këtyre të vërtetave të tmerrshme. Sa herë që ne kalonim nga zemra e ferrit, unë ecja shumë afër Jesusit. Një frikë e e madhe më mbërthente shpirtin sa herë që kujtoja se çfarë më kishte ndodhur atje. E dija se duhej të vazhdoja të shpëtoja shpirtrat. Por ishte vetëm prej mëshirës së Zotit që unë mund të kthehesha atje.

Ne ndaluam para një grup djajsh që po këndonin dhe lavdëronin Satanin. Ata dukej sikur po kënaqeshin shumë. Jesusi tha, “Unë do të lë që të dëgjosh se çfarë po thonë.”

“Ne do të shkojmë tek kjo shtëpi sot dhe do të torturojmë ata që janë atje. Ne do të marrim më shumë pushtet nga Zoti Satan, nëse e bëjmë këtë si duhet, “ thanë ata.

“Oh, po, ne do të shkaktojmë shumë dhimbje dhe sëmundje atje dhe shumë pikëllim për të gjithë ata”. Ata filluan të kërcenin dhe këndonin këngë djallëzore si lavdërim për Satanin, i lavdishëm në ligësi.

Një djall tha, “Ne duhet të bëjmë shumë kujdes për ata që besojnë në Jesus, sepse ata mund të na dëbojnë.” “Po,” tha tjetri, “në emrin e Jesusit ne duhet tia mbathim.” Pastaj një djall i fundit tha, “Por ne nuk do të shkojmë tek ata që e njohin Jesusin dhe fuqinë e emrit të Tij.”

“Ëngjëjt e Mi,” tha Jesusi, “i ruajnë njerëzit e Mi nga këta shpirtra të ligj dhe veprat e tyre nuk përparojnë. Unë gjithashtu mbroj shumë nga të pashpëtuarit,  edhe pse ata nuk e dinë këtë. Unë kam shumë ëngjëj që punojnë për të ndaluar planet djallëzore të Satanit”.

Jesusi tha, “Ka shumë djajë në ajër dhe në tokë. Unë të kam lejuar të shikosh disa prej këtyre djajve, por jo të tjerët. Për këtë arsye ungjilli duhet t’i predikohet gjithësecilit. E vërteta do ti çliroj njerëzit dhe Unë do ti mbroj nga i ligu. Në emrin Tim është shpëtimi dhe liria. Unë kam gjithë fuqinë në Qiell dhe në tokë. Mos e kini frikë Satanin, por kini frikë Zotin”.

Ndërsa ecnim përmes ferrit, Jesusi dhe unë arritëm tek një burrë shumë i madh dhe i errët. Ai ishte i mbështjellë nga errësira dhe kishte pamjen e një ëngjëlli. Ai po mbante diçka në dorën e majtë. Jesusi tha, “Ky vënd është quajtur errësira e jashtme”.

Dëgjoja të qara dhe kërcitje dhëmbësh. Askund më parë nuk ka patur një mungesë shprese të thellë sa ndjeva në këtë vënd. Ëngjëlli që qëndronte para nesh nuk kishte krahë. Dukej të ishte 30 feet (9.14m) i gjatë, dhe e dinte me saktësi se çfarë po bënte. Kishte një disk të madh në dorën e majtë dhe po kthehej ngadalë me diskun e ngritur lart sikur po bëhej gati ta hidhte.

Ishte një zjarr në mes të diskut dhe terr i zi në anësoret e jashtme. Ëngjëlli e mbante dorën poshtë diskut dhe shtrihej sa më shumë mbrapsh për të arritur nivel më të lartë.

Po mendoja se kush mund të ishte ky ëngjëll gjigant dhe se çfarë do të bënte. Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha përsëri, “Kjo është errësira e jashtme. Kujtoje se Fjala Ime thotë, ‘Bijtë e mbretërisë do të flaken në errësirat e jashtme, do të ketë të qara dhe kërcitje dhëmbësh.(Mateu 8:12)

“Zot,” thashë unë, “Ti do të thuash se shërbëtorët e Tu janë këtu?”

Po,” tha Jesusi, “shërbëtorët që kthyen shpinën pasi i thirra ata. Shërbëtorët që donin botën më shumë se Mua dhe u kthyen të zhyten në llumin e mëkatit. Shërbëtorët që nuk përfaqësonin të vërtetën dhe shenjtërinë. Është më mirë për dikë që kurrë nuk më ka shërbyer sesa të kthej shpinën pasi ka filluar të më shërbej Mua”.

“Më besoni Mua,” tha Jesusi, “Nëse mëkaton, ti do të japësh llogari para Atit. Nëse pendohesh për mëkatet e tya, Unë do të jem besnik të pastroj ty nga e gjithë padrejtësia. Por nëse nuk pendohesh, Unë do të vij në një kohë kur ti nuk e mendon dhe ti do të hiqesh me jobesimtarët dhe do të hidhesh në errërirën e jashtme”.

Shikoja se si ëngjëlli i errët e hodhi diskun e madh larg, shumë larg në errësirë.

“Flala Ime e ka kuptimin ashtu si thuhet; ‘ata do të flaken në errësirën e jashtme’.”

Dhe pastaj, menjëherë, Jesusi dhe unë ishim në ajër duke e ndjekur diskun nëpër hapësirë. Erdhëm në anën e jashtme të diskut dhe qëndronim duke parë brënda.

Ishte një zjarr në qëndër të diskut dhe njërëzit notonin brënda dhe jashtë, sipër dhe poshtë flakëve valëvitëse. Nuk kishte asnjë djall apo shpirt të lig këtu, vetëm shpirtra që digjeshin në një det zjarri.

Jashtë diskut ishte pjesa më e zezë e errësirës. Vetëm drita e flakëve në disk ndriçonte ajrin e natës. Në këtë dritë unë pashë njerëz që përpiqeshin të notonin drejt anëve të diskut. Disa prej tyre gati arrinin tek anët kur nëj forcë thithëse nga brënda diskut do ti tërhiqte ata mbrapsh drejt flakës. Shikoja se si format e tyre shndërroheshin në skelete me shpirtra në ngjyrë gri. Atëherë e kuptova se kjo ishte thjesht një pjesë tjetër e ferrit.

Dhe pastaj pashë si në një vizion ëngjëjt që po hapnin vulat. Kombet dhe mbretëritë dukeshin sikur ishin të mbyllura poshtë tyre. Kur ëngjëjt i hapën vulat, burra dhe gra, djem dhe vajza marshonin drejt flakëve të zjarrit.

Vështroja me një habi të trishtueshme, duke menduar nëse i njihja ndonjë nga shërbëtorët e rënë të Zotit që po marshonin pranë. Nuk mund ta hiqja kokën nga pamja që shpirtrat marshonin drejt zjarrit dhe askush nuk po përpiqej t'i ndalonte. Unë thirra, “Zot, të lutem ndaloi ata para se të arrijnë zjarrin!”

Por Jesusi tha, “Ai që ka veshë duhet të dëgjoj. Ai që ka sy duhet të shikoj. Bija Ime, bërtit kundër mëkatit dhe djallëzisë. Tregoju shërbëtorëve të Mi të jenë besnik dhe të thërresin emrin e Zotit. Unë po të çoj në këtë vënd të tmerrshëm me qëllim që ti t'ju tregosh atyre për ferrin”.

Jesusi vazhdoi, “Disa nuk do të besojnë ty. Disa do të thonë se Zoti është tepër I mirë për ti dërguar burrat dhe gratë në ferr. Por thuaju atyre se Fjala Ime është e vërtetë. Thuaji atyre se I frikësuari dhe mosbesuesi do të kenë pjesën e tyre në liqenin e zjarrit”.

No comments:

Post a Comment