KAPITULLI 10 – Zemra e Ferrit

<Kapitulli 9                                                                                      Kapitulli 11>


KAPITULLI 10 – Zemra e Ferrit

Gjatë natës unë dhe Jesusi shkuam ne ferr. Gjatë ditës, ferri ishte gjithmonë para syve të mi. U përpoqa t'ju tregoj të tjerëve për atë që pashë, por ata nuk më besonin. U ndjeva kaq e vetmuar dhe vetëm me hirin e Zotit mund të vazhdoja. Gjithë lavdia i përket Zotit Jesu Krisht.

Natën tjetër Jesusi dhe unë u kthyem në ferr. Ecnim përgjatë anëve të barkut të ferrit. I dallova këto pjesë ngaqë kisha qënë më parë. E njëjta kalbësirë, e njëjta aromë e ligë, i njëjti pisllik dhe ajër i nxehtë ishte ngado. Isha tashmë shumë e lodhur.

Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha, “Unë kurrë nuk do të lë apo braktis ty. E di se je e lodhur, por Unë do të jap forcë.”

Prekja e Jesusit më dha forcë dhe ne vazhduam të ecim. Para pashë një objekt të madh e të zi, e madhe pothuajse sa një fushë baseballi që dukej se lëvizte lartë e poshtë. M'u kujtua se më kishin thënë se kjo ishte “zemra e ferrit”.

Nga kjo zemër e zezë dilnin çfarë dukej si krahë apo brirë të mëdhenj. Ato dilnin prej saj, ngriheshin lart dhe dilnin nga ferri në tokë dhe sipër tokës. Po mendoja nëse këto brirë ishin ato për të cilat fliste Bibla.

Rreth e rrotull zemrës, toka ishte e thatë dhe ngjyrë kafe. Për rreth 30 feet (9.14m) nga të gjitha drejtimet, toka ishte e djegur dhe e thatë në një ngjyrë kafe si e ndryshkur. Zemra ishte më e zeza por një ngjyrë tjetër si ajo e lupsave të lëkurës së gjarprit ishte e trazuar me të zezën.

Një erë e tmerrshme dilte nga zemra sa herë që ajo rrihte. Lëvizte si një zemër e vërtetë dhe rrihte lart e poshtë. Një forcë e ligë e rethonte. E çuditur ndërsa shikoja këtë zemër të lig pyesja veten se cili ishte qëllimi i saj.

Jesusi tha, “Këto degë, që duken si arterjet e një zemre, janë tubat që kalojnë nëpër tokë për të hedhur ligësinë mbi të. Këto janë brirët që Danieli pa (Danieli: 7 & 8) dhe ato përfaqësojnë mbretëritë djallëzore ne tokë. Disa kanë qënë, disa do të jenë dhe disa janë tani. Mbretëri djallëzore do të lindin dhe Antikrishti do të sundoj mbi shumë njerëz, vënde dhe gjëra. Nëse do të jetë e mundur, vetë të zgjedhurit do të mashtrohen nga ai. Shumë do të largohen dhe do të adhurojnë bishën dhe imazhin e tij.”

“Nga këto degë apo brirë kryesorë, degë më të vogla do të rriten. Nga këto degë më të vogla do të vijnë djajë, shpirtra të ligj dhe të gjitha mënyrat e forcave të liga. Ata do të lëshohen mbi tokë dhe të udhëzuar nga Satani do të bëjnë shumë vepra të liga. Këto mbretëri dhe forca të liga do t'i binden bishës dhe shumë do ta ndjekin atë deri në shkatërrim. Ndodh që këtu në zemër të ferrit këto gjëra fillojnë.”

Këto janë fjalët që Jesusi më foli mua. Ai më udhëzoi t'i shkruaj dhe t'i hedh në një libër dhe t'i tregoj botës për ato. Këto fjalë janë të vërteta. Këto zbulime m'u treguan nga Zoti Jesu Krisht, që të gjithë t'i njohin dhe t'i kuptojnë veprat e Satanit dhe skemat djallëzore që ai planifikon për të ardhmen.

Jesusi tha, “Më ndiq Mua.” U ngjitëm në një shkallë që të çonte brënda në zemër, ku një derë u hap para nesh. Në zemër kishtë errësirë të plotë. I dëgjoja zhurmat e britmave dhe kishte një aromë të tmerrshme saqë po merrja frymë me zor. Në errësirë mund të shikoja vetëm Jesusin. Unë ecja shumë afër Atij.

Dhe papritur, Jesusi kishte ikur! Më e pabesueshmja kishte ndodhur. Unë isha e vetme në zemrën e ferrit. Më kapi tmerri. Frika më rrëmbeu shpirtin dhe vdekja më mbërtheu.

Unë po thërrisja Jesusin, “Ku je Ti? Ku je Ti? Oh, të lutem kthehu, Zot!” Unë thirra e thirra por askush nuk u përgjigj.

“O Zoti im,” bërtisja unë “Unë duhet të dal që këtu.” Fillova të vrapoj në errësirë. Kur prekja muret, ata dukeshin sikur merrnin frymë dhe lëviznin kundrejt duarve të mia. Dhe pastaj unë nuk isha më vetëm.

Dëgjova të qeshura kur dy djajë, të rrethuar nga një dritë e verdhë e zbehtë më mbërthyen të dyja duart. Ata shpejt vendosën zinxhira nëpër krahët e mi dhe filluan të më tërheqin poshtë në thellësi të zemrës. Unë bërtisja për Jesusin , por nuk kishte asnjë përgjigje. Unë qaja dhe u përpoqa me gjithë forcën time, por ata vazhdonin të më tërhiqnin sikur nuk ofroja asnjë lloj rezistence.

Ndërsa shkuam më thellë në zemër, ndjeva një dhimbje të tmerrshme kur një forcë më fërkonte trupin. Më dukej sikur mishi po më rripej. Bërtita e tmerruar.

Kapësit e mi më tërhiqnin në një qeli dhe më hodhën brënda. Kur e kyçën derën, fillova të bërtisja më fortë. Ata qeshnin me tallje dhe thanë, “Nuk do të bëj ndonjë të mirë të bërtasësh. Kur të vij koha jote, ti do të sillesh para shefit tonë. Ai do të torturoj ty për kënaqësinë e tij.”

Aroma e tmerrshme në zemër më ngjitej në trup. “Përse jam këtu? Ku është problemi? A jam e çmëndur? Më lër të dal! Më lër të dal!” bërtisja unë po pa rezultat.

Pas pak fillova të ndjej anën e qelisë në të cilën isha. Ishte e rrumbullakët dhe  butë si diçka e gjallë. Ishte e gjallë dhe filloi të lëviz. “O Zot,” bërtita unë. “Çfarë po ndodh? Jesus, ku je?” por vetëm jehona e zërit tim u kthye si përgjigje.

Frika – frika më e tmerrshme më mbërtheu shpirtin. Për herë të parë që kur Jesusi më la vetëm, fillova të kuptoj se isha e humbur pa shpresë fare. Qaja me dënese dhe thërrisja Jesusin herë pas here. Pastaj dëgjova një zë në errësirë që më thoshte, “Nuk do të bëj ndonjë të mirë të thërrasësh për Jesusin. Ai nuk është këtu.”

Një dritë e zbehtë filloi të mbushi vëndin. Për herë të parë munda të shikoj qeli të tjera, qeli si e imja, të futura në murin e zemrës. Një lloj rrjete ishte para nesh dhe brënda çdo qelie një lloj substance ngjitëse si baltë rridhte përmes qelive.

Një zë gruaje nga qelia tjetër më tha,”Ti je e humbur në këtë vënd torture. Nuk ka asnjë rrugë dalje nga këtu.”

Mezi munda ta shikoj në zbehtësinë e dritës. Ajo ishte zgjuar, ashtu si unë, por banorët e të gjitha qelive të tjera dukeshin të ishin në gjumë apo në ekstazë. “Asnjë shpresë,” bërtiste ajo, “asnjë shpresë!”

Më kapi një ndjenjë vetmije e madhe dhe dëshpërim i plotë. Fjalët e gruas nuk më ndihmuan. Ajo tha, “Kjo është zemra e ferrit. Këtu ne torturohemi, por torturat tona nuk janë aq të këqija sa të atyre në pjesët e tjera të ferrit.” Më vonë e mora vesh se ajo kishte gënjyer se këtu nuk kishte aq shumë tortura sa diku tjetër në ferr.

“Disa herë,” vazhdoi ajo, “ne vijmë para Satanit dhe ai na torturon për kënaqësinë e tij. Satani ushqehet me dhimbjen tonë dhe bëhet më i fortë nga britmat tona të dëshpërimit dhe të trishtimit. Mëkatet tona janë gjithmonë para nesh. Ne e dimë se jemi pa besim. Ne e dimë gjithashtu se dikur ne e njihnim Zotin Jesus, por e refuzuam Atë dhe u larguam nga Zoti. Ne bëmë çfarë deshëm. Para se të vija këtu, isha një prostitutë. Unë pranoja burra dhe gra për paratë e tyre dhe e quaja ‘dashuri’ atë që ne bënim. Unë shkatërrova shumë familje. Shumë lezbike, homoseksualë dhe kurorëshkelës janë në këto qeli.”

Unë thirra në errësirë, “Unë nuk përkas këtu. Unë jam e shpëtuar. Unë i përkas Zotit. Përse jam këtu?” por nuk kishte asnjë përgjigje. Pastaj djajtë u kthyen dhe hapën derën e qelisë sime. Njëri më tërhiqte ndërsa tjetri më shtynte në një udhë të palëmuar. Prekja e djajve ishte si një flakë djegësë kundrejt lëkurës sime. Ata po më lëndonin.

“O Jesus, ku je Ti? Të lutem më ndihmo, Jesus!” thërrisja unë. Një zjarr i zhurmshëm doli para meje por ndaloi para se të më prekte. Tani dukej sikur mishi po më shqyhej nga trupi. Dhimbja më torturuese që mund ta imagjinoja më përfshiu. Kisha dhimbje përtej imagjinatës.

Diçka e padukshme po më shqyente trupin, ndërsa shpirtrat e këqinj në formën e lakuriqve të natës më kafshonin në gjithë trupin.

“I dashur Zoti Jesus,” thërrisja unë, “Ku je Ti? Oh, të lutem më lër të dal që këtej!”

Më shtynin dhe tërhiqnin deri sa arritëm në një vënd të gjerë të hapur në zemrën e ferrit, pastaj më hodhën para një lloj altari të pistë. Mbi altar ishte një libër i madh i hapur. Dëgjova të qeshura djallëzore dhe e kuptova se po shtrihesha në pisllëk para Satanit.

Satani tha, “Më në fund të kam edhe ty!”

Unë u tërhoqa mbrapsh e tmerruar por shpejt e kuptova se ai nuk po më shikonte mua, por dikë para meje. Satani tha, “Ha-ha, më në fund jam në gjëndje të të shkatërroj nga toka. Më lër të shoh se cili do të jetë ndëshkimi yt.” Ai hapi librin dhe kalonte gishtin nëpër faqet. Emri i shpirtit u thirr dhe ndëshkimi u përcaktua.

“I dashur Zot,” thirra unë, “a mund të jetë e gjitha kjo e vërtetë?”

Unë vija më pas dhe djajtë më shtynë në një platformë dhe më detyruan të përulem para Satanit. E njëjta e qeshur djallëzore doli prej tij. “Unë prita për ty për një kohë të gjatë dhe më në fund të kam” thirri ai me një kënaqësi të ligë. “Ti u përpoqe të më shpëtoje, por tani unë të kam.”

Një frikë që kurrë nuk e kisha ndjerë më parë më pushtoi. Mishi përsëri po më copëtohej dhe një zinxhir i madh po mbështillej rreth trupit tim. Hodha sytë poshtë për të parë veten ndërsa zinxhiri po vendosej mbi mua. Dukesha si të tjerët. Isha një skelet i mbushur më kockat e të vdekurve. Krimbat më zvarriteshin brënda meje dhe një zjarr filloi tek këmbët e mia dhe më përfshiu në flakë.

Unë thirra përsëri, “O Zoti Jesus, çfarë ka ndodhur? Ku je ti, Jesus?”

Satani qeshte dhe qeshte. “Nuk ka asnjë Jesus këtu,” tha ai, “unë jam mbreti jot tani. Ti do të jesh me mua këtu përgjithmonë. Tani ti je e imja.”

Më kapi një ndjenjë e tmerrshme. Nuk munda të ndjeja Zotin, as dashurinë, as paqen, as ngrohtësinë. Por mund të ndjeja ndjenjat e frikës, urrejtjes, dhimbjes së tmerrshme dhe trishtimit pa masë. Unë i thirra Zotit Jesus të më shpëtonte, por nuk kishte asnjë përgjigje.

Satani tha, “Unë jam Zoti yt tani,” dhe ngriti krahët për të thirrur një djall në krah të tij. Përsëri, një djall I lig erdhi në platformën ku po qëndroja dhe më rrëmbeu. Kishte një trup të madh, me një fytyrë si një lakuriq nate dhe një aromë e ligë dilte prej tij.

“Çfarë duhet të bëj me të, zoti Satan?” pyeti djalli, kur një djall tjetër me qime në gjithë trupin dhe fytyrën si një dërr i egër gjithashtu më rrëmbeu. “ Çoje atë në pjesën më të thellë të zemrës, një vënd ku tmerret janë gjithmonë para syve të saj. Atje ajo do të mësoj të më thërrasi mua Zot.”

Më tërhoqën në një vënd të errët dhe më hodhën diku në të ftohtë dhe të lagësht. Oh, si mund të ndjehej dikush ftohtë dhe duke u djegur njëkohësisht në të njëjtën kohë? Unë nuk e dija. Por zjarri më digjte trupin dhe krimbat më zvarriteshin në gjithë trupin. Rënkimet e të vdekurve mbushnin ajrin.

“O Zoti Jesus,” thirra e dëshpëruar, “përse jam këtu? I dashur Zot, më lër të vdes.”

Papritur një dritë e mbushi vëndin ku unë isha ulur. Jesusi u shfaq dhe më mori  në krahët e Tij dhe në atë çast isha kthyer në shtëpinë time.

“I dashur Zoti Jesus, ku ishe Ti?” po qaja unë dhe lotët më rridhnin nëpër faqe.

Me butësi Jesusi më foli dhe tha, “Bija Ime, ferri është i vërtetë. Por ti kurrë nuk do ta dije po të mos e kishe përjetuar vetë. Tani ti e di të vërtetën dhe se si është me të vërtetë të jesh e humbur në ferr. Tani mund t'i tregosh të tjerëve për të. Unë duhej të lija ta përjetoje këtë që ta dije pa asnjë dyshim.”

Isha kaq e trishtuar dhe e lodhur. Rashë në krahët e Jesusit. Edhe pse Ai më solli në vete plotësisht, unë doja të shkoja larg, larg nga Jesusi, nga familja ime, nga të gjithë.

Gjatë ditëve që pasuan unë isha shumë e sëmurë në shtëpi. Shpirti im ishte kaq i trishtuar dhe tmerret e ferrit ishin përherë para syve të mi. Kaluan shumë ditë para se të përmirësohesha plotësisht.

No comments:

Post a Comment